BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    Kategori: KRYESORET Tarih: 3-08-2017, 15:44
    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë",
    sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje taktiko–propagandistike për konsum të brendshëm e të jashtëm, mendova të sjell për respektin ndaj lexuesve të mij dhe si literaturë ndihmëse për diplomacinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, analizën time lidhur me këtë formulë, kur ajo u hodh për herë të parë nga ambasadori i njohur gjerman Volfgang Ishinger. Kjo analiza është botuar te 7 vite më parë në “GazetaShqiptare” të datës 27/9/2010 shkruan ishambasadori Shaban Murati në facebook në faqen e tij.


    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”
    Diplomacia gjermane ka rimarrë një hov të ri interesimi në çeshtjet e Ballkanit, gjë e cila padyshim paraqet një skenar më interesant zhvillimesh të pritshme në rajonin tone. Pas suksesit të arritur nga diplomacia gjermane, bashkë me atë angleze, për ta detyruar Serbinë të heqë dorë nga rezoluta obstruksioniste serbe në OKB kundër vendimit të GJND në favor të pavarësisë së Kosovës, dhe pranimit nga Beogradi të rezolutës së hartuar nga Gjermania dhe Britania e Madhe në emër të BE-së, shenjat janë se Berlini pritet të ndërmarrë hapa të reja në Ballkan. Dhe duke qenë se suksesi i diplomacisë gjermane në çeshtjen e konfliktit Serbi-Kosovë e ka inkurajuar më shumë Gjermaninë që të shkallëzojë veprimtarinë e saj në Europën Juglindore, duket se ajo do të ofrojë nisma dhe propozime të reja në çeshtjen, me të cilën e filloi ofensivën e saj ballkanike: në çbllokimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Pesha jashtëzakonisht e madhe politike dhe ekonomike e Gjermanisë në Bashkimin Europian përbën një faktor tepër ndikues, si në Serbi, ashtu dhe në Kosovë, të cilat janë dy shtete, që kanë kërkuar zyrtarisht të bëhen anëtare të BE-së.

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    Një faktor, që me sa duket nuk po lihet jashtë vëmendjes së diplomacisë gjermane është edhe përvoja historike, që Gjermania ka në historinë e shtetit dhe të kombit gjerman, si në marrëdhëniet e vështira mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore, ashtu dhe në marrëdhëniet akoma më të vështira mes Gjermanisë Perëndimore me ish-Bashkimin Sovjetik.
    Në mënyrë të veçantë, përvoja e marrëdhënieve mes dy shteteve gjermane në vitet 70', po veçohet në qarqet e diplomacisë gjermane si një manual i mundshëm, i cili mund të shërbejë për të çliruar bllokimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për t'i hapur rrugën një bashkëpunimi konkret dhe një njohjeje shtetërore reciproke. Në këtë klimë të aktivizimit ballkanik të diplomacisë gjermane, po qarkullon në qarqet europiane të interesuara për rajonin, dhe sidomos të interesuara për çeshtjen e konfliktit Serbi-Kosovë, edhe idea e formulës së "dy Gjermanive", pra aplikimi i metodës së ndjekur për rregullimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje në vitin 1972, mes shtetit të Gjermanisë Perëndimore, anëtare e kampit atllantik, dhe shtetit të Gjermanisë Lindore, anëtare e kampit komunist sovjetik.

    Një ballonë prove lëshoi në publik lidhur me këtë formulë, ish-ambasadori gjerman Volfgang Ishinger, i cili ka qenë dhe përfaqësues i Bashkimit Europian në negociatat e trojkës, BE-SHBA-Rusi, me Kosovën dhe Serbinë, në vitin 2007 për çeshtjen e statusit. Idetë dhe propozimet e aplikimit të formulës së "dy Gjermanive", ambasadori gjerman i parashtroi në gazetën "The German times", ku bën thirrje, që jo vetëm të përdoret kjo formulë gjermane, por edhe që "Gjermania duhet të sigurojë që BE të mbajë përgjegjësinë e saj për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe t'i inkurajojë Serbinë dhe Kosovën, që të shkojnë përpara sëbashku". Sigurisht, aktivizimi i diplomacisë gjermane, i një shteti të fuqishëm europian, që e ka njohur Kosovën dhe që ndikoi shumë që Serbia të pranonte në një formë apo tjetër vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, (me rezolutën e re të miratuar nga OKB më 9 shtator), paraqet një element dhe faktor pozitiv për hapjen e rrugës së marrëdhënieve të reja mes Serbisë dhe Kosovës dhe për stabilizimin e rajonit.

    Por përsa i përket idesë dhe formulës së "dy Gjermanive", është me vend të bëhet një ballafaqim se sa përqaset ajo me kohën, terrenin dhe situatat konkrete të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Marrëdhëniet dhe marrëveshja e vitit 1972 mes dy Gjermanive kishte të bënte me marrëdheniet mes dy pjesëve të të njejtit shtet, i ndarë padrejtësisht nga historia dhe nga faktorët ndërkombëtarë. Ishin marrëdhënie mes dy pjesëve të të njejtit popull, i cili kishte të njejën gjuhë, të njejtën racë dhe të njejtën histori dhe mënyrë jetese, por që pushtimi sovjetik e kishte shkëputur një pjesë dhe kishte krijuar realitetin e dy entiteteve shtetërore. Dallimet dhe mosmarrëveshjet mes dy Gjermanive ishin të karakterit ideologjik, ku Gjermania Perëndimore i përkiste botës së lirë demokratike të kampit perëndimor, ndërsa Gjermania Lindore botës së mbyllur të perdes së hekurt të kampit komunist. Thelbi dhe objektivi i marrëveshjes ndërgjermane ishte që të kapërxeheshin mosmarrëveshjet ideologjike dhe të vendoseshin marrëdhenie mes dy shteteve. Gjermania Perëndimore dhe Gjermania Lindore nuk kishin dhe nuk mund të kishin mosmarrëveshje territoresh dhe etnike me njera tjetrën.

    Nuk mund të gjesh dot asnjë pikë për të krijuar, qoftë edhe me zor, paralele me situatat serbo-shqiptare. Serbia dhe Kosova paraqesin dy popuj krejt të ndryshëm me njeri-tjetrin, me gjuhë, racë dhe histori krejt të ndryshme. E përbashkët është faktori i huaj pushtues, që Gjermaninë e ndau më dysh, ndërsa në rastin e Kosovës, faktori i huaj pushtues, Serbia, e aneksoi me dhunë dhe terror në vitin 1912. Nga ana tjetër, në rastin e "dy Gjermanive" kemi një shtet dhe një popull, që u nda në dy shtete dhe në dy popuj, kurse në rastin e Kosovës dhe të Serbisë kemi një federatë artificiale shumëkombëshe jugosllave, e cila u shpërbë dhe u nda në shtatë shtete të pavarur dhe në shtatë popuj të lirë.
    Sugjerimi për aplikimin e formulës së "dy Gjermanive" përmban gjthashtu një ndryshim thelbësor me situatën mes Serbisë dhe Kosovës, ndryshim i cili mund të përmbajë brenda farën e një rreziku shumë të madh në të ardhmen. Diplomatët dhe arkitektët e strategjisë së afrimit dhe të marrëveshjes mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore e kishin të qartë perspektivën historike të së ardhmes së bashkimit të të dy shteteve gjermane në një shtet të vetëm, siç ndodhi 18 vjet më vonë. Distensioni mes kampit atllantik, me në krye SHBA, dhe kampit komunist, me në krye Bashkimin Sovjetik, kishte filluar, dhe ata, që njihnin dhe drejtonin punët botërore, ishin të ndërgjegjshëm se strategjia e uljes së tensionit do të çonte në humbjen e betejës epokale nga kampi komunist. Kushtetuta e parë e Republikës Federale të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, e kishte të sanksionuar perspektivën e bashkimit të shtetit unik gjerman. Kjo ishte e drejtë dhe këtë e provoi historia.

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    Mirpo në rastin e Serbisë dhe Kosovës, çdo lloj analogjie, sado anësore, apo çdo lloj pike referimi për formulën e "dy Gjermanive", do të mbante gjallë dhe do të inkurajonte tek Serbia ëndrrën e një bashkimi të ardhshëm me Kosovën. Kjo ëndërr, dhe një program shtetëror në bazë të asaj ëndrre ekspansioniste, është e fortë në klasën drejtuese në Beograd dhe kushtetuta e Serbisë në fuqi e formulon Kosovën si pjesë të saj.
    Edhe koha e zgjedhur për të ofruar ide dhe nisma mbi bazën e formulës së "dy Gjermanive" nuk duket shumë e qëlluar. Vetë ambasadori gjerman Ishinger pohon se një draft i një marrëveshjeje mbi linjat e formulës së "dy Gjermanive" i është dhënë Serbisë dhe Kosovës në vitin 2007, gjatë negociatave ndërkombëtare të trojkës për statusin e Kosoves. Ajo nuk pat sukses atëhere. Një formulë e ofruar pa sukses në kohën e para statusit, nuk të bind se mund të jetë e vlefshme për kohën e tanishme, kur Kosova është shpallur shtet i pavarur nga institucionet e saj të zgjedhura demokratike, kur Kosovën e kanë njohur 70 shtete të botës, nga të cilat 22 shtete të Bashkimit Europian dhe shtatë shtetet më të zhvilluara të botës të grupit G-7. Edhe argumenti parimor, që jepet, se çdo ide dhe propozim, që mund të afrojë qendrimet e Serbisë dhe të Kosovës, është i mirëpritur, nuk e forcon pozitën e formulës së "dy Gjermanive". Sepse, nëse formula e "dy Gjermanive" kishte brenda saj strategjinë dhe ligjëshmërine e historike të bashkimit në një shtet të vetëm gjerman, ajo mund të prodhojë efekte të kundërta në përpjekjet diplomatike për të bindur Serbinë dhe Kosovën të imitojnë dy Gjermanitë, botuar 27.9.2010" perfundon statusin ambasadori Shaban Murati.


    BesaTime.com

    KREJT SHKIET QË JANË QYETARË TË SERBISË E KANË TË DREJTËN TA DIJNË SE ÇFARË KA NDODHUR NË KOSOVEN E SHQIPËTARËVE GJATË VITEVE 1998-1999

    KREJT SHKIET QË JANË QYETARË TË SERBISË E KANË TË DREJTËN TA DIJNË SE ÇFARË KA NDODHUR NË KOSOVEN E SHQIPËTARËVE GJATË VITEVE 1998-1999 Ish-Presidentja znj. Jahjaga me plot të drejtë duket se është e nevrikosur tej mase me shkiet...

    N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT

    N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT GJENOCID-BËRËSI I ASHTQUAJTURI "Katili Gjakpirës Napoleon Zerva, [ministër i Greqisë]" asnjëherë nuk luftoi kundër ushtrisë italiane apo gjermane gjatë vitëve të...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    ME RAMUSHIN: ME 4 SHKURT TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN

    ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30 Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt! Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit Kolektivi i shumicës së...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com