BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

    Kategori: KRYESORET Tarih: 9-06-2019, 19:22
    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

    PRESIDENTI META: NË EMËR TË UNITETIT KOMBËTAR, ANULLOJ ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

    DEKLARATË E PLOTË E PRESIDENTIT META



    8 Qershor 2019 DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

    1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

    2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

    3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

    4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

    5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

    Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

    Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

    U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

    Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

    Shqipëria e para!
    Shqipëria si gjithë Evropa!
    http://president.al
    08/06/2019

    BesaTime.com

    NJË TURQI E FORTË-AVANTAZH GJEOPOLITIK PËR SHQIPËTARËT

    NJË TURQI E FORTË-AVANTAZH GJEOPOLITIK PËR SHQIPËTARËT Nga: Shaban MURATi...

    PANDELI MAJKO: MBLIDHE MENDJEN E BËHU BURRË SHTETI

    PANDELI MAJKO: MBLIDHE MENDJEN E BËHU BURRË SHTETI...

    Ramush Haradinaj dhe Shpetim Idrizi: Aleancë Strategjike për Ardhmërinë e Drejtësisë, Integrimit dhe Unitetit Kombëtar

    Ramush Haradinaj dhe Shpetim Idrizi: Aleancë Strategjike për Ardhmërinë e Drejtësisë, Integrimit dhe Unitetit Kombëtar...

    Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli

    Presidenti Nishani priti Zv/Kryeministrin Kinez Zhang Gaoli Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Gaoli në Tiranë, duke e konsideruar si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të...

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE shkruan adresen e vet te rrjetit social Vjollca Braho. Postimi i plotë;...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com