BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË

    Kategori: KRYESORET Tarih: 27-02-2017, 10:30
    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË
    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË

    Kthimi i ndaluar në Çamëri: “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im bir ka kërkuar të marrë një vizë për të vizituar tokën e të parëve, por nuk e kanë lejuar.” Brenga çame përvijohet në sytë e përlotur të 73-vjeçares, e cila për më shumë se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.

    Rrëfimi rrënqethës i Meno Dines:
    Kur la oborret e Paramithisë në moshën 8-vjeçare për të mos u kthyer kurrë më. Masakrat e grekëve dhe gjermanëve ndaj popullsisë së Çamërisë dhe rruga e gjatë, e mundimshme drejt Shqipërisë.
    Ishte vetëm 8 vjeç, kur e mori vesh se duhet të linte oborret e fëmijërisë së saj për të mos i parë kurrë më. Meno Dine, është e moshuara nga Çamëria, e cila rrëfen me emocione të rralla ditën kur e la Çamërinë. Ajo rrëfen me shumë emocion ditët e fundit në Paramithi, fjalën e atit të saj, kur kishte vendosur të largohej bashkë me familjen për tu nisur drejt Shqipërisë dhe brengën e madhe për kthimin në Çamëri.

    “Nesër do të nisemi për në Shqipëri. Fshati u dogj i tëri nga gjermanët dhe grekët. Nuk mund të rrimë më këtu. Na dhimbset toka, Çamëria, por po na vrasin e po na presin. Duhet të shpëtojmë kokën.”

    Dëgjoja fjalët e tim eti që, ndërsa bisedonte, me mbante në prehër dhe më shkuan lot nga sytë. Isha e vogël, por e kuptova se po iknim diku larg, tepër larg nga shtëpia ku kisha lindur dhe me të cilën me lidhnin aq shumë kujtime.
    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË
    Në një intervistë për gazetën Illyria, në vitin 2008, Meno Dine, ka rrëfyer kujtimet e hidhura për Çamërinë. Ajo ka lindur në Paramithi, që dikur ishte pjesë e distriktit te Janinës. Ajo ishte vetëm 8 vjeçe, kur paraushtarakët grekë të gjeneralit Zerva masakruan rreth 600 pjestarë të komunitetit mysliman të njërit prej fshatrave më të rëndësishëm të Çamërisë. Burra, gra e fëmijë u shkuan në plumb pa mëshirë, ndërsa shumë prej tyre u torturuan barbarisht përpara ekzekutimit.

    “I vetmi mashkull që mbeti gjallë në Paramithi nga masakra e 27 qershorit ishte babai i Tahir Muhedinit”, tregon e moshuara. Kjo, pasi një natë më parë, ai kishte shkuar si mysafir në një fshat tjetër, te daja e tij. Shumë prej familjarëve dhe të afërmve të mij u vranë, ndërsa ne morëm rrugën e kurbetit.


    Ikja


    “Në zbardhjen e ditës, pasi kishim përgatitur rroba e ushqime, se do të iknim në këmbë, burrat e fisit ngarkuan mushkat dhe morëm rrugën. Ishte shtator i vitit 1944 dhe ishte ende kohë lufte. Karvani i gjatë marshoi për javë e muaj të tërë. Shtëpia jonë dhe e xhaxhait kishim vetëm tre kuaj e mushka të ngarkuara. Ecnim e pushonin rrugës, gatuanin ato që kishin me vete. Ditët kalonin dhe njerëzit lodheshin nga marshimi i pafund. Gratë mbanin edhe rroba në krahë, por edhe fëmijët që kishin kopanec.

    Pas javësh të tëra udhëtim, karvani mbërriti në fshatin Pul Fushë, ku ndenjën dy netë. Me pas, shkuam pranë kufirit greko-shqiptar në Sajadhë, ku ndenjën për tre muaj. Dimri hyri dhe kishim shumë ftohtë. Pas tre muajsh kaluam me varka për të shkuar në një fshat të Sarandës. Ndërsa niseshim, na dolën para grekët, të cilët me çengela tërhiqnin varkat tona. Na morën ushqimet, bizhuteritë e ç’kishim e na lanë të iknim. Isha fëmijë. Gjatë kohës që iknim natën me varka, unë mbaja duart në ujin e detit.”


    Viktima e parë në tokën shqiptare

    “Në tokën shqiptare vdiq e para nga të ftohtit kushërira ime, Havaja. Ishte vetëm 18-muajshe. Pas kësaj dolëm në Delvinë, ku ndenjëm rreth një javë. Qendruam në një shtëpi të djegur e të braktisur. Shtroje e mbuloje kishim jorganët e pajave, që grate kishin marrë me vete. Më kujtohet se ishin rroba të shtrenjta prej kadifeje e të qendisura me serm. Por, gjermani nuk na u nda edhe në Shqipëri. Një ditë erdhën dhe i vunë zjarrin shtëpisë, ku qëndronim. Rrobat tona u dogjën të gjitha dhe morëm sërish rrugën, këtë herë drejt Myzeqesë.”
    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË
    Kthimi i ndaluar në Çamëri

    “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im bir ka kërkuar të marrë një vizë për të vizituar tokën e të parëve, por nuk e kanë lejuar.”

    Brenga çame përvijohet në sytë e përlotur të 73-vjeçares, e cila për më shumë se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.
    27.al



    BesaTime.com

    N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT

    N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT GJENOCID-BËRËSI I ASHTQUAJTURI "Katili Gjakpirës Napoleon Zerva, [ministër i Greqisë]" asnjëherë nuk luftoi kundër ushtrisë italiane apo gjermane gjatë vitëve të...

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS...

    O “YLLI” I DREJTËSISË PO ME DASHNORET Ç’KANË ?

    PO ME DASHNORET Ç’KANË? pyet Mira Kazhani pas prononcimit për mediat që bëri Ylli i drejte(!)sisë pasi e larguan nga posti më i SHTREMBËRT ministror, ai i drejtësisë... ku një gjë e lehtë për opinionin shqiptar është kjo pyetja:...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com