BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SYNIMET STRATEGJIKE TË SERBISË NË KOSOVË

    Kategori: KRYESORET / RAJONI Tarih: 20-05-2020, 15:15
    SYNIMET STRATEGJIKE TË SERBISË NË KOSOVË


    SYNIMET STRATEGJIKE TË SERBISË NË KOSOVË
    Nga: Xhafer SHATRI

    Kryeministri i Jugosllavisë së parë, Nikolla Pashiq, kur u bind se nuk mund ta ndalnin njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë si shtet i pavarur dha një premtim, që Serbia i ka mbetur besnike deri sot (Parafrazim): Do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mbetet përgjithmonë një shtet i dobët, i çorganizuar dhe i destabilizuar.


    Ajo që nuk flitet asnjëherë në publik, por që përbën boshtin dhe thelbin e negociatave të Serbisë me Kosovën janë këto pika rëndësore strategjike:

    1. Maja e Pançiqit

    Kjo Maje ndodhet në veri të Kosovës dhe, sipas disa dëshmive autoktone të pleqve të Shalës së Bajgorës, nga shqiptarët është quajtur deri vonë Maja e Madhe ose Maja e Diellit, për t'u shkrirë me kohën në versionin e imponuar serb: Maja e Milanit (Millanov Vrh), sipas Millan Obrenoviq, princ dhe sundimtar i Serbisë (1868-1882).

    Në vitin 1951 Maja merr emrin e mjekut dhe botanistit Josif Pançiq.

    Maja është e lartë 2017 m dhe me e madhja e masivit të Kopaonikut.

    Nga kufiri me Kosovën, Majën e ndanë distanca prej 300 metrash.

    Në Maje, është mauzelumi i Milan Obrenoviqit, më vonë i Josif Pançiqit, një bazë ushtarake e Serbisë, e cila vazhdon të jetë edhe sot, bashkë me radarët e fuqishëm, përmes të cilëve Serbia vazhdon të kontrollojë hapësirën ajrore të, gati, krejt Ballkanit.

    Në rast të një normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën, do të vlejnë normat ndërkombëtare të menagjimit të kufijve, sipas të cilave, nuk lejohet të ketë baza ushtarake në vijën kufitare.

    2. Miniera e Trepçës

    Trepça është miniera më e madhe e plumbit, zinkut dhe argjentit në Evropë. Prandaj edhe interesi më i prekshëm strategjik, politik dhe ekonomik i Serbisë në Kosovë.

    Bazeni minerar i Trepçës shtrihet në një territor të madh, ndërkaq rezervat e saj të paprekshme llogariten me shifra marramendëse prej të paktën 100 miliardë euro.

    Cilado qoftë vlera ekonomike e këtij bazeni minerar, rëndësia gjeopolitike është edhe më e madhe: krijimi i një territori të pastër serb në mes Kosovës dhe Sanxhakut...

    Njëri prej shkaqeve kryesore pse disa vende Përendimore, përfshirë, së fundi, edhe segmente në SHBA, kanë pranuar ndarjen e Kosovës, qëndron te informacionet interne që ua ka servuar atyre Serbia, e sipas të cilave është e domosdoshme që kufiri mes Sanxhakut dhe Kosovës të kontrollohet krejtësisht dhe përgjithmonë nga Serbia dhe qytetarë të militarizuar serbë, gjoja për t'u këputur e ashtuquajtura Transversale e Gjelbërt Stamboll-Shkup-Prishtinë-Novi Pazar-Sarajevë..., një shpifje e suksesshme e propagandës diabolike serbe.

    3. Liqeni i Gazivodës, Ujmani...

    Lumi Ibër është lumi më i madh i Kosovës, ndërkaq, Ujmani apo Liqeni i Gazivodës është rezervoari më i madh ujor i vendit me gjithsejt 11.9 km2 sipërfaqe dhe thellësi deri në 105 m. Cënimi në çfarëdo forme i kësaj pasurie strategjike, përmes të cilit furnizohet me ujë krejt Kosova Qendrore dhe termocentralet e Obiliçit, paraqet rrezik tepër të madh për të ardhmen e Kosovës.

    Siç dihet, sidomos në Lindjen e Mesme janë shkaktuar lufta të tmershme jo gjithaç për burimet e naftës sa për të kontrolluar burimet e ujit; Rrafshnalta e Golanit në Siri ( e zaptuar nga Izraeli më 1967), prej nga kontrollohet Liqeni i Tibrit e lumi Jordan..., ndërsa në Irak është luftuar dhe luftohet akoma për lumenjtë Tigri e Eufrati...

    Të pranosh administrimin e Ujmanit nga Serbia apo nga kushdoqoftë tjetër është e njëjta gjë si administrimi i Srebërnicës nga serbët ose administrimi Brçkos nga ndërkombëtarët. Në të dyja rastet Dodiku me shokë tallen për çdo ditë dhe shtypin pamëshirshëm popullsinë autoktone e të gjakosur boshnjake.

    4. Maja e Moknës

    Bjeshkët e Moknës shtrihen në pjesën veripërendimore të Kosovës, mu në kufi me Sanxhakun. Maja e këtyre bjeshkëve, e njohur si Maja e Moknës, ndodhet shumisht në territorin e Kosovës. Ajo ka një lartësi mbidetare prej 1902 m. Prej kësaj Majeje shihet, si në pëllëmbë të dorës, e tërë Kosova dhe Sanxhaku.

    Gjatë viteve 1982-1984, në Majën e Moknës, është ndërtuar një bazë moderne ushtarake me një labirint të shpeshtë tunelesh, me heliodrom dhe me një antenë të fuqishme vëzhgimi.

    Gjatë luftës, prej Majës së Moknës ushtria serbe ka granatuar me raketa Rrafshin e Podgurit dhe Drenicën.

    Më 24 mars 1999, në orën 9h15, forcat e Natos e kanë bombarduar këtë bazë ushtarake.

    Pas Luftës kjo bazë është plaçkitur deri në gozhdën e fundit dhe paria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjëherë qoftë edhe hapin më të vogël për të mbrojtur këtë pasuri të çmueshme.

    5. Kishat, exterritorialiteti

    Në negociatat e Thaçit me Vuçiqin është biseduar gjerësisht edhe për dhënien e, të paktën, 5 manastireve ortodokse statusi i eksterritorialitetit. Në këtë rast këto manastire dhe pronat përreth që u janë dhënë do të jenë jashtë çdo kontrolli të autoriteteve të Kosovës. Kjo praktikisht është një formë e rrezikshme e bosnjëzimit të Kosovës.

    Përfundim

    Kryeministri i Jugosllavisë së parë, Nikolla Pashiq, kur u bind se nuk mund ta ndalnin njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë si shtet i pavarur dha një premtim, që Serbia i ka mbetur besnike deri sot (Parafrazim): Do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mbetet përgjithmonë një shtet i dobët, i çorganizuar dhe i destabilizuar.

    E njëjta formulë tashmë po aplikohet kundër Kosovës. Negociatat për ndarjen e saj janë në këtë funksion. Plani antishqiptar Thaçi-Vuçiq ishte në rrugë për t'u realizuar dhe këtë e dëshmojnë shumë argumente kokëforta. Ja disa prej tyre: Përpjekja e pushtetarëve të Kosovës që eshtrat e Isa Boletinit të mos rivarrosen te Kulla e Tij në Boletin, por në Vlorë ose në Isniq (1), intervistat e Thaçit dhënë gazetës “Le monde“ (2), që ishte hollësisht në rrjedhë të bisedimeve, dhe televizionit Fr24 (3), në të cilat kryetari i Kosovës avokon qartaz copëtimin e vendit.

    Përndryshe, “korrigjimi“ i kufijve, siç e quan Hashim Thaçi copëtimin e Kosovës, në rrafshin ushtarak do t'i krijonte Serbisë një epërsi të jashtëzakonshme strategjike, sepse do ta zhveshte Kosovën nga çdo mundësi mbrojtjeje dhe kundërsulmi. Ndërkaq, ky copëtim domosdo do të çonte edhe te masakrimi territorial dhe defaktorizimi përgjithmonë i Kosovës Lindore.

    Ngjarjet e vitit 2004 dhe Raporti i Dick Martit, ku roli i Hashim Thaçit ishte dhe është parësor, janë investimi më i suksesshëm i Serbisë në Kosovën e pasluftës, në thelb të të cilit ishte synimi strategjik për ndarjen e Kosovës.

    Kjo nuk do të mund të bëhej ndryshe pos duke pasur përballë përfaqësues të Kosovës që e kanë jo vetëm bishtin por edhe shpirtin e zënë me derë.

    Fusnotat
    1. https://www.botasot.info/kosova/404607/historiani-imeraj-ja-arsyet-pse-votova-kunder-rivarrosjes-se-eshtrave-te-isa-boletinit-ne-vlore/
    2. https://www.lemonde.fr/long-format/article/2018/09/21/kosovo-serbie-l-echange-de-territoires-la-fin-d-un-tabou_5358260_5345421.html
    3. https://www.france24.com/fr/entretien-france-24-frontieres-paix-accord-kosovo-serbie-president-thaci


    Marre nga www.xhafershatri.info

    SYNIMET STRATEGJIKE TË SERBISË NË KOSOVË



    BesaTime.com

    AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË

    AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË PIKAT E MARRËVESHJES KOSOVË–SERBI TË PËRGATITURA NGA AMERIKA, FRANCA, RUSIA Sokol Brahaj...

    DIPLOMATI SHABAN MURATI BËN 14 PYETJE TË DITËS PËR PRISHTINËN DHE TIRANËN

    DIPLOMATI SHABAN MURATI BËN 14 PYETJE TË DITËS PËR PRISHTINËN DHE TIRANËN...

    E DASHUR PRISHTINË, HARRIMI I PRIORITETEVE ÇON NË HUMBJE

    E DASHUR PRISHTINË, HARRIMI I PRIORITETEVE ÇON NË HUMBJE Nga SHABAN MURATI 1-Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atllantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën. 2.-Që Serbia...

    DASHURI USHTARAKO - FETARE GREQI-SERBI Nga: Shaban MURATI

    DASHURI USHTARAKO - FETARE GREQI-SERBI Nga: Shaban MURATI...

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com