BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM

    Kategori: KRYESORET Tarih: 15-03-2018, 22:52
    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM



    O SHQIPËRIA IME ÇFARË PO NDODH ME NE?
    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM:
    "JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM"
    Nga: VEZUELA SANXHAKU


    Unë jam një shqiptare ku ndihem teper krenare për origjinën time. Kudo që jam e kudo që shkoj e them, e shpreh dhe e kopmozoj me plot krenari që “Jam Shqiptare”, “Jam Ilire”, “Jam Arbëreshe”, “Jam Mbesë e Skenderbeut”. E dua vendin tim aq shumë sa që nuk e mendojsha kurrë largimin nga vëndi im apo jetesen në një vend tjeter, por, sot jam larg, vetem ëndrra më ço çdo natë në mëmëdhe… sepse dje, ikja me trokiti ne derë dhe u bë realitet për mua sikurse presin rradhën mijëra e mijëra bijë e bija shqipesh…

    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM



    E them me gjithë zemër se unë këtë kurrë nuk e mendoja… Nuk e mendoja kurrë por mu desh të ta mendoja dhe të hidhja atë hap që të të largohesha në një vend tjeter, ku për ç’ka e dimë gjithë si komb, vetem për një mundësi, një jetë më të mirë... Me shumë dilema e kisha në fillim, por sot, që kaluan disa vite mendoj se kam marrë vendimin e duhur si qytetare e thjeshtë, dhe pse ky vendim është i hidhur shumë për nënën tonë Shqipërinë.

    Këtu këtë “PSE”hin dua ta spjegoj edhe pse s'më pyeti shteti im kurrë se ku po shkoja, e sot ku jam. Këtu dua të them disa nga arsyet e shumta që duke pa aktualitetin shoqëror të mëmëdheut tim, Shqipërine e Mbarë Trevat Shqiptare, ende më bëjnë të mendoj që ikja ime edhe pse ishte e hidhur kombëtarisht, vazhdon të jetë vendimi vetjak më i mirë…

    Shumë shpesh sa herë që më jepet mundësia shkoj në Tiranë tek familja ime, miqtë, shkollat dhe kujtimet e mia që mua më formuan, e që sot jam dikushi, këtu ku jetoj e punoj… Dhe sa herë që shkoj më ngulet edhe nga një gjemb më shumë në zemër. Sepse ai gjemb i ri i bashkohet gjembave të vjetër dhe më qan zemra e shpirti dhe më ri-kujtohet e madhja frazë “ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti” dhe “koha është e maskarenjve por Shqipëria e Shqiptarëve”. Sa herë vi e shkoj, e njëjta situatë, si më moshtë…

    POLITIKA: Politikanët që drejtojnë mbarë kombin Shqiptarë, por sidomos elita politike në Shqipërinë time të dashur është po të njëjta që kur unë kam qënë foshnje e fëmijë. Ndryshimi i vetem është se unë jam rritur e ata janë plakur e shëndoshur e mirë trajtuar nga të ardhurat e përfituara po në emër të popullit po nga i njëjti Popull. Populli ka vite që hesht, e vazhdon heshtjen ose largohet në heshtje, si unë e mijëra bijë e bija shqiptare…

    SHKENCA: Si në të gjitha trevat tona ashtu edhe në Tiranën time bibliotekat janë bosh, por kafenetë plot. Sa herë kam shkuar në Biblioteken Kombëtare jam ndeshur me profeser Zyhdi Dervishin dhe tek-tuk ndonjë të ri. Mosha e tretë që lexojnë ende gazetat e përditeshme. Por nëse nga Biblioteka eci drejt Bllokut, Myslym Shyrit, Rruges së Kavajës, 21’shit, Vasil Shantos… kafenetë janë plot, e plot të reja hapen çdo ditë. Dhe e keqja e të këqijava është se të rinjtë e të rejat tona sot e quajnë “arritje” pirjen e një kafe në Bllok. Nuk mund të të përgjithësohen sepse ka plot të rinj shqiptarë që janë krejt e kundërta e këtyre... Por dëshperuese është se shumë i shoh në të tillë situatë.

    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM


    EMIGRIMI, PLAGË E NJËJTË: Shumë të rinj e të reja tentojnë të ikin. Ashtu siç bëra edhe unë. Ika. Ika sepse pavarësisht një edukimi ku u mundova të të jap maksimumin tim dhe u shperbleva në nota të mira, nuk arrita të të gjej asnjë punë në profesion apo diçka të ngjashme me të. Vetem se shyqyr që “Call Center”at janë pafund në Tiranë dhe mua vetem aty mu dha shanci të punoj në një nga ato, dhe ajo “ishte mundësia e vetme” që të të fitoja disa të ardhura pas një diplomimi në Master të Shkencave në Sociologji.

    KOMBI, ARTI, KULTURA: Arti nuk vleresohet as në Shqipëri e as në Trevat tona Shqiptare, edhe sot e kësaj dite, më teper rëndësi kanë godinat e kafeneve se sagodina e Teatrit, Operes, Qendrave të Kulturës apo Muzeve. Zëra të mëdhenj e aktorë gjigand i kanë xjerrë nga vendi i i tyre i dashur, ku ata sot ndoshta e mendojnë se gabimisht janë lindur në atë vend… Gabimsht për fat të keq. Elita politike e mëmëdheut tonë si në Shqipëri, Kosovë, Iliridë e mos të harrojmë dhe Luginen, Presheven e Malësinë tonë ku ata gati t’gjithë jetojnë në luks. Disa politikanë shesin ose e falin detin, disa të tjerë malet e tokën, disa të tjerë arritjen e një avancimi shumë të vogel për gjuhen shqipe na e tjetërsojnë duke na thënë se e zyrtarizuam, të Presheves janë të lodhur, të Malsisë kanë ngelë jetimë, a ndërsa nga Sanxhaku i shqipes s’ka ende asnjë kushtrim. Ndërsa njerëzit e shkencës, intelektualët e kulturës e të artit, pra artistët e mëdhenj jetojnë në shtëpi modeste, për mos thënë në azile pleqsh...

    PËRSE MË DETYRUAT TË THEM: JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM

    PËRFUNDIMISHT, kështu edhe unë si shumë nga rinia shqiptare vazhdoj jetën time shumë larg mëmëdheut, me mallë në zemër. Me keqardhje tani në fund të këtyre reshtave dua ta pyes “eliten politike që drejtojnë kombit tim” t’patken për këto vitet e rinisë time: JU, PËRSE MË DETYRUAT MUA E MIJËRA SHQIPTARË QË TË THEMI SE “UNE JAM E LUMTUR QË NUK JETOJ NË ATDHEUN TIM TË DASHUR”???

    Vezuela SANXHAKU për BesaTime me 15/03/2018


    BesaTime.com

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI Intervistё Ekskluzive për BesaTime nga @Sokol_BRAHAJ Doktoresha shqiptare e Harvard'it thotë që sot ka shumë shqipëtarë në botë të cilët me dinjitet...

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ "Amanet një grusht dhe’ nga Shqipëria për ta vënë tek varri i gjyshit tim më 27 Qershor"...

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it Megjithëse është vënë në syrin e ciklonit nga sllavo-maqedonët, por edhe shqiptarë të bindur të konjukturës, Mesila Doda nuk është tërhequr nga deklaratat e saj për Iliridën. Në...

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË Kthimi i ndaluar në Çamëri: “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com