BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË

    Kategori: KRYESORET Tarih: 17-09-2018, 09:05
    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË
    ↓↓↓

    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË

    15/9/2018

    Air Albania, në partneritet me Turkish Airlines'in filloi veprimtarinë e saj në fushën e Transportit të Pasagjerëve dhe Cargo me një ceremoni zyrtare të mbajtur në aeroportin e Rinasit në Tiranë


    Kryeministri i Shqiptërisë Edi Rama në fjalën e tij gjatë inagurimit tha:
    Air Albania është një institucion strategjik dhe afatgjatë me garancinë e padiskutueshme të aktorit global Turkish Airlines. Rama vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se "është e padiskutueshme se pa iniciativën, përkrahjen dhe bujarinë e presidentit të Turqisë z. Erdogan, nuk mund ta bëmin këtë".

    Ambasadori Turk në Tiranë në fjalën e tij tha:
    "Ky projekt ka ardhur në jetë nga Presidenti jonë Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri Shqipërisë Edi Rama, liderë vizionar me qendrime te vendosura"

    Ndërsa në emër të Turkish Airlines (i cili është aksionari më i madh i Air Albania's), në ceremoni foli Anëtari i Bordit të Drejtorëve Mithat Görkem Aksoy ku nënvizoi:
    "Kombi shqiptarë është i një rëndësie të madhe për Turqinë, e vetmja gjë që unë do të them për fillimin e linjës ajrore është që ky është vetem një fillim. Ne do të kemi investime shumë më të mëdha në Shqipëri.


    ↓↓↓
    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË
    ↓↓↓

    Këtu lind pyetja se si mori jetë ky projekt kombëtar.
    Ky projektit mori jetë me insistim disa vjeçar nga biznesmenët e mëdhej të Diasporës Shqiptare të Turqisë. Një biznesmen i Diasporës Shqiptare nga Stambolli për kohë këmbënguli që të ja paraqesi këtë projekt Presidentit turk Rexhep Tajjip Erdogan. Kur ja prezantoi këtë projket Presidentit Erdogan, ai tha se "ky projekt me rëndësi strategjike është jetik për vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë. Pa asnjë hezitim ne do të japim të gjithë mbështetjen tonë materiale dhe shpirtërore". Pas kësaj Erdogan dha direkt udhëzime për të filluar punën Turkish Airlines'i në këtë drejtim".

    Pas kësaj paria e biznesmenëve shqiptarë nga Stambolli filluar bisedimet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramen. Ky projekt u pranua edhe nga ai dhe kështu filloi puna për këtë projekt kombëtar. Duhet ditur që Shqipëria ka pasë deri para pesë-gjashtë viteve Kompani airore edhe shtetërore edhe private, por kompania kombëtare Albanian Airlines në 2011, dhe ajo privatja Belle Air'in në 2013 i falimentuar të dyja. Kështu që ka pesë-gjashtë vite që nuk ka asnjë linjë ajrore me bazë në Shqipëri.

    Air Albania, e cila do të operojë në fushën e Transportit të Pasagjerëve dhe Kargo, u themelua si një kompani e përbashkët.
    49% e aksioneve të kompanisë janë në pronësi Turkish Airlines, 41% e aksioneve në pronësi të MDN Investment SHPK (themeluar 15 ditë më parë) dhe 10% e aksioneve janë në pronësi të AlbControl'it (Air Navigation Services of Albania / Shërbimet e Navigacionit Ajror të Shqipërisë) që përfaqëson Qeverinë e Shtetit Shqiptar. Në bazë të partneritetit, Turkish Airlines do të mbështesë kompaninë airore "Air Albania" e sapo krijuar si në logjistikë ashtu dhe në drejtim të menaxhimit.

    "Air Albania" nis fluturimet me dy avionë Airbus A319 të flotën Turkish Ailines të marrë me qera "dry lease", fluturimi i parë u bë në linjën Tiranë-Stamboll.

    Deri në fund të vitit 2018 "Air Albania" do të kryejë fluturime për Prishtinë, Shkup, Zagreb, Podgoricë duke vazhduar edhe në pikat kryesore të Evropës.

    NDËRSA MËSOHET SE
    NGA MUAJI MARS-PRILL 2019 "AIR ALBANIA" DO TË NISË FLUTURIMET DIREKTE
    TIRANË-IZMIR-TIRANË (destinacion i dytë në Turqi).


    Për Diasporen Shqiptare të Turqisë ka një rëndësi të madhe krijimi bashkërisht i "Air Albania"s me Turkish Airlines. Tani e tutje Shqiponja e dykrenare do jetë pranë hënës e yllit turk në ajër. Ne Diaspora Shqiptare e Turqisë jemi krenar që ri-shohim Shqiponjën dykrenare përsëri në qiell, dhe për këtë ndihemi të nderuar të falenderojmë të gjithë kontribuesit e projektit, Presidentin Erdogan, Turkish Airlines, Kryeministrin Rama dhe biznesmenët tanë.

    Gjithashtu si diasporë theksojmë që ne Shqiptarët e Turqisë, vazhojmë të japim kontribut të madh ekonomik dhe shoqëror si në zhvillimin e mëmëdheut tonë, po ashtu edhe në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkanit Perëndimor. Shqiptarët e Turqisë do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim pafund, ku tashmë ky realitet është nje fakt i pa-mohueshem, dhe ne ndihemi krenar për këtë.

    ↓↓↓
    Video nga Inagurimi https://www.facebook.com/edirama.al/videos/550192315401309/

    ↓↓↓
    Ka edhe kritika për inagurimit që bëri kryeministri Edi Rama, ka edhe njerëz që bëjnë shaka në mediat sociale, çështjet që vijojnë në kritika janë se "përse nuk ka shqip askund, pavarësisht faktit se kompania "Air Albania" është formuar së bashku me Turkish Airlines i cili ka përvojë globale në këtë drejtim dhe është gjigantin botëror".

    ↓↓↓
    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË
    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË
    ↓↓↓

    Sokol Brahaj

    15/09/2018
    Izmir, Turqi





    BesaTime.com

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)...

    NJOFTIM PËR KONFERENCË NË UNİVERSİTETİN DOKUZ EYLÜL: NACIONALIZMI SHQIPTAR DHE PROBLEMI I ÇAMËRISË NË BALLKAN

    NJOFTIM PËR KONFERENCË NË UNİVERSİTETİN DOKUZ EYLÜL: NACIONALIZMI SHQIPTAR DHE PROBLEMI I ÇAMËRISË NË BALLKAN IZMIR, TURQİ...

    “PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN -THA POPULLI TURK

    “PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN-THA POPULLI TURK Fjalimi Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan pas fitimit të referandumit popullor për ndryshimin e 18 neneve të kushtetutës të cilat do bëjnë ndërrimin e sistemit parlamentar...

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....

    NË STAMBOLL 1909[1325] GAZETA SHQIP & OSMANISHT "SHQIPTARI-ARNAVUT

    NË STAMBOLL 1909[1325] GAZETA SHQIP & OSMANISHT "SHQIPTARI-ARNAVUT NGA DERVISH HIMA DHE SHOKET E TIJ NË VITIN 1909[1325] BOTOHET NË STAMBOLL GAZETA SHQIP & OSMANISHT "SHQIPTARI---/---ARNAVUT" 1325/1909'da Derviş Hîmma Ve diğer...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com