BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Kategori: KRYESORET Tarih: 18-01-2017, 11:50
    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë
    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj.

    Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të rëndësishëm: ndalimin e trenit me simbole nacionaliste serbe dhe ikonografi fetare ortodokse, i cili u nis të shtunën nga Beogradi drejt Kosovës shkruan republikaonline.net

    Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke folur sot para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri i dha ministrit të brendshëm Skender Hyseni, “mbështetjen e opozitës” për këtë veprim.

    “Opozita edhe kërkon edhe mbështet operacionet policore kudro qofshin, kurdo herë për Kosovën”, tha Selimi në mbledhjen e komisionit ku ishte i pranishëm edhe vetë ministri Hyseni.

    Ministri, nga ana e tij, tha se qeveria ka qenë në koordinim me policinë për të marrë masa ndaj këtij treni që nga dita kur është paralajmëruar ardhja e tij në Kosovë.

    “Që nga dita e paralajmërimit të nisjes së një treni me ikonografi çfarë ishin dhe mesazhe të skajshme nacionaliste që do të provokonin emocionet e secilit qytetar MPB ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës duke i trajtuar të gjitha opsionet e mundshme që në njërën anë të siguronin zbatim të ligjit dhe në anën tjetër të evitonin trazira brenda gjitha mundësive ndonëse asnjëherë nuk ka siguri në situata të tilla”, tha Hyseni.

    Sipas Hysenit, ai tren nuk duhet hyjë në Kosovë sepse “është linjë e palicensuar, është një provokim i rëndë me sllogane urrejtjeje dhe konflikt nxitëse”.

    “Policia e Kosovës e ka kryer punën e saj në mënyrë të shkëlqyeshme dhe dua t’i përgëzoj të gjithë. Planet e policisë nuk kanë mundur të bëhen publike paraprakisht sepse në raste të tilla dërgimi i mëhershëm i policisë atje do të ngjallte reagime të tjera”, tha ai.

    Hyseni u shpreh i gëzuar që i tërë ky operacion përfundoi pa asnjë incident

    Edhe anëtarja e këtij komisioni nga PDK, Ganimete Musliu, përgëzoi veprimet e institucioneve të vendit.
    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    “Shteti i Kosovës përfundimisht ka tregu që ka zot shpie. Ne na duhet të jemi shumë të vëmendshëm që të mos bijmë pre e provokimeve. Konsideroj që shteti i Kosovës ka hyrë në një fazë të orientimit të tij”, tha deputetja Musliu.
    Burimi: RepublikaOnline.net

    BRUKSELI GREQISË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP

    KRYEQYTETI E BE-së I TERHEQ VESHET KREQISE DUKE I THËNË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP...

    MPJ: VEPRIMET KONSULLORE NGA DATA 16 JANAR 2017 VETËM ONLINE

    MPJ: VEPRIMET KONSULLORE NGA DATA 16 JANAR 2017 VETËM ONLINE Konullatat shqiptare nëper botë lajmërojnë se nga data 16 janar 2017 për të gjitha veprimet konsullore aplikohet vetëm online....

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com