BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME

    Kategori: KRYESORET / BOTA Tarih: 3-07-2020, 14:35
    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME

    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME
    Nga Prof. Dr. Shenasi Rama


    INTERVISTA E SOTSHME E PROF. DR. SHINASI RAMES ME GAZETEN SHEKULLI
    Intervista e plote marre nga Prof. Dr. Shenasi Rama

    Kosova shume shpejt u gjend perballe nje situate te rrezikshme.

    Një situatë është e rrezikshme kur nuk e din se cka mundet me ndodhë, kur nuk e kupton se cka të shkakton ajo që mundet me ndodhë, kur nuk ke zgjidhje ose kur e kupton por nuk e din zgjidhjen e duhur. Në këtë drejtim për ata që merren me këtë punë, kjo ishte një gjendje jo e këndshme, por normale sepse ky është thelbi I politikës: me u marrë me të panjohurën dhe me I dhanë zgjidhjen që të kuvendon. Normale sepse ka pak të panjohura, por për ata që nuk dinë, gjithcka bahet fundi I botës. Gjendja e Kosovës në këtë situatë është specifike në disa drejtime por e kuptueshme në drejtime të tjera. Në një anë cka shohin njerëzit është vetë pikëpyetja e integritetit të Kosovës si shtet. Në anën tjetër, në nivel politik, është precedenti që mund të vëndosë në lidhje me parimin e shtetformimit dhe kjo vjen bashkë me implikimet që mund të këtë në Ballkan e më gjerë. përtej këtyre aspekteve është marrëdhënia ndërmjet fuqive të mëdha dhe interesat e tyre që edhe kanë ndryshuar me kohë. Ajo që ka rëndësi me u kuptue është se procesi shkon si uji në varësi të rporteve që krijohen dhe ky ishte dhe është një process që duhet lundruar e jo zgjidhur. Ka shumë rrugë me kalue që me kenë përfundimtar dhe I pakthyeshëm. Mirëpo gjendje të tilla do të vijojnë të përsëriten, e ndoshta edhe të intensifikohen. Pyetja është se cfarë po bëjnë politikanët e Ksoovës që të përballohen me këto gjendje? Sa e kanë mbështetjen popullore për vete dhe ëpr zgjidhje të caktuara? Këto gjendje nuk kalohen përmes vendimeve të individëve të caktuar por përmes një debate të thelluar dhe me tërheqjen e mendimit nga strukturat këshilluese dhe debatit popullor.

    Besoni se elita e saj politike eshte akoma e papjekur?

    Deri në një farë mase mungon mirëfilli ndjesia e shtetësisë. Ka një amatorizëm të bazuar ose në cektësinë ideologjike, ose në pragmatizmin e njeriut që don me zgjidhë problemin si politikan. Mirëpo këto janë probleme që duan burra shteti. Dhe këtu duhet parë se ku del problem jo I papjekurisë por I qëllimeve që kanë dhe se si I konsiderojnë problemet. Shtetar bahesh sepse rritesh ne struktura, mëson praktikën institucionale dhe ndjek rregullat e lojës. Poltiikan lind dhe duhesh me kenë krijues. Në Kosovë kanë lindur shumë si politikanë dhe disa edhe janë bërë shtetarë të mencur. Njera pa tjetrën nuk shkojnë në këtë zanat dhe politikanët e Kosovës kanë mësuar shumë gjatë këtyre viteve edhe për mirë, edhe për keq. Mirëpo, duke qënë gjithnjë në një përpjekje me mbijetue janë më shumë politikanë se shtetarë. Për sa kohë që I mbajnë sytë tek interesi jetik I Kosovës dhe I shqiptarëve do të paguajnë një cmim më të lartë se ata që janë super të djallëzuar, por do të bëjnë atë që duhet. Në se me pjekuri nënkuptohet kurvëria politike, atëherënuk janë aq të pjekur sa këta në Tiranë që zakonisht harrojnë se korrin fitore me gojore, cdo nuk është gjithmonë e dëshërueshme për shtetin dhe moralisht është e dënueshme për njerëzit. Në Kosovë kanë mësuar metodat e këqia të Tiranës dhe kjo shihet edhe në politikë. Mirëpo ka shumë rezistencë ndaj politikës 'fitore me gojore' dhe kanë shumë me mësue në të ardhmen. Mirëpo pa dyshim janë shqiptarë, atdhetarë dhe përtej sjelljes paksa katundare janë shumë të apstër dhe të vyeshëm në këtë pikë ku janë shqiptarët.

    Presidendi Hashim Thaci eshte shprehur se nese vertetohen akuzat ndaj tij do jape doreheqjen. Cila mund te jete e ardhmja e z. Thaci?

    Hashim Thaci është figurë madhore e politikës shqiptare. Është ende shumë i ri, është shumë dinak dhe I zgjuar, ka mësuar shumë dhe ka sensibilitete politike shumë cilësore. Pavarësisht se ku gjendet në këtë pikë, cka është e kalueshme dhe konjukturale, ai e ka të ardhmen përpara dhe në skenë apo në prapaskenë ka shumë me dhanë dhe do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me ndikim të madh. Mirëpo varet se në shërbim të interesave të kujt do të jetë: të tijat si person, të agjendave të caktuara apo të interesit kombëtar. Ky do të jetë edhe metri me të cilin do të matet ai dhe sjellja e tij politike në të ardhmen. Por Hashim Thaci është aty, dhe aty do të jetë edhe për shumë kohë.

    Si e komentoni levizjen e fundit te Edi Rames ne Kosove ne te cilen takoi liderët e Kosoves?

    Edi Rama është një kokë më lart se të gjithë politikanët e tjerë në trojet shqiptare profesionalisht mirëpo as nuk punon për shqiptarët, as nuk punon për kombin shqiptar, dhe as nuk ndjehet shqiptar. Edi Rama punon për Edi Ramën dhe për ata që e mbajnë peng dhe e lëvizin si në teatrin e kukullave. Në Kosovë e ka pasur dhe e ka të humbur besueshmërinë me kohë dhe kjo vizitë vetëm sa e theksoi këtë gjë. Askush nuk I beson më, e kanë bezdi të bëjnë edhe takime me të, dhe mua më duket se Edi Rama është një figurë shumë negative në Kosovë. Shkurt, Edi Rama shkoi të përconte një mesazh dhe të hapte rrugë në pika kritike për të mirëpo është I diskredituar përfundimisht dhe I pabesueshëm. Nuk ka asnjë politikan që I beson Edi Ramës në Kosovë. Edi Rama është pjesë e një sekti criminal që punon ditë e natë kundër shqiptarëve dhe pavarësisht sjelljes së politikanëve në Kosovë, askush nuk e ka dyshimin më të vogël për këtë gjë.

    4. Nje ide per normalizimin e marredhenieve të Kosoves me Serbine eshte edhe shkembimi territorial. A eshte kjo nje ide e keqe per Kosoven dhe kush humbet je kete rast me shume?

    Kjo është zgjidhje që duhet parë në shumë nivele. NJëherë një serb I njohur shumë pat thënë ”kemi pritur gjashtëqind vjet me e marrë mbasi e humbëm, do të presim edhe 600 vjet të tjera me e marrë prapë.” Pra ky është boshti I politikës dhe strategjisë serbe, nuk ka asnjë dyshim. Të tjerat janë sjellje taktike. Dhe nuk duhet me pasë asnjë dyshim se këtë qëllim e ndjekin me fanatizëm. Në lidhje me shkëmbimin e territoreve këtu do të thoja se në këtë rast nuk funksionon më multikulturalizmi. Pa shkëmbimin etnik asnjë shkëmbim territori nuk ka vlerë. Ndryshe gozhda e Nastradin Agës, edhe me ekstraterritorialitet të disa kishave është gjithmonë e ngulur aty. Duhet kaluar përtej paketës Ahtissari, mirëpo kjo është një pikë shumë delicate që askush nuk don ta diskutojë si duhet e si iu vlen të gjithëve. Pra, të vendoset marrëveshja në parimin etnik dhe sado e dhimbshme të jetë kjo për shqiptarët të zgjidhet një herë e mirë kjo punë. asnjë zgjidhje tjetër nuk është e pranueshme apo që të sjellë stabilitet. Është kaq e thjeshtë dhe këtë kanë bërë shumë shtete të tjera dhe ka funksionuar.

    A ka nje perplasje midis ShBA dhe BE per Kosoven?

    Mendoj se pa thënë përplasje, do të thoja se dallimet janë të dukshme dhe kanë ardhur duke u bërë më të qarta dhe të dallueshme. Kosova është një shtet që edhe formalisht mbikqyret si mandat në anën ligjore dhe politike nga BE, dhe në anën strategjike ushtarake nga SHBA. BE dhe SHBA e vlerësojnë Kosovën nga perspektiva të ndryshme. Për SHBA është një shtet I rëndësishëm në një rajon strategjik. Për BE është një shtet problematik në një rajon të rëndësishëm. Po ashtu mendoj se si SHBA ashtu edhe BE e shohin Kosivën nga këndvështrime të ndryshme të lidhura me problemin e Serbisë që ka qënë dhe konsiderohet si aleat jetik për disa nga vendet e BE dhe që nga ana e vet ka shumë pakënaqësi naj palëve. Qasja e të dy palëve kushtëzohet po ashtu edhe nga konsideratat për Rusinë dhe interesat e saj jetike në Ballkan. Serbia për rusët është jetike dhe trajtohet si e tillë cka do ët thotë se për ta Kosova është pjesë e Serbisë. Për me tëpër ka dallime parimore, vecanërisht në lidhje me metodën e zgjidhjes së problemit, me konceptimin e mundësisë së shkembimeve territoriale, me pavarësimin e orientimin strategjik, cka janë të papranueshme për shumë vende të BE, e në vecanti për Gjermaninë, por edhe për shtete të tjera më të vogla. Pavarësisht se nuk thuhet hapur, mua më duket se ka dallime edhe me identitetin shqiptar, me problemin kombëtar shqiptar, e me radhë. Kështu që do të ketë fërkime të cilat do të ashpërsohen, dhe në kuadrin e marrëdhënieve më të gjëra që po bëhen cdo ditë e më të komplikuara do të fitojnë më shumë peshë me kohë. Kjo edhe sepse administrate e Presidentit Trump kërkon zgjidhje praktike të problemeve cka e detyron bE të marrë vendime që në këtë pikë janë të padëshërueshme e shqetësuese për ta. 03/07/2020


    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME

    Z. TRUMP MOS LEJONI NDARJEN E KOSOVËS

    Z. TRUMP MOS LEJONI NDARJEN E KOSOVËS Letra qe koalicioni i 450 shoqatave shqiptaro-amerikane i dërgojnë Trumpit: "Mos e lejoni ndarjen e Kosovës"...

    NUK JANË SHQIPTARË SHQIPFOLËSIT E EMËRUAR SI “SHQIPTARË ARBËRORE!?” E EDHE "KOMUNISTAT" SË BASHKU ME QEVERINË E SOTME

    NUK JANË SHQIPTARË SHQIPFOLËSIT E EMËRUAR SI “SHQIPTARË ARBËRORE!?” E EDHE "KOMUNISTAT" SË BASHKU ME QEVERINË E SOTME: KËTA SI ETËRIT E TYRE PO NA VJEDHIN, COPËTOJNË E TJETËRSOJNË KOMBIN SHQIPTAR Nga Prof. Dr. Shenasi Rama...

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË Nga Shaban Murati...

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË Në lidhje me këtë proces, profesor Enver Bytyci thotë se "BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka...

    EDI: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, HASHIMI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË

    RAMA: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, THAÇI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË EDI RAMA "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. HASHIM THAÇI: “Bashkimi...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com