BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

Presidenti Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë

Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 31-05-2022, 21:40
Presidenti Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë

Në datë 23 maj 2022 Ministri grek i Punëve të Jashtme, zoti Nikos Dendias ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar me Ministren e Punëve të Jashtme dhe me Kryeministrin.

Sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Pas përmbylljes së vizitës në Tiranë, Ministri Dendias në një intervistë të dhënë për shtypin grek ndër të tjera është shprehur gjithashtu se: “…… u ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës Kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme atëherë.”

Kjo deklaratë e Ministrit Dendias është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe është bërë publike edhe këtu.

Sqaroj se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati përmes kërkesës nr. 2428 prot., datë 13.02.2018, paraqiti pranë Presidentit të Republikës kërkesën për pajisjen e grupit negociator me autorizim për plotëfuqi për nisjen e procesit të negociatave me Republikën e Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Presidenti i Republikës, konstatoi një mori problematikash dhe të metash që duheshin ndrequr në paraqitjen e kësaj kërkese.

Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga Ministri i Jashtëm, Presidenti i Republikës, përmes Aktit nr.733, datë 19.03.2018, Autorizoi Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë që, sipas kritereve të këtij Autorizimi, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve.

Dëshiroj të theksoj se, grupi negociator i Republikës së Shqipërisë, është pajisur me autorizim për plotëfuqi, për të negociuar vetëm për arritjen e një “Projektmarrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve.

Përpos detyrave të tjera, sipas autorizimit të Presidentit të Republikës, vetëm Grupi Negociator është autoriteti publik i mandatuar për të negociuar me palën greke dhe vetëm përsa është përcaktuar në tragrat e dhëna në këtë Autorizim.

Midis dy grupeve negociatore përgjatë periudhës prill-qershor 2018, janë zhvilluar tre raunde të negociatave ( 30 prill, 14-15 maj, dhe 22 qershor 2018).

Presidenti i Republikës pasi është informuar mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre negociatave, ka konstatuar dhe është vënë në dijeni mbi disa problematika dhe shqetësime serioze.

Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator midis Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, në datën 13 qershor 2018, është realizuar një takim.

Në këtë takim u dakordësua që Kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do të paraqiste një kërkesë të re përpara Presidentit për t`u pajisur me Autorizimin e nevojshëm për t`i drejtuar ai personalisht (Kryeministri) negociatat.

Presidenti i Republikës, duke konstatuar se Kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve të ndërmarra, dhe nuk por ndërmerrte asnjë hap në këtë drejtim, me shkresë nr.327/9 prot., datë 21.09.2018, përpos të tjerave, rikërkoi ndërhyrjen e Kryeministrit të vendit pa vonesë, në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga niveli më i lartë politik vendimmarrës, pra nga vet Kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi, në ushtrim të drejtpërdrejtë të vullnetit politik, në të drejtën që ia njeh Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Sërish nga Kryeministri nuk pati reagim në këtë drejtim. Asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit.

Në mungesë të reagimit dhe vullnetit institucional të Kryeministrit për këtë çështje, pra pajisjen me Autorizim për të negociuar, Presidenti i Republikës, duke i qëndruar konstatimeve të mëparshme sërish me shkresë nr.327/11, datë 20.11.2018, i rikërkoi Kryeministrit ndërhyrjen e tij, në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga niveli më i lartë politik vendimmarrës, pra nga vetë Kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi. Edhe për këtë kërkesë të Presidentit nuk pati asnjë reagim dhe Kryeministri nuk parashtroi asnjë kërkesë për Autorizim.

Nga Kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019 – janar 2021 mbajti njëkohësisht dhe detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisje me autorizim dhe asnjë informacion shterues mbi ecurinë e këtij procesi negociator, apo mbi masat dhe analiza që ai (Kryeministri) ka ndërmarrë mbi kërkesat zyrtare të Presidentit.

Ndërkohë që Kryeministri përgjatë gjithë kësaj periudhë që mbante dhe detyrën e Ministrit të Jashtëm, përmes statuseve publike, ka komentuar apo ka dhënë opinione pohuese të tij lidhur me zhvillime ligjore në shtetin grek, për çështje të zgjerimit të ujrave të tyre territoriale.

Këto qëndrime të Kryeministrit, janë vlerësuar dhe cituar edhe nga autoritetet më të larta greke.

Edhe pse kjo çështje paraqet një interes jashtëzakonisht të lartë, Kryeministri/Qeveria jo vetëm me opinionin publik, por dhe me Presidentin e Republikës, nuk ka qënë transparent, dhe asnjë kërkese të Presidentit për informacion nuk i është sjellë një përgjigje shteruese dhe serioze nga ana Kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që, për Republikën e Shqipërisë, është në fuqi Autorizimi i Presidentit të Republikës Nr.933, datë 19.03.2018 dhe nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për ndryshimin, plotësimin, shtimin apo kryesimin e tij, edhe pse 3 anëtarë të Grupit Negociator të Shqipërisë janë larguar nga funksionet bazë për shkak të ushtrimit të të cilëve ata u mandatuan për të qenë pjesë e grupit negociator.

Presidenti i Republikës nuk është në dijeni nëse midis dy Qeverive apo Kryeministrave është miratuar apo është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat.

Megjithëse Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë, Presidenti nuk është informuar zyrtarisht nga Qeveria se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje.

Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët ende zyrtarisht janë në negociata.

Zyrtarët e Republikës së Shqipërisë, duhet të veprojnë me shumë maturi e përgjegjshmëri, pasi çdo dakordësi apo mirëkuptim politik, apo diplomatik i dhënë nga Qeveria shqiptare/Kryeministri, qoftë dhe parimisht, në takime të zhvilluara jashtë kontekstit ligjor negociator të kësaj çështje, apo çdo lloj qasje publike përmes deklaratave/statuseve, janë rekorde të forta, që krijojnë pasoja dhe që mbeten tërësisht nën përgjegjësinë individuale të personave që i kanë shprehur ato, por që nga ana tjetër rrezikojnë të përdoren në të adhmen në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë, në dëm të interesave interesave të saj të ligjshme, në procesin negociator apo në procese të tjera që mund të ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së delimitimit të zonave detare mes dy vendeve tona.

Sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, i përket popullit shqiptar, i cili për këto çështje e ushtron atë përmes përfaqësuesve të tij në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të cilin Qeveria qartësisht e ka shmangur në këtë proces gjithashtu, sipas dijenisë tonë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se Kuvendi i Shqipërisë, duhet të informohet, të analizojë dhe vendosë mbi mënyrën e veprimit që do të duhet të ndjekë Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Vetëm kështu çdo lloj zgjidhje e saj, do të gëzojë mbështetje të plotë të të gjithëve por dhe besimin e opinionit publik dhe popullit shqiptar.

Kushtetuta, aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese 15/2010, janë akte në fuqi, të pacenuara dhe që përcaktojnë qartë si territorin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, mënyrën e veprimit në çështje të kësaj natyre dhe çdo autoritet shtetëror ekzekutiv, legjislativ, apo gjyqësor, duhet të veprojë në përputhje me parimet, vlerat dhe detyrimet që përcaktohen në to.

Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve, e cila në vlerësim të Presidentit të Republikës, duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2010 dhe të drejtën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare të Shqipërisë, në interes të plotë të ruajtjes dhe të ushtrimit të sovraniteit territorial dhe juridiksionit kombëtar, dhe për të garantuar sa më mirë sigurinë, dobinë ekonomike e sociale të vendit.

Duke shprehur mirëkuptimin për ndjeshmërinë e lartë të popullit shqiptar, për çështje të kësaj natyre, Presidenti i Republikës, rithekson edhe një herë se, jo vetëm deri në 24 korrik 2022, datë kur përfundon mandati Presidencial, por edhe pas kësaj date dhe në vijimësi do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente dhe konstruktive, në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, me Kuvendin e Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër të përfshirë në këtë proces. 30 Maj 2022
Ilir Meta President.al
Presidenti Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë
Bseryg 14 Mart 2024 23:10

cipro us - keflex 250mg uk cost amoxiclav
Alıntı yap
Xorejf 17 Mart 2024 18:24

order metronidazole for sale - order metronidazole 200mg online cheap generic zithromax 250mg
Alıntı yap
Krpckq 18 Mart 2024 16:13

purchase ciplox sale - purchase chloromycetin buy erythromycin 250mg
Alıntı yap
Iidxvz 19 Mart 2024 23:48

purchase valtrex for sale - diltiazem 180mg cost zovirax 800mg without prescription
Alıntı yap
Jokdfo 20 Mart 2024 19:47

ivermectin 6 mg oral - purchase ciplox sumycin tablet
Alıntı yap
Bnmfgd 21 Mart 2024 21:47

flagyl sale - amoxil order zithromax 500mg tablet
Alıntı yap
Tvfwnp 22 Mart 2024 21:59

ampicillin over the counter how to buy penicillin amoxicillin oral
Alıntı yap
Ocowoz 23 Mart 2024 15:45

buy lasix 100mg - order atacand pill oral capoten 120mg
Alıntı yap
Bnvwvd 26 Mart 2024 15:05

order glucophage pills - order ciprofloxacin 1000mg online cheap lincocin 500mg us
Alıntı yap
Xqxyms 26 Mart 2024 22:36

order retrovir 300 mg online pill - buy rulide 150 mg sale zyloprim 100mg pill
Alıntı yap
Lkwvyb 30 Mart 2024 00:38

how to get seroquel without a prescription - luvox 100mg without prescription purchase eskalith for sale
Alıntı yap
Xldzvp 31 Mart 2024 20:44

buy anafranil 50mg - amoxapine 50 mg usa doxepin drug
Alıntı yap
Gawwdo 4 Nisan 2024 12:52

cheap amoxil online - cephalexin 500mg for sale buy generic ciprofloxacin 500mg
Alıntı yap
Oeotkh 4 Nisan 2024 22:16

amoxiclav canada - how to get zyvox without a prescription ciprofloxacin 1000mg ca
Alıntı yap
Seamku 9 Nisan 2024 22:54

buy cleocin online - order oxytetracycline 250 mg how to buy chloromycetin
Alıntı yap
Yqoqqp 10 Nisan 2024 22:49

oral zithromax 250mg - ciplox usa ciplox 500 mg uk
Alıntı yap
Wnjwcr 13 Nisan 2024 14:12

buy albuterol - buy allegra 120mg online purchase theo-24 Cr online cheap
Alıntı yap
Rbjann 13 Nisan 2024 15:18

ivermectin 3mg - buy generic levaquin over the counter generic cefaclor 500mg
Alıntı yap
Yewfdh 16 Nisan 2024 00:25

buy generic clarinex 5mg - order albuterol 2mg generic albuterol brand
Alıntı yap
Stovqt 16 Nisan 2024 16:28

oral depo-medrol cost - buy claritin without prescription generic azelastine 10 ml
Alıntı yap
Tcazco 17 Nisan 2024 22:27

glyburide ca - glipizide 5mg without prescription buy dapagliflozin 10mg generic
Alıntı yap
Cinxbs 20 Nisan 2024 21:29

repaglinide 2mg for sale - buy prandin online buy jardiance 10mg for sale

glycomet 500mg without prescription - sitagliptin 100 mg tablet precose for sale online
Alıntı yap
Mivrje 22 Nisan 2024 17:09

buy lamisil cheap - griseofulvin 250mg pills purchase grifulvin v online
Alıntı yap
Kkrsnr 23 Nisan 2024 19:16

buy semaglutide no prescription - where to buy glucovance without a prescription buy generic desmopressin online
Alıntı yap
Lbluxo Bugün, 22:14

famciclovir 500mg generic - zovirax where to buy purchase valaciclovir online cheap
Alıntı yap

ATHINA KËRKON VETËVENDOSJE PËR "VORIO-EPIRIN"

▌ ATHINA KËRKON VETËVENDOSJE PËR "VORIO-EPIRIN" Nga Shaban Murati Pas suksesit të diplomacisë greke, që i imponoi diplomacisë dhe qeverisë shqiptare në vitin 2018 rinegocimin e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 për...

PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019...

GREQISË PO I ÇAHET THESI I MINORITETEVE

GREQISË PO I ÇAHET THESI I MINORITETEVE Nga Shaban MURATI...

STOP TRADHTISË KOMBËTARE, ATDHEU MBI TË GJITHA "MARRËVESHJA E DETIT DHE SHKUJDESJA E FRIKSHME E POLITIKËS"

STOP TRADHTISË KOMBËTARE, ATDHEU MBI TË GJITHA "MARRËVESHJA E DETIT DHE SHKUJDESJA E FRIKSHME E POLITIKËS" NGA: SULEJMAN GJANA...

Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli

Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Gaoli në Tiranë, duke e konsideruar si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të...

Yorum ekle
Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

Kodu girin:
Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
Kodu Güncelle

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com