ERDOGANI: DIPLOMACIA E VETMJA RRUGËDALJE NË LUFTËN RUSI-UKRAINË
Presidenti Erdoan tha sot në konferencën e përbashkët të shtypit me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj që e shohin diplomacinë si të vetmen rrugëdalje në luftën Rusi-Ukrainë.
Turqia do t’i vazhdojë përpjekjet për vendosjen e paqes në Ukrainë
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi të martën pasdite në Kompleksin Presidencial takime kokë më kokë dhe mes delegacioneve me Kryeministrin holandez, Mark Rutte, i cili ishte për një vizitë zyrtare në Turqi.
Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas bisedimeve, presidenti Erdoan u ndal edhe në luftën Rusi-Ukrainë.
Duke sjellë në kujtesë se Turqia ka mbajtur një qëndrim të qartë që nga fillimi i krizës në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për gjykim të shëndoshë, Erdoan tha:
"Për fat të keq, drama humanitare atje vazhdon të rritet. Ne vazhdojmë një trafik intensiv diplomatik për t'i dhënë fund kësaj ecurie".
Duke deklaruar se ai i mban kontaktet me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Vladimir Zelenski dhe Vladimir Putin, Erdoani tha:
“Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e rrethanave, por ne do të vazhdojmë nismat e sinqerta që e konsiderojnë diplomacinë si rrugëdaljen e vetme”.
Duke sjellë në kujtesë se edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) është takuar me homologët e tij në Rusi dhe Ukrainë, presidenti Erdoan tha: "Ne theksuam se do të bëjmë më të mirën e mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe paqes. Ne e dimë se diplomacia është e vetmja rrugëdalje."
Në fjalën e tij presidenti Erdoan u ndal edhe në marrëdhëniet me Holandën, ku tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve është rritur me 30 për qind dhe ka arritur në 11 miliardë dollarë dhe objektivi i radhës është fillimisht 15 miliardë dollarë dhe më pas 20 miliardë dollarë.
Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte nga ana e tij vuri në dukje se Turqia ka një rëndësi të madhe politike dhe ushtarake për NATO-n si dhe luan një rol kyç në negociatat Rusi-Ukrainë.
“E falënderoj Zotin Erdoan që e ka ndërmarrë këtë rol”,- tha Rutte.
“Dua të them se ne e mbështesim Turqinë (në ndërmjetësim), e cila është një nga vendet e rralla që ka kanale të hapura me të dyja vendet (Rusi-Ukrainë”,- theksoi kryeministri holandez. TRT Shqip
VJOSA OSMANI: LUFTA RUSI-UKRAINË MUND TË PËRHAPET EDHE NË BALLKAN "Jemi të shqetësuar se lufta mund të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor, sepse Rusia prej disa kohësh e përdor Serbinë si një përfaqësues të saj në rajon"...
“PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN-THA POPULLI TURK Fjalimi Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan pas fitimit të referandumit popullor për ndryshimin e 18 neneve të kushtetutës të cilat do bëjnë ndërrimin e sistemit parlamentar...
TË HËNËN STARTOI ME 200 MILIARDË DOLLARË “FONDI SOVRAN I PASURISË SË TURQISË" I CILI SYNON 10-SHEN E PARË NË BOTË Qeveria e Ankarasë bën të ditur se Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com