BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 9-07-2017, 20:30
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    Intervistё Ekskluzive për BesaTime nga @Sokol_BRAHAJ

    Ersida Buraniqi, vajza shqiptare që sot është në majat e suksesit të mjekësisë në univesitetin më prestigjoz në botë, Harvard University në Shtetet a Bashkuara të Amerikës. Gjatë një bashkëbisedimi të gjatë ekskluzive për BesaTime, Doktoresha shqiptare flet për suksesin e vet me një dëshirë që mund të ndikojë pozitivisht një reportazh i tillë për rininë shqiptare. Me doktoreshë Ersiden folem për shumë tema si më poshtë.

    Doktoresha shqiptare e Harvard'it thotë që sot ka shumë shqipëtarë në botë të cilët me dinjitet e sukses e mbajnë lart flamurin dhe identitetin shqipëtar. Unë jam krenare për to, dhe mendoj që edhe Shqipëria ime dhe media shqipëtare ndihen krenarë. Media shqiptare duhet të jetë më e ndjeshme ndaj sukseseve dhe talentëve shqiptarë nëpër botë. Në fakt kjo duhet të jetë një përgjegjësi kolektive kombëtare, se me këtë shikohet si dhe ku e drejton publikun dhe komunitetin tënd.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    Doktoresha, në Harvard apo ku do të jetë vehten e quan Shqiptare, prej Shkodre. “Sa më shumë udhëtoj, aq me shumë e kuptoj që në jetë mund të ndërtosh fole në vënde të ndryshme, por shtëpi do quash gjithmonë vendin ku ke lindur dhe ku ndodhet familja jote, të parët tu” shprehet me një mallë Ersida. Për vëndlindjen dhe mëmëdheun i përmbledh me dy fjali doktoresha “Mëmëdheu im, Shkodra jeme, vetem ti di si asnjë vend tjetër të të ftosh me aromë karafilash e të të mbash gjithnjë me art e muzikë”. Si gjithnjë edhe sot, këtu, ka qënë, është dhe do të jetë krenari për mua të përfaqësoj flamurin tim shqipëtar në shkencë e mjekësi, aty ku emri shqipëtar gumëzhin, ose edhe aty ku nuk është dëgjuar asnjëherë më parë.

    Për mua mjekësia ka marrë nismen si pasion i fëmijërisë, për tu kthyer në atë që di dhe dua të bëj më mirë. Sot apo neser me kënaqesinë më të madhe do të jap kontributin tim në mjekësi dhe shkencë në Shkodër locen, në Shqipëri dhe në mbarë trevat tona Shqiptare. Kjo ka qënë dhe mbetet një dëshirë e synim për mua thotë më tej doktoresha e Harvard’it. E ku ka kënaqesi më të madhe se të japësh kontributin tënd në vëndin e lindjes. Kam shumë shpresë për sistemin mjekësor Shqipëtar, por jam e vetëdijshme që aq shumë duhet të kem edhe plane e projekte për të ndihmuar në drejtimin që kam dëshirë të marrë ky sistem.

    Kur e pyes për arritjen e suksesit Ersida ja fillon të flasë duke iu dedikuar nënës se vet “Nëna ime gjithmonë më thotë që nuk ka rëndësi çfarë bën në jetë, mjafton që çdo ditë të bësh më të mirën tënde, dhe kjo ti shërbejë shoqërisë”. Ky postulat më ka shoqëruar gjithnjë, dhe më është bërë slogani im. Për këtë “kush jam sot, ose kush aspirohem te bëhem neser, iu atribuoj kryesisht familjes time”. Ekselenca akademike dhe kontributi për shoqerinë janë dy nga shtyllat e synimeve të mia. Të rinjve dhe të rejave shqiptare dua të ju them që tu qendrojnë besnikë kornizave të tyre të referencave e vlerave, dhe të njihen me termin e të hequrit dorë, por asnjëherë mos ta konsiderojnë si zgjedhje. Të njohin artin e të negociuarit, por asnjëherë mos-zgjedhen më pak se më të mirën e tyre. Mos kini frikë të deshtoni, sidomos në shkencë, sa me herët të dështosh, aq më shpejt mund të arrish drejt rezultateve edhe me interesante. E pasi të gëzoni frytet e punës suaj, mos u verboni nga drita e sukseseve.
    Mbeshtetini ato në një përspektivë progresive, dhe mendoni për hapin tjetër më të mirë.

    Duke u fokusuar në shkencën që unë bëj dua të them që “besimi i pacienteve është shpërblimi më i madh që mund të ketë një mjek/e. Edhe kur vdekja të këtë fituar do provoni respektin e tyre, sepse ju i keni shërbyer vetë jetës. Krahas kësaj e rëndësishme është që të mbani gjithmonë afër ato qe ishin pranë jush gjatë rrugëtimeve tuaja, familja, miqtë e mirë e mësuesit që ju kanë inspiruar dhe sfiduar për të shkëlqyer. Sepse janë ato të cilët kur ju jeni në skenë qendrojnë në hije, duartrokasin e mbeshtesin arritjen tënde më fort se të gjithë.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    Dr. Ersida nënvizon shumë gjëra dhe jep disa këshilla për rininë shqiptare. Ajo thotë që “unë besoj shumë në fuqinë e njësisë së familjës në edukimin, progresin dhe rritjen morale e shpirtërore të individit. Mbaj mend një fëmijëri të mbushur me dashuri e me libra. Sukseset janë gjithmonë të bukura të festohen, por duhet të pranohet fakti që ekziston një punë e palodhshme, sakrifica, dështime, durim e shumë studime pas tyre. Duke kujtuar fëmijërine e vet ajo nuk heziton të kërkojë nga prindërit shqiptarë për fëmijët e tyre duke thënë: “prindër shqiptarë në qoftë se doni fëmijë të lumtur e të suksesshem, ju lutem, mos harroni detyrimin ndaj fëmijëve tuaj, asgjë me pak se më e mira për to, dhe në kohën e duhur”.

    Edhe pse është në fushen e mjekësise, doktoresha brenda mundësive nga Harvard’i mundohet të ndjek aktualitetin politik në Shqipëri e mbarë trevat shqiptare, por ngaqë është e fokusuar ne shkencën e vet ajo shprehet shkurt me dy fjalë për politikën ku lë të kuptosh se ajo ka lexuar edhe “Politiken” e Aristotelit edhe “The Grand Chessboard” e Zbigniew Brzezinsk’it: “politika shqipëtare është një adoleshent në një krizë identiteti që ka filluar më heret së bashkëmoshatarët, por me ekzistencen e besimit që një ditë shumë shpejt do fitojë maturitetin e shumëpritur. Unë politikën gjithmonë e kam konsideruar si shumë larg të qenurit udhëheqëse e aristokracisë së shpirtit.

    Krahas këtyre doktoresha prek dhe plagët e opinionit publik duke thënë që, sot ne, mos ta humbur kuptimin social të jetës. Sot mund të rrëmbehemi në thjeshtësinë e dukshme për të komunikuar, dhe e lejojmë këtë të fundit të jetë sipërfaqësore. Por mos të harrojmë që kemi nevojë për më shumë thellësi shpirtërore dhe kuriozitet shkencor”

    Shqiptari ku do të jetë, sa do lart të ngjitet nuk e lë dot pa shpreh dashurinë për të shëtitur mëmëdhenë që e kemi amanetin e të parëve. Një pyetjeje të tillë Ersida i përgjigjjet: “vetem më lejoni pak kohë sa për të kaluar oqeanin, më shumë knaqësi e mallë do jetë për mua një tur në Shqipëri dhe mbarë trevat shqipëtare me shoqërinë time”.
    Kudo që të jem unë, Shqipëtarët kanë qënë, janë dhe do jenë gjithmonë të mirëpritur tek bija e tyre, sepse në qoftë se duam që pemët të gjelbërojnë lart, rrënjët e tyre duhet të ushqehen me dozen e vazhdimësisë nga themeli i vet thotë Dr. Ersida.

    **********************
    KUSH ËSHTË DOKTORESHA SHQIPTARE NË HARVARD, ERSIDA BURANIQI?
    Ersida ka lindur në Shkodren e artit dhe të kulturës. Është më e vogla nga tre femijet e dy prindërve që e ushqyen që në hapat e parë me fuqinë e librave dhe të vlerave njerëzore. Ersida ka mbaruar tetëvjecaren në shkollen “Skënderbej”, dhe të mesmen në Kolegjin Turk “Hasan Riza Pasha” po në Shkoder.
    Arsimimin dhe edukimin gjatë këtyre viteve Ersida e konsideron si më të fortat themele të një rrugëtimi që do vazhdonte më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, në Turqi, e për ta përfunduar në Kliniken Cleveland, në Cleveland, dhe Shkollen e Mjekësisë Harvard, në Boston, USA.
    Ersida pas diplomimit në mjekësi, e njësuar kjo me dëshiren për laboratorin dhe kërkimet shkencore në neuroshkence, ka kryer post-doktoraturen në Spitalin e Fëmijëve në Boston dhe Shkollen e Mjekësisë Harvard në fushen e Epilepsisë dhe Neurofiziologjisë Klinike.
    Ersida sot është duke vazhduar specializimin si Mjeke Pediatre Neurologe në Kliniken Mayo. Ersiden e njoh nga afër dhe them që ka pasur dhe fat, por në fakt ajo gjithmonë e ka konsideruar si përgjegjësi të jetë pjesë e këtyre institucioneve prestigjioze që janë ndër fondacionet e dijes më të vjetra e të vyera në botën e sotme globale.



    INTERVISTA E PLOTË
    ME DOKTORESHEN SHQIPTARE TË HARVARD’IT
    Intervistoi Sokol BRAHAJ


    PYETJA 1-ERSIDA DUKE PARË SPECIALIZIMIN TËND PYETJA E PARË ËSHTË KJO: PËR TY MJËKESIA A ËSHTË THJESHTË HUMANITY APO ËSHTË VETË ERSIDA?
    Mjekësia ka marrë nismen si pasion i fëmijërisë, për tu kthyer në atë që di dhe dua të bëj më mirë. Vendosja e subjektit human në qendër, në raport me pacientin, me sëmundjet, me luftën e individit për shërim, së bashku me vetë tablonë fizike, janë dhe kanë qënë për mua ndër udhërrëfyeset më besnike. Mjekësia nuk mund të analizohet pa figuren e mjekut, e as mjekët pa disiplinën e mjekësisë. Janë një duo që njëhesohen me kohën e me marrdhëniet me pacientët e shkencën.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 2-ERSIDA NE NJIHEMI PREJ VITEVE. TË KUJTOHET QË NE SI UNIONIN STUDENTOR SHQIPTAR-TURQI JEMI MBURRË GJITHNJË ME SUKSESIN TEND POR EDHE DIASPORA SHQIPTARE E TURQISË ËSHTË NDIER KRENUAR ME TY DHE SUKSESIN TËND, DIKUR NË ISTANBUL UNIVERSITY E SOT NË HARVARD. ME KAQ SUKSES QË KA NJË VAJZË SHQIPTARE PËRSE NUK TE SHOFIM NË MEDIAT E BOTËS SHQIPTARE, A NUK DESHIRON TI VETE APO ËSHTË IFRIORITETI I MEDIAS SHQIPTARE?
    Përfaqësimi në mediat shqipetare për mua nuk ka qënë as prioritet as ngurrim. Për sa i përket qellimit tim primar për të ndarë historinë time me të rinjte shqipëtare që aspirojnë një rrugëtim të ngjashëm me timin, jam përpjekur që të takohem me grupe studentesh gjatë kohës së limituar që shkoj në Shqipëri për pushime. Gjithashtu jam fokusuar të jem e pranishme që ti përgjigjem pyetjeve dhe nevojave të tyre akademike e klinike. Por mund të them që media shqiptare duhet të jetë më e ndjeshme ndaj sukseseve dhe talenteve shqiptarë nëpër botë. Eshtë një përgjegjësi kolektive si dhe ku e drejton publikun dhe komunitetin. Sot ka shumë shqipëtare në botë të cilët me dinjitet e sukses e mbajnë lart flamurin dhe identitetin shqipëtar. Une jam krenare për to, ashtu sic duhet të jetë krenare Shqipëria ime dhe media shqipëtare.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 3-E LINDUR NË JERUZALEMIN E SHQIPTARËVE, PRA NË SHKODËR, KE STUDJUAR NË ISH-QENDRËN E BOTËS, DHE TANI NË MAJAT E QENDRËS SË BOTËS GLOBALE, PRA NË AMERIKË, UNË SI VELLAI YT A DO E KEM SHNACIN TË TË SHOF NJËHERË DR. ERSIDEN DUKE ME VIZITUA MUA NE SPITALET E SHKODËR LOCËS TIME?
    Si mjeke pediatre neurologe, ndoshta jo juve, por fëmijët ose femijët e femijeve tuaj, pse jo, me kënaqesinë më të madhe. Të jap kontributin tim në mjekësi dhe shkencë në Shkodër locen, në Shqipëri dhe në trevat tona Shqiptare ka qënë dhe mbetet një dëshirë e synim. Shkodra di si askush tjetër të të ftojë me aromë karafilash e të të mbajë me art e muzike.

    PYETJA 4-KA PAK KOHE QE SJEMI PA BASHKË, NË USA A TË ËSHTË DHËNË MUNDËSIA ME SHKUA NË STADJUM APO NË PARADEN SHQIPTARE ME FLAMURIN TONË KOMBËTAR, SIÇ SHKOJSHIM NË STAMBOLL?
    Shumë kujtime të shtrenjta kam nga Stambolli. Ju dhe Unioni Studentor Shqipetar në Turqi keni qënë gjithmonë të pranishëm me organizimet tuaja për ti shtuar ngjyra eksperiencave tona atje. Këtu mund të thëm kam qënë me pak e pranishme në organizime të tilla, por ka qënë dhe është krenari për mua të përfaqesoj flamurin shqipëtar në shkencë e mjekësi aty ku emri shqipëtar gumezhin, ose edhe nuk është dëgjuar asnjëherë.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 5-NE FAKT NGAQË PLAGËN E KEMI TË NJOMË DO TA BEJ NJE PYETJE PËR SHOQEN, MIKEN, MOTREN TONË, SHEMBULLI SI BIJE SHQIPE E STAMBOLLIT, EDITA JONË... TANI SOT TË ISHIM TË TRE BASHKË, NË AMERIKË, NË STAMBOLL, NË IZMIR APO DHE NË SHKODREN TONË... POR AJO UDHËTOI NË JETËN E AMSHUESHME SHUMË PARA KOHE, MERZITI FAMILJEN TË AFËRMIT, NEVE E TË GJITHË ATA E ATO QË E DOJSHIN DHE I DONTE... AJO DO TË JETË ME NE SA TE JEMI GJALLË...ÇFARË DO TË THUASH PËR MOTRËN TONË EDITEN DHE FAMILJEN E SAJ?
    Përkundrazi, të falendëroj për këtë pyetje, Sokol. Individë të tillë si mikja jonë, Edita, dijnë vetem të zbukurojnë e të japin ngjyra. E ndjej shumë afër, e sidomos buzëqeshjen e pozitivitetin e saj. E kam përjetuar lajmin, me të njejtin intensitet që ne përjetonim sa hërë ajo ishte e pranishme. Ndoshta vendodhja ime në anën tjetër të oqeanit, ka ndihmuar që ende të mos ta pranoj plotësisht këtë realitet. Edita ishte dhe është nje mike e vyer, nga ato që qesh e qan së bashku. Sa për familjen e saj, kam pasur fatin ti njoh nga afër. Ishte lehtësisht e dallueshme që mirësia kishte mbetur në familje. Është një plagë që s’di të shërohet humbja e një fëmijë, por ato sot kanë kujtimet plot jetë të Editës, të kësaj vajze të dashtun shkodrane, mike, moter, bijë, që ka ditur si askush tjetër t’ju bëj ditët më të bukura e më të paqta njerezvë që kishte perreth.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 6-ERSIDA TANI KA NJË SUKSES PËRSONAL, NË FAKT ËSHT PO AQ DHE FAMILJAR E KOMBËTAR. SI E ARRITE KËTË? DHE ÇFARË KËSHILLË MUND TË NA JAPËSH PËR TË RINJTË E TË REJAT SHQIPTARE NË ARRITJEN E NJË SUKSESI TË TILLË?
    Besoj shumë ne fuqinë e njësisë së familjës në edukimin, progresin dhe rritjen morale e shpirtërore të individit. E unë kam pasur fatin të kem një familje që është dhe ka qënë burimi dhe guida ime në cdo hap të këtij rrugëtimi. Mbaj mend një fëmijëri të mbushur me dashuri e me libra. Kur nuk ishim duke lexuar Migjen-in, Hygo-në, Balzak-un e Shopenhauer-in, dëgjonim harmoninë e Bach-ut dhe serenatat e Shubert-it, ose konvertonim shtëpinë në një laborator mbushur me ca epruveta të vjetra e faqe eksperimentesh nga librat e biologjisë ose kimisë. Sukseset janë gjithmonë të bukura të festohen, por duhet të pranohet fakti që ekziston një punë e palodhshme, sakrifica, dështime, durim e shumë studime pas tyre. Ekselenca akademike dhe kontributi për shoqerinë janë dy nga shtyllat e synimeve të mia. Të rinjve dhe të rejave shqiptare mund tu them që tu qendrojnë besnikë kornizave të tyre të referencave e vlerave, dhe të njihen me termin e të hequrit dorë, por asnjëherë mos ta konsiderojnë si zgjedhje. Të njohin artin e të negociuarit, por asnjëherë mos-zgjedhen më pak se më të mirën e tyre. Mos kini frikë të deshtoni, sidomos në shkencë, sa me herët të dështosh, aq më shpejt mund të arrish drejt rezultateve edhe me interesante. E pasi te gezoni frytet e punës suaj, mos u verboni nga drita e sukseseve. Mbeshtetini ato në një përspektivë progresive, dhe mendoni për hapin tjetër më të mire. Jini kuriozë për të zgjidhur fjalitë që mbarojnë me një pikëpyetese. Besimi i pacienteve është shpërblimi më i madh që mund të keni. Edhe kur vdekja të këtë fituar do provoni respektin e tyre, sepse ju i keni shërbyer vetë jetës.
    E më e rëndësishmja, mbajini gjithmonë afër ato qe ishin pranë jush gjatë rrugetimeve tuaja, familja, miqtë e mirë e mësuesit që ju kanë inspiruar dhe sfiduar për të shkëlqyer. Ato të cilët kur ju jeni në skenë qendrojnë në hije, duartrokasin e mbeshtesin arritjet tuaja më fort se të gjithë. Jepini pasurinë tuaj më te vyer, kohen!
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 7-NUK PO TË PYES GJËNDJEN AKTUALE TË MJEKËSISË E SPITALEVE SHQIPTARE, POR PO TË PYES A DO KTHEHESH NË SHQIPËRI ME NDA PERVOJAT E SUKSESIT TEND ME KOLEGËT TU NË MEMËDHEN TONË ?
    Vetë origjina e fjalës akademi është e lidhur me tejcimin e dijës dhe aftësive. E ku ka kënaqesi më të madhe se të japësh kontributin tënd në vëndin e lindjes. Kam shumë shpresë për sistemin mjekësor në Shqipëri, por jam e vetedijshme që aq shumë duhet të kem edhe planë e projekte për të ndihmuar në drejtimin që kam dëshirë të marrë ky sistem. Uroj që në artikullin tjetër të flasim për suksesin e këtyre projekteve që sot kanë marrë format e para, duke prioritizuar rritjen e kualitetit të nivelit akademik dhe shkencor në vend.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 8- ÇDO MJEK BËN BETIMIN E HIPOKRATIT: DO BËJ VEÇ TË MIREN, HUMANEN DHE MË TË DREJTEN PËR PACIENTIN. PO KËSHTU DHE NE GAZETARËT BETOHEMI NË RRJEDHIMIN E LAJMIT TË DREJTË DHE E MBAJMË SHUMICËN E RASTEVE. POLITIKANËT BETOHEN NË ÇDO GJË POR NDOSHTA SITUATA SJUA LEJO MUNDESINË ME I MBAJTË TË GJITHA BETIMET. GABIMI NË LAJM MUND TË FUSI NË SHERR NJË QEVERI, GABIMI I POLITIKANI MUND TË FUSI SHTETIN NË LUFTË(!), NDËRSA NJË GABIM I VOGËL NË PUNËN TËNDE MERR DIREKT NJË JETË NJERIU. TANI SA MBARUAN ZGJEDHJET NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVE, PO ASHTU DHE NË MAQEDONI U FORMUA QEVERIA. DOKTORESHA SHKODRANE ERSIDA, STAR NË HARVARD, STAR NË STAMBOLL, SI E SHEF POLITIKEN KOMBËTARE, TË ARDHMEN E SHQIPËTARËVE? GABIMET E POLITIKANËVE? KU DUHET TË JEMI NE SHQIPTARËT ERSIDA?
    Politikën gjithmonë e kam konsideruar si shumë larg të qenurit udhëheqëse e aristokracisë së shpirtit. Politika shqipëtare është një adoleshent në një krizë identiteti që ka filluar më heret së bashkëmoshatarët, por me ekzistencen e besimit që një ditë shumë shpejt do fitojë maturitetin e shumëpritur. Politika ka qënë dhe është pjesë retorike e jetës së shqipëtarëve gjatë gjithë historisë. Duhet theksuar që nuk kemi kohë për t’u përfshirë në luksin e qetësisë, apo për të marrë ilaçin qetësues për t’i lënë gjërat të ecin gradualisht. Uroj që rezultatet e zgjedhjeve ti shërbejnë shqipëtarëve, dhe të jenë për të gjithë një mësim mbi vleren e zgjedhjeve dhe demokracisë.

    PYETJA 9-KU DO E SHOFIM DR. ERSIDEN PAS 5 APO 10 VITEVE? A DO E KESH DEREN HAPUR PËR SHQIPTARË KU DO TË JETË NË BOTË?
    Besoj e uroj që do jem duke ushtruar profesionin si mjeke pediatre neurologe e duke hulumtuar në neuroshkencë. Në esencen e karrierës time qëndron dhe mësimdhënia në disiplinën e mjekësisë dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në botë për një shërbim mjekësor të kualifikuar. I detyrohemi fëmijëve asgjë me pak se më e mira për to.
    Shqipëtarët kanë qënë, janë dhe do jenë gjithmonë të mirëpritur. Që pemët të gjelbërojnë lart, rrënjët duhet të ushqehen me dozen e vazhdimësisë.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    PYETJA 10-ERSIDA NJË MESAZH SHKURT PËR FAMILJEN TËNDE, POR, TË JETË ME RËNDËSI E DOMËTHËNIE DHE SHEMBULL PËR FAMILJET SHQIPTARE?
    Sa më shumë udhëtoj, aq me shumë e kuptoj që në jetë mund të ndërtosh folë në vende të ndryshme, por shtëpi do quash gjithmonë vendin ku ke lindur dhe ku ndodhet familja jote. Përveç se qenuri njësia themelore e shoqërisë, është një ndër strehet më të ngrohta që ekziston. Mesazhi për familjen time do hapet gjithmonë me nje falënderim nga ato të thellët e të heshturit. Kush jam sot, ose kush aspirohem te bëhem neser, iu atribuoj kryesisht atyre! Falëminderit që keni ditur të ishit burim, urë mbi ujëra të trazuara, e që i keni falur gjithmonë besim zgjedhjeve të mia. Uroj që çdo fëmijë të ketë një strehë të ngrohtë familjare me të njëjtën dashuri, pasuri shpirtërore, libra e art, ashtu sic ju më keni falur mua. Nena ime gjithmonë më thotë: “Nuk ka rëndësi çfarë bën në jetë, mjafton qe çdo ditë të bësh më të mirën tënde, dhe kjo ti shërbejë shoqërisë”. Ky postulat më shoqëron gjithmonë, dhe është kthyer në sloganin e ditëve të mia.

    PYETJA 11-TANI KAM NJË PYETJE NGA SHOQËRIA JOTE KU TË PYESIN SE KUR DO E PIMË KAFEN ME SHOQEN TONË DR. ERSIDËN. NË FAKT BËHET FJALE JO VEÇ PËR NJË, POR, PËR NJË KAFE NË SHKODER, TIRANË, PRISHTINË, SHKUP, PREVEZË, MITROVICË, VLORË, FILAT, MANASTIR, PRESHEVË, PRIZREN, SANXHAK, PLAVË E GUCI, TUZ E ULQIN, KRUJË, DIBER, PREKAZ, TETOVË, KORÇË PO ASHTU DHE NË NGUSHTICËN E BOSFORIT SE BASHKU ME UNIONIN STUDENTOR SHQIPTAR?
    Ersida pasi qesh duke kujtuar ditët e bukura me shoqërinë thotë:
    Do jetë për mua ndër turet më të zgjeruara në Shqipëri dhe trevat shqipëtare, por pse jo, më shumë knaqësi e mallë. Këtë herë më lejo të jap disponimin tim, e për specifikat e kohës të diskutojmë në vazhdim. Falënderimet e përgëzimet e mia për mbeshtjetjen që i bëni Unionit Studentor Shqipëtar. Mbaj mend shumë mirë udhëtimet tuaja të shpeshta e të palodhura nga Izmiri në Stamboll për të qënë i pranishëm në organizimet e eventet e ndryshme.

    PYETJA 12-DR.ERSIDA EDHE UNË SI MË I VJETRI I GRUPIT NA DUHET ME JU PËRGJEGJUR FTESËS SË SHOQËRISË, DHE I BIE QË DO E PIMË KAFEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË ETNIKE QË NA E KA FALË ZOTI. KËSAJ I THOJNË QË DO LODHESH PËR SHOQËRINË E VJETËR?
    Më ngjan me një plan të realizueshem. Le të ftojmë edhe pjesëtarët tjerë që janë larg, dhe të kujtojmë kohët e vjetra. Vetem më lejoni pak kohë sa për të kaluar oqeanin.
    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI

    PYETJA 13- DR.ERSIDA CFARË BËN NË KOHËN E LIRË?

    Më pëlqen shumë të shkruaj, poezi, skica letrare ose prozë. Ndjenjat, momentet, qënia njerëzore është më e afërt e më lehtesisht e kuptueshme kur shkruaj. Shpesh dërgoj kartolina apo letra të afërmve e miqve të mi, më ngjan kjo me një mënyrë për të mos humbur kuptimin social të jetës. Sot rrëmbehemi në thjeshtësinë e dukshme për të komunikuar, dhe e lejojmë këtë të fundit të jetë sipërfaqësore. Kemi nevojë për më shumë thellësi shpirtërore dhe kuriozitet shkencor!

    DR.ERSIDA TI JE MORAL I VEHTES, VLERË E SHKODRËS DHE KRENARI E KOMBIT SHQIPTAR. FALËMINDERIT PËR INTEVISTEN, TË UROJ SUKSESE TË MËTEJSHME.
    Për BesaTime nga @Sokol_BRAHAJ 07/07/2017 Harvard, Boston, USA.



    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI
    BesaTime.com

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ "Amanet një grusht dhe’ nga Shqipëria për ta vënë tek varri i gjyshit tim më 27 Qershor"...

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS
    ---

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS Shkëlzen Rrecaj pas intervistës me znj. Uka, TeSheshi.com shkruan; Merjeme Uka është një ndër kandidatet për deputete në...

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA SHQIPTARE - TURQI

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA SHQIPTARE - TURQI...

    U PREFSH NË PAQE EDITA JONË

    U PREFSH NË PAQE EDITA JONË Me keqardhje morem lajmin e trishtuar për Editen tonë, ajo ka ndërruar jetë dhe tani nuk është më me familjen e të dashurit e saj por është nje lule në parajsën e xhenetit. Unioni Studentor...

    O “YLLI” I DREJTËSISË PO ME DASHNORET Ç’KANË ?

    PO ME DASHNORET Ç’KANË? pyet Mira Kazhani pas prononcimit për mediat që bëri Ylli i drejte(!)sisë pasi e larguan nga posti më i SHTREMBËRT ministror, ai i drejtësisë... ku një gjë e lehtë për opinionin shqiptar është kjo pyetja:...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com