BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    Kategori: KRYESORET Tarih: 7-02-2017, 16:03
    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË
    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË
    Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe mbajtjen në pranverë, në Selanik, të një mbledhje të përbashkët ndërmjet dy qeverive.


    Në një vizitë dyditore që zhvilloi javën e kaluar në Beograd, Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras tha se ata e shohin Serbinë si vendin kyç të Ballkanit dhe se mbështesin dëshirën e këtij vendi për t'u bërë anëtar i BE-së. Në kuadër të kontakteve të nivelit të lartë që pati në Beograd, Ciprasi dha mesazhe se Serbia me Greqinë do të punojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, u vendos që mes dy vendeve të krijohet një Këshill i Përbashkët i Lartë Këshillues dhe për mbajtjen në pranverë, në Selanik, të një mbledhje të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Si pjesë e kontakteve në Beograd, Ciprasi mori pjesë edhe në Forumin e Biznesit Greqi-Serbi, organizuar nga Dhoma Serbe e Tregtisë dhe Industrisë.
    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË
    Për arsye historike dhe kulturore, marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Serbisë janë të bazuara tradicionalisht në një miqësi të fortë. Bashkëpunimi ndërmjet Beogradit dhe Athinës gjatë periudhave të ndryshme të historisë ka arritur deri në përmasa strategjike. Një situatë e ngjashme ka ndodhur kohët e fundit, në gjysmën e parë të viteve 1990, kur Greqia kishte probleme me vendet fqinje si: me Turqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në atë kohë Greqia e konsideronte Serbinë si mikun e saj të vetëm në rajon. Kurse në këndvështrimin e Serbisë, Greqia nuk ishte vetëm një vend mik, por ajo luante edhe rolin e një ‘shtabi’ brenda NATO-s dhe BE-së. Për më tepër, Greqia nuk e respektoi shumë embargon ekonomike që u zbatua kundër Serbisë në vitet 1990, ndërsa vullnetarët grekë në luftën e Bosnjës luftuan krah për krah me serbët.

    Në vitet 90-të në Greqi u mbajtën disa protesta në mbështetje të serbëve. Media greke shkroi e foli me simpati të madhe për serbët. Veçanërisht që nga shpërbërja e Jugosllavisë së Titos, mediat greke në përgjithësi kanë mbajtur anën e serbëve duke dalë kundër vijës së Perëndimit. Sondazhet kanë treguar se rreth 95 për qind e popullit grek nuk e mbështetën ndërhyrjen e NATO-s në Serbi në vitin 1999.

    Diplomacia greke, edhe pse e ka mbështetur gjithmonë udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit në Serbi, ajo është treguar e kujdesshme për të mos i prishur marrëdhëniet me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Ndërsa në vitin 2000, kur administrata Milosheviçit ishte tronditur shumë, edhe Greqia filloi ta kthejë fytyrën nga opozita serbe që gëzonte mbështetjen e Perëndimit. Por në dallim nga Perëndimi, Greqia refuzoi të njohë pavarësinë e Kosovës. Në vend të njohjes, në vitin 2000 Athina hapi në Kosovë një zyrë kontakti dhe vazhdoi të pranojë dokumentet e shtetit të Kosovës, si për shembull pasaportën.

    Megjithëse vizita e parë e nivelit të ministrit të jashtëm grek më 14 korrik 2015 në Kosovë, kishte shkaktuar në Serbi shqetësimin se edhe Athina, të cilën e dinë për mik, mund të njohë së shpejti Kosovën. Atë se ky shqetësim ishte i pabazë e tregoi edhe Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, i cili gjatë vizitës që bëri në Serbi tha se nuk kanë për ta ndryshuar qëndrimin e tyre në lidhje me Kosovën. Beogradi i është mirënjohës Athinës për këtë, vetëm se ra në sy fakti që kohët e fundit Beogradi ka filluar ti drejtohet Maqedonisë, vend me të cilin Greqia ka probleme me emrin, në formën që do të preferonte Athina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).

    Vizita Ciprasit në Beograd përkoi me 150-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Greqisë dhe Serbisë. Në këtë kontekst, është e mundur të thuhet se vizita e Ciprasit në Beograd bart edhe një domethënie simbolike dhe i ngarkon një kuptim partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Si Athina, ashtu edhe Beogradi janë për hedhjen e hapave konkretë në marrëdhëniet dypalëshe, sidomos në fushën ekonomike. Por të ndodhur brenda vështirësive aktuale ekonomike, as Athina, dhe as Beogradi nuk janë në gjendje të ndërmarrin projekte të mëdha ekonomike.
    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË
    Mund të thuhet se Greqia që prej shumë vitesh i ka kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të infrastrukturës në Ballkan, sidomos infrastrukturës së transportit në rajon, pasi Greqia është një vend i rëndësishëm në aspektin e sigurimit të lidhjes tokësore me vendet e Evropës Qendrore dhe vendet e tjera të BE-së. Nga deklarata e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç kuptohet që Greqia është e interesuar të marrë pjesë në Procesin e Berlinit, i cili është duke punuar për të zhvilluar infrastrukturën e transportit dhe të energjisë në Ballkanin Perëndimor me projekte të mëdha rajonale. Procesi i Berlinit mund të ndihmojë edhe Greqinë për të forcuar lidhjet e saj me BE-në. Athina, e cila bën përpjekje për të qenë e përfshirë në proceset vendimmarrëse të Procesit të Berlinit, synon që projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor ti orientojë në mënyrë të tillë që tu shërbejnë edhe interesave të Greqisë.

    Në përgjithësi, Greqia përveç se e shikon Serbinë me syrin e një vendi vëlla, ajo u kushton rëndësi marrëdhënieve me Beogradin edhe për shkak të interesave të saj ekonomike. Pasi po të shikojmë, vëmë re një diçka të vërtetë, që Greqia është investitori i tretë më i madh i huaj në Serbi. Vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve është rreth 380 milionë euro. Nga ana tjetër, bregdeti grek ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar turistik për serbët.
    Nga: Dr.Erhan Tyrbedar; Shqipëroi: Trashegim Hyseni
    Burimi: TRT-Shqip (http://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2017/02/07/analize-athina-me-beogradin-rinovojne-marredheniet-strategjike-666967)

    BesaTime.com

    PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT

    PRESIDENTI IVANOV: ËSHTË PORDHA RUSE NË BREKËT E GRUEVSKIT do të thoshte profesor Bashkurti në shkrimin e tij të sotshem me titullin "Presidenti Ivanov, ushtari rusofil i Gruevskit"...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati “Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com