BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    CREDIT SUISSE: NË SHESH LLOGARITË SEKRETE TE POLITIKANËVE DHE MAFIES

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 22-02-2022, 00:09

    CREDIT SUISSE: NË SHESH LLOGARITË SEKRETE TE POLITIKANËVE DHE MAFIES

    CREDIT SUISSE: NË SHESH LLOGARITË SEKRETE TE POLITIKANËVE DHE MAFIES
    OCCRP │Organized Crime and Corruption Reporting Project

    Pas çështjeve “Panama Paper” në 2016 dhe “Pandora Paper” vitin e kaluar një tjetër skandal po godet botën e financës ndërkombëtare, që zbulon një lidhje të dyshimtë të bankave ndërkombëtare me disa nga personazhet me të diskutuar të planetit.

    Edhe një herë kemi të bëjmë me një rrjedhje masive informacionesh, por kësaj radhe jemi në Europë, në Zvicrën ku përqendrohen kapitale të mëdha parash, shpesh herë të padeklaruara dhe nga burime tejet problematike.

    Në veçanti, në rrjedhjen e këtyre orëve nën llupën e mediave ndërkombëtare është një prej bankave më të mëdha të atij vendi, Credit Suisse.

    Informacionet mbi 18 mijë llogari bankare të kësaj banke, me një vlerë totale që kalon shifrën e 100 miliardë dollarëve, arrtën fillimisht në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, dhe më pas u analizuan nga një konsorcium ku përfshihen mediat me prestigjioze në botë, me një metodologji të ndjekur edhe me skandalet e mëparshme në parajsat fiskale.

    Rezultati i analizës së mijëra dokumenteve ka dhënë rezultate, ende paraprake, vërtetë shqetësuese. Nga viti 2014 Zvicra ka rregulla shumë më shtrënguese për sa i përket depozitave bankare dhe veçanërisht prejardhjes së fondeve. Kjo në letër, sepse informacione të rrjedhura tregojnë se edhe pas asaj date klientë të pasur por edhe problematikë vijojnë të mbajnë aty llogari qindra milionë euroshe.

    Zyrtarë nga vende si Venezuela, të lidhur me kompaninë shtetërore të naftës, mbajnë në Credit Suisse, llogari që në total arrijnë 270 milionë dollarë.

    Llogari bankare për një shifër ende jo të saktësuar kanë si pronarë djemtë ish diktatorit egjiptian Hosni Mubarak, si dhe persona shumë të afërta me një ish-diktator tjetër, Robert Mugabe i Zimbabvesë.

    Pjesa më e madhe e këtyre llogarive vjen nga Lindja e Mesme, shpesh herë janë totalisht të pajustifikuara, disa herë cilësohen nga vetë pronarët si totalisht të ligjshme. Si llogaritë e mbretit të Jordanisë Abdallah II. Vetëm në një nga 6 llogaritë në emrin e tij në Credit Suuisse, gjendeshin 224 milionë dollarë. Sipas tij, ato fonde buronin nga pasuria personale e tij, shërbejnë për shpenzimet e tij personale, si dhe për përkujdesjen e disa vendeve islamike të gjykuara si të shenjta.

    Credit Suisse ka deklaruar që llogaritë vijnë nga një kohë kur kontrollet ishin më të lehta, por skandali i fundit është vetëm i fundit për bankën zvicerane në vitet e fundit.

    Në 2014, Credit Suisse ka kthyer 2.6 miliardë dollarë autoriteteve amerikane, shifër që buronte nga evazioni fiskal i qindra klientëve dhe kompanive amerikane.

    Kjo shifër u pasua nga një tjetër më të madhe, 5.3 miliardë dollarë për reklamimin e skemës së letrave më vlerë me kolateral në 2017, sërish qeverisë amerikane, që prej vitesh ka në llupën e saj bankat e vendit europian.

    Vitin e kaluar, evazionit fiskal iu shtua edhe dyshimi i fshehjes së burimeve të organizatave kriminale. Credit Suisse i ktheu autoriteteve amerikane dhe Britanike 475 milionë dollarë që buronin nga skema mashtrimi në Mozambik. Por ka edhe akuza të tjera, me procese gjyqësore ku banka akuzohet se pastron paratë trafikut ndërkombëtar të drogës. A2 CNN

    CREDIT SUISSE: NË SHESH LLOGARITË SEKRETE TE POLITIKANËVE DHE MAFIES

    Gjeopolitika e mafies: Nё Ballkan Bandat kriminale janë shteti vet

    Gjeopolitika e mafies: Nё Ballkan Bandat kriminale janë shteti vet Rémy Ourdan...

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË │Dr. Ilir KALEMAJ│

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...

    PËRSE EDI RAMA DHE PS’JA VAZHDOJNË TË RRISIN KRIMINALITETIN NË "SHQIPËRIA QË DUAM"?

    PËRSE EDI RAMA DHE PS’JA VAZHDOJNË TË RRISIN KRIMINALITETIN NË "SHQIPËRIA QË DUAM"?...

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË Nga Shaban Murati

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË Nga Shaban Murati...

    "FONDI SOVRAN" 200 MILIARDË DOLLARË

    TË HËNËN STARTOI ME 200 MILIARDË DOLLARË “FONDI SOVRAN I PASURISË SË TURQISË" I CILI SYNON 10-SHEN E PARË NË BOTË Qeveria e Ankarasë bën të ditur se Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

image
image
image
image
BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. 2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut. 3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet. 4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy [2002]”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. 5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit. 6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali i vetem zyrtar ku “DIASPORA DHE LOBI SHQIPTAR NË TURQI” publikon. 7-Kryeredaktor: Sokol Brahaj◄

Dizajn: Shaban ILIRI, Perkthimi ne Shqip Can ARNAVUT - Kontakt: shabaniliri35@gmail.com'