BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    Z. TRUMP MOS LEJONI NDARJEN E KOSOVËS

    Kategori: KRYESORET / BOTA Tarih: 2-06-2020, 12:12
    Z. TRUMP MOS LEJONI NDARJEN E KOSOVËS

    Z. TRUMP MOS LEJONI NDARJEN E KOSOVËS

    Letra qe koalicioni i 450 shoqatave shqiptaro-amerikane i dërgojnë Trumpit: "Mos e lejoni ndarjen e Kosovës"

    Fatkeqësisht, taktikat e fundit të ShBA-ve në Ballkan nuk kanë ndihmuar në krijimin e këtyre kushteve të nevojshme, por përkundrazi janë kthyer në shtrëngim të viktimave të konflikteve të fundit me shpresën për të kënaqur Serbinë (e si rrjedhojë edhe interesat të Rusisë) duke u përpjekur për të nxjerrë një “marrëveshje të dobishme”.

    “Angazhimi i diplomacisë amerikane për një “fitore të Pirros” është i padrejtë dhe largohet prej vlerave amerikane, veçanërisht kur merret parasysh fakti që Serbia ka orkestruar një fushatë që i përngjan një Holokausti modern në Evropën Juglindore. Ne nuk mund të imagjinojmë që përfaqësuesit e ShBA-së sot janë pjesëmarrës në politika afatshkurtra, të cilat nuk u shërbejnë interesave të popullit të Kosovës dhe rrezikojnë të njollosin trashëgiminë së angazhimit tuaj në rajon pasi që situata po vazhdon të përshkallëzohet”, thuhet tutje në letër.

    “Ka pasur një protestë të madhe publike me atë që ka ndodhur rishtazi me mocionin e mosbesimit në Parlament dhe kjo duhet të adresohet tani me zgjedhje të reja, në mënyrë që çdo hap që merret më tutje të ketë legjitimet dhe të shprehë vullnetin e qytetarëve në negociata. Çdo gjë që bëhet në kundërshtim me këtë, është thjesht jo legjitim dhe reflekton si braktisje e ShBA-së ndaj kësaj miqësie të madhe që gëzon me popullin e Kosovës”, thuhet në letër.

    Më poshtë gjeni tesktin e plotë të letrës në shqip:

    18 Maj, 2020
    I nderuari Donald J. Trump
    President i Shteteve të Bashkuara
    Shtëpia e Bardhë
    1600 Pennsylvania Avenue, N.W.

    Washington, DC 20500
    CC: Michael R. Pence, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara
    Michael R. Pompeo, Sekretar i Shtetit
    Anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara
    Anëtarë të Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara
    Anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara
    Anëtarë të Komitetit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve
    Anëtarë të Grupit për Çështjet Shqiptaro Amerikane
    Philip S. Kosnett, Ambasador i ShBA-së në Republikën e Kosovës
    Yuri Kim, Ambasadore e ShBA-së në Republikën e Shqipërisë
    I dashur President,

    Ne, të poshtëshënuarat, organizatat civile, religjioze, kulturore dhe humanitare shqiptaro-amerikane me një bazë që kalon mbi një milion anëtarë, shumica në zonat zgjedhore përgjatë NY, NJ, CT, MA, MI, IL, TX, FL, PA, WI dhe AZ, po ju shkruajmë për të riafirmuar mirënjohjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për përfshirjen e drejtpërdrejtë në Ballkan, tashmë së fundmi për të zgjidhur normalizimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës (të njohur në këtë dokument edhe si “Kosova”) me Serbinë.

    Ne po ashtu po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimet tona serioze mbi drejtimin që ka marrë politika e jashtme amerikane në aspekt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Siç edhe padyshim që jeni në dijeni, çlirimi dhe shtetndërtimi në Ballkan ka qenë sukses i përpjekjeve bipartizane amerikane, me investime të konsiderueshme nga ShBA, BE dhe NATO në 20 vitet e kaluara. Sidoqoftë, këto arritje mund të dëmtohen nga diplomacia shkurtpamëse e disa zyrtarëve të caktuar në Kosovë, Serbi dhe ndoshta në Shtetet e Bashkuara – e krejt kjo në emrin tuaj.

    Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të ShBA-ve dhe që ShBA-të mund të kthejnë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë. Përderisa ShBA zyrtarisht mohon që është duke shtyrë për ndonjë rezultat të caktuar, fakti qëndron që ShBA është duke bërë presion prapa disa figurave me shpresën që të nxjerrë ndonjë marrëveshje, kur ka shumë pak përkrahje popullore apo nga diaspora për iniciativa të tilla në këtë kohë. Për më tepër, meqenëse shqiptarët banojnë në të gjithë gadishullin e Ballkanit, ne shqetësohemi shumë se çdo ndryshim i kufijve aktualë do të ringjallë konfliktin dhe do të destabilizojë edhe një herë tërë rajonin. Kështu, ne protestojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme ndaj veprimeve të fundit të përfaqësuesve të ShBA-së që kanë nxitur kokëfortësinë e Serbisë në këto bisedime dhe kanë krijuar një krizë të panevojshme në Kosovë duke marrë anë haptazi me figura politike që potencialisht përkrahin politika destabilizuese për Kosovën dhe Serbinë, me efekte përtej këtyre dy vendeve sovrane.

    Për të qenë të qartë, ne dëshirojmë që bisedimet ndërmjet të dy vendeve të kenë sukses në kohën e duhur dhe nën rrethana të duhura. Fatkeqësisht, taktikat e fundit të ShBA-ve në Ballkan nuk kanë ndihmuar në krijimin e këtyre kushteve të nevojshme, por përkundrazi janë kthyer në shtrëngim të viktimave të konflikteve të fundit me shpresën për të kënaqur Serbinë (e si rrjedhojë edhe interesat të Rusisë) duke u përpjekur për të nxjerrë një “marrëveshje të dobishme”. Të gjitha këto kanë ndodhur, pavarësisht që Serbia i ka injoruar kushtet e 33 marrëveshjeve të mëhershme bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe duke mos ofruar shenja të reciprocitetit në raportet e saj me Kosovën, e lëre më njohjen e sovranitetit të Kosovës. Politika e jashtme amerikane në rajon duhet të ndryshojë menjëherë për t’i dhënë prioritet dhe promovuar paqen e qëndrueshme dhe drejtësinë në këtë rajon të trazuar. Ne kemi marrë lirinë të përmbledhim dhe bashkëngjisim në këtë letër “Rekomandimet tona për Adresimin e Normalizimit të Marrëdhënieve me Serbinë” që duhet të shërbejnë si shtylla kryesore në këto negociata.

    Le të sjellim në kujtesën tonë që Serbia e dërgoi ushtrinë dhe aparatin e saj policor duke vrarë 12,000 persona, dhunuar 20,000 gra e burra si dhe i zhvendosi më shumë se një milion kosovarë të pafajshëm, si dhe u shkatërroi pothuajse tërë ekonominë dhe pronën e tyre private. Është po ashtu me rëndësi të përmendet që rreth 280 objekte të trashëgimisë kulturore janë shkatërruar nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999 dhe tani janë komplet jo-ekzistente. Përveç kësaj, mbi 7,000 objekte të lëvizshme të trashëgimisë kulturore janë zhvendosur nga Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi. Së fundmi, ekzistojnë gjashtë lokacione të masakrave në Serbi që janë të mbushura me mbetje mortore të civilëve shqiptarë, një prej të cilave gjendet vetëm 16 milje jashtë Beogradit, në zonën e një baze ushtarake të trajnimeve. Rreth 700 trupa të civilëve shqiptarë, përfshirë fëmijë, janë zhvarrosur vetëm nga ky lokacion, përderisa edhe 1,460 trupa të tjerë ende janë të zhdukur. Në Serbi ka edhe një numër të intelektualëve të shquar, aktivistëve të të drejtave të njeriut, avokatëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që po ashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për vazhdimin e politikave të përgjakshme nacionaliste nga qeveria serbe. Ne pajtohemi me ta që mospranimi i mizorive të bëra në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 është duke parandaluar zhvillimin e një demokracie të vërtetë. Ngjashëm, diplomacia shtetërore serbe ka zhvilluar publikisht dhe aktivisht një seri të fushatave negative kundër njohjeve të shtetësisë së Kosovës, në kundërshtim shumë të madh me politikën amerikane për njohje të pavarësisë së Kosovës. Këto ndërhyrje armiqësore dhe të qëllimshme kontribuojnë në faktorët destabilizues në rajon.

    Kosova nuk ka aleat më të madh sesa Shtetet e Bashkuara dhe përkrah një lidership të fuqishëm amerikan në botë. Për më tepër, përderisa Serbia pretendon që anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian është qëllimi kryesor i politikës së saj të jashtme, është shqetësuese se Rusia, Kina dhe ndoshta tani, me apo vetëdije, edhe ShBA, janë duke nxitur idenë që ridefinimi i kufijve është një politikë e shëndoshë në shekullin e 21-të në Ballkan, pavarësisht që historia në vazhdimësi e ka dëshmuar të kundërtën. Është po ashtu e vështirë që të kuptohet logjika që ShBA të përafrohet me një lider si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka bërë shumë deklarata ofenduese ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe incidentin e fundit ku ai u kishte thënë ligjbërësve amerikanë që ushtarët amerikanë duhet të ekstradohen në Serbi për t’u ndjekur penalisht për intervenimin e NATO-s.

    Angazhimi i diplomacisë amerikane për një “fitore të Pirros” është i padrejtë dhe largohet prej vlerave amerikane, veçanërisht kur merret parasysh fakti që Serbia ka orkestruar një fushatë që i përngjan një Holokausti modern në Evropën Juglindore. Ne nuk mund të imagjinojmë që përfaqësuesit e ShBA-së sot janë pjesëmarrës në politika afatshkurtra, të cilat nuk u shërbejnë interesave të popullit të Kosovës dhe rrezikojnë të njollosin trashëgiminë së angazhimit tuaj në rajon pasi që situata po vazhdon të përshkallëzohet.

    Si amerikanë dhe përfaqësues të komunitetit më të gjerë shqiptaro amerikan, ne kërkojmë një pjesëmarrje më të gjerë dhe transparencë me një paraqitje direkte të vullnetit të popullit të Kosovës në këto bisedime. Komuniteti shqiptaro-amerikan është shumë përkrahës ndaj një procesi të normalizimit të bazuar në marrëdhënie reciproke dhe miqësore ndërmjet vendeve fqinje, me mbikëqyrje dhe pjesëmarrje të strukturave euroatlantike por jo pa pasur drejtësinë për Kosovën si prioritetin më të lartë të vendosur, e cila ka vuajtur shumë nga agresioni serb.

    Shqiptarët janë ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-së në botë, dhe ne gjithmonë i kemi mbështetur prioritetet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe më gjerë. Ne, si shqiptaro-amerikanë, përfaqësojmë gjithçka që është më e mira për Amerikën, si pjesëtarë krenarë të ushtrisë amerikane, pronarë dhe drejtues të bizneseve, dhe qytetarë entuziastë për të përmbushur detyrat tona qytetare. Një përmirësim në kanalet e komunikimit dhe përpjekjet bashkëpunuese midis qeverisë amerikane dhe komunitetit shqiptaro-amerikan është i dëshirueshëm, pasi komuniteti ynë është i gatshëm të ofrojë ekspertizën, njohurinë, përvojën dhe kontaktet në mënyrë që të arrihet një paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm në Ballkan.

    Krejt në fund, ne jemi për një partneritet të fortë, reciprokisht të dobishëm dhe të përhershëm midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarëve etnikë kudo që e konsiderojnë SHBA-në si një fener o lirisë, demokracisë dhe shpresës. Miqësia e vërtetë, siç është ajo që shqiptarët i ofrojnë Amerikës, nuk duhet të lihet pas dore ose të harrohet. Le të përdorim përvojat e fundit të pakëndshme si një mundësi mësimi dhe një gur themeli drejt krijimit të një partneriteti të vërtetë për avancimin e interesave të ndërsjellë të ShBA-së, shqiptarëve dhe interesave të tjera demokratike në të gjithë Ballkanin.

    Ju falënderojnë sinqerisht për konsideratën tuaj.

    E dërguar me respekt nga,

    Shoqata Shqiptaro-Amerikane – Ana e Malit – NY/NJ/CT
    Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Gjon Buzuku” – Chicago, IL
    Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Prespa” – Chicago, IL
    Shoqata Shiptaro-Amerikane “Uskana” – Chicago, IL
    Shoqata e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane “Valet e Liqenit” – Chicago, IL
    Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan
    Komuniteti Shqiptaro Amerikan në Illinois
    Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Teksasit
    Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane– Phoenix, AZ
    Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane – Los Angeles, CA
    Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan
    Qendra Kulturore dhe Islame Shqiptaro-Amerikane – Waterbury, CT
    Qendra Islame Shqiptaro Amerikane në Queens, NY
    Qendra Shqiptaro-Amerikane e Shoqërisë Muslimane në Detroit, Mi
    Qendra Islame e Komunitetit Musliman Shqiptaro-Amerikan – Waterbury, CT
    Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane
    Veteranët Shqiptaro-Amerikanë të Luftës
    Organizata Shqiptaro Amerikane e Grave – “Motrat Qiriazi”
    Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Televizionit – Detroit, Michigan
    Shoqata e Bizneseve të Diasporës Shqiptare
    Grupi Shqiptar i Medias / Yellow Pages Shqiptaro Amerikane
    Dioqeza Ortodokse Shqiptare në Amerikë– South Boston, MA
    Rrjeti i Profesionistëve dhe Ndërmarrësve Shqiptarë
    Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich, CT
    Televizioni Albdreams
    Fondacioni Vëllezërit Bytyqi
    Fondacioni Don Simon Filipaj
    Teqeja e Parë Bektashiane Shqiptare/Manastiri Taylor në ShBA – Michigan
    Fondacioni UNË E DU KOSOVËN
    Fondacioni Global i Shqiptarëve
    Shoqata Malsia e Madhe
    Shtëpia Harry Bajraktari
    Shoqata e Kosovës në Michigan
    Shoqëria Kosova e Bostonit
    Shoqata Patriotike Kraja / Shoqata Kraja
    Magazina Kuvendi
    Lidhja e Diasporës Shqiptare nga Maqedonia – Chicago, IL
    Fondacioni Lukaj
    Shoqëria Shqiptaro-Amerikane e Massachusetts – Shoqata Besa” – Boston, MA
    Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore – Michigan
    Shoqata Patriotike e Dibrës
    Fondacioni Plavë dhe Guci
    Shoqata Rugova
    Shoqata Shqiptaro-Amerikane, Shoqata Ulqini në Chicago, IL

    Rekomandime për të adresuar Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë

    Përderisa miqësia historike mes Kosovës (e më gjerësisht të gjithë shqiptarëve) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e padiskutueshme, është e vështirë të kuptohet se si një përfaqësues i ShBA-ve mund të justifikojë rrëzimin e institucioneve të Kosovës në fazat e hershme të progresit në luftimin e korrupsionit institucional gati 20 vjeçar. Politika e jashtme e ShBA-ve nuk duhet të vendoset në anën e politikanëve serbë dhe kosovarë (disa nga të cilët mund të përballen me ndjekje penale) në mënyrë që të shfrytëzojnë individë kaq të komprometuar për të mbështetur ndarjen e Kosovës dhe në fund një marrëveshje të keqe të pashpjegueshme për Kosovën, për ShBA-të e ndoshta edhe për vet Serbinë. Si shqiptaro-amerikanë, ne besojmë që kemi të drejtë që të kërkojmë që Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e ShBA-ve në Kosovë të shërbejnë si instrumente për shtyrjen përpara të parimeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, në vend që të lehtësojnë agjenda dhe interesa të komprometuara.

    Prandaj, ne ju lusim që të merrni në konsideratë rekomandimet tona konkrete për dialogun që është në proces, si në vijim:

    Nuk duhet të ngutemi! Ne i lusim të gjitha palët të përfshira nga qarqet në ShBA dhe në BE që ky proces të trajtohet me seriozitet dhe t’i kushtohet koha e duhur dhe të ketë diskutime adekuate dhe reciprocitet të mirëfilltë gjatë shkëmbimeve.

    Ne duhet të adresojmë në mënyrë adekuate përpjekjet e fundit për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës para se të vazhdohet më tutje në negociatat me Serbinë. Ka pasur një protestë të madhe publike me atë që ka ndodhur rishtazi me mocionin e mosbesimit në Parlament dhe kjo duhet të adresohet tani me zgjedhje të reja, në mënyrë që çdo hap që merret më tutje të ketë legjitimet dhe të shprehë vullnetin e qytetarëve në negociata. Çdo gjë që bëhet në kundërshtim me këtë, është thjesht jo legjitim dhe reflekton si braktisje e ShBA-së ndaj kësaj miqësie të madhe që gëzon me popullin e Kosovës. Shumë përfaqësues të mëparshëm të Departamentit të Shtetit me mbi 30 vjet përvojë punë në këtë regjion, e që kanë shërbyer edhe në administratat Republikane edhe Demokrate, ju kanë lutur juve dhe institucionin tuaj që të ndërhyni, duke e ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur në këtë regjion në dekadat e fundit, me theks të veçantë në krimet kundër njerëzimit të bëra nga Serbia, duke përfshirë edhe ato të kryera nga shumë prej liderëve që sot udhëheqin me atë shtet. Historia po ashtu ka treguar që një paqe e qëndrueshme nuk vjen nga proceset e padrejta dhe jo legjitime, por nga drejtësia dhe zbardhja e së vërtetës.

    Asnjë marrëveshje nuk duhet të ngërthejë në vete ndryshimin e territoreve dhe zonave me status të veçantë. Kosova ka dëshmuar pjekuri dhe ofron trajtim të jashtëzakonshëm me Kushtetutë për të gjitha pakicat etnike dhe qytetarët e të gjitha besimeve. Serbët përfaqësohen jo proporcionalisht në qeveri si formë e veprimeve pozitive që ka vënë Kushtetuta e Kosovës, duke u atribuuar një lloj statusi të “super-qytetarëve”. Iniciativat për ndarje dhe shtim të jo funksionalitetit nuk kanë mbështetje qytetare dhe rrezikojnë të rrisin jo stabilitetin e këtij regjioni të brishtë e ndoshta edhe ta kthejnë regjionin në gjakderdhje, kur kokat e qeta, me lidership adekuat mund të arrijnë një paqe të vërtetë në mes të fqinjëve të bazuar në respekt të ndërsjellë, reparacione dhe drejtësi. Qartazi, kosovarët kërkojnë që të shmangin rreziqet e Bosnjës, e cila ende vuan nga ndarja dhe ka mbetur esencialisht për një gjeneratë të tërë në një harresë të pazgjidhshme. E fundit, komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë që trajtimi i shqiptarëve në Serbi të jetë me të njëjtat të drejta që serbët gëzojnë në Kosovë.

    Reparacionet ekonomike duhet të jenë pjesë e çfarëdo procesi të paqes. Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet në fondet e mbajtura në mirëbesim nga privatizimet e fundme si një shpagim për dëmet e shkaktuara ndaj qytetarëve të Kosovës. Këto privatizime po ashtu kanë dëmtuar likuiditetin shumë të nevojshëm për ekonominë e Kosovës, e që ka ndikuar në stagnimin e mëtutjeshëm të rritjes ekonomike. Lirimi i këtyre fondeve do të jetë një lehtësi e madhe dhe do të ofrojë një ndjenjë të vogël të drejtësisë. Asetet e tjera të mbetura materiale, si minierat e Trepçës, duhet të operojnë për ekonominë e Kosovës, dhe në rast të privatizimit, të gjitha të hyrat duhet të shkojnë si reparacione për Kosovën.

    Nuk duhet të ketë amnisti për krimet e paimagjinueshme që janë kryer. Asnjë individ nga cilado palë e përfshirë në konflikt nuk duhet të lirohet nga ndjekja penale dhe ndëshkimi nëse ata kanë kryer krime para, gjatë apo pas luftës, qoftë brenda shteteve të tyre respektive apo në Hagë (në kuadër të ndjekjes së veçantë penale). Me këtë rast, ne duhet të përmendim që drejtësia duhet të vihet në vend për vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë. Agron (23 vjeç), Mehmet (21 vjeç) dhe Yll (25 vjeç) Bytyqi kanë qenë shtetas amerikanë, me prejardhje shqiptarë të Kosovës, që kishin lindur në afërsi të Çikagos në Illinois dhe jetonin në qytetin e Nju Jorkut. Ata ishin vrarë me gjakftohtësi pas luftës në Kosovë gjatë misionit humanitar ndërsa vrasësit e tyre ende nuk janë sjellë para drejtësisë. Presidenti Vuçiq u ka premtuar zyrtarëve të ShBA-së dhe popullit amerikan që ai do të sigurohej që ky rast të zgjidhet, mirëpo deri më tani ai vetëm sa i ka mbrojtur përgjegjësit e këtij krimi. Amnistia nuk është zgjidhja dhe nuk do të sjellë shërim të plagëve. Ne besojmë fuqishëm që vetëm drejtësia korrrektuese pas një konflikti të zgjatur mundëson paqen e qëndrueshme. Shkurt, ne nuk mund të fshijmë të kaluarën e freskët dhe të bëjmë presion për pajtim në mes të dy vendeve pa parë kryerësit të pranojnë krimet e tyre dhe të japin llogari për njerëzit që i kanë lënduar dhe për ata që ende mbesin të zhdukur.

    Tregtia e Lirë dhe liria e lëvizjes. Duke dëshmuar respekt, reciprocitet në punët e bëra dhe zbatimin e ligjeve që dalin nga marrëveshja përfundimtare e paqes në mes të Serbisë dhe Kosovës, mund të ketë tregti të lire dhe liri të lëvizjes si dhe tregti të mirëfilltë në mes të dy vendeve. Të gjitha institucionet paralele serbe që veprojnë të pandëshkuara në Kosovë ë nga lufta duhet të shpallen të paligjshme nga të dyja palët dhe të ndiqen penalisht në rast se nuk i ndërpresin aktivitetet e tyre. Pikëkalimet kufitare duhet të dëshmojnë profesionalizmin e shteteve të tjera evropiane në mënyrë të qartë, me njohuri të mirëfillta gjuhësore dhe të respektojnë miqtë që hyjnë e dalin të cilësdo përkatësi etnike qofshin ata.

    Prezenca e rritur ushtarake e ShBA-ve dhe NATO-s në regjion është e mirëseardhur. ShBA-të kanë qenë historikisht zëri më i besueshëm për paqen në regjion dhe Kosova do të përfitonte qasjen e nevojshme nga prezenca e rritur në regjion. Ne e përshëndesim administratën e Trump për dhënien e dritës së gjelbër për Forcën e Sigurisë së Kosovës, mirëpo ShBA-të nuk duhet asnjëherë të përdorin kërcënimin e tërheqjes së trupave paqeruajtëse për të thelluar ndarjet politike brenda Kosovës, në një kohë kur uniteti kombëtar nevojitet më së shumti për tu marrë mirëfilli (me efikasitet) me çështjet e normalizimit me Serbinë.

    Furnizimi me ujë i Kosovës nuk duhet të ndërpritet.
    Kohët e fundit ka pasur diskutime që Kosova mund ta humbasë kontrollin si pronare e vetme e njërës nga pikat kyçe të furnizimit me ujë, që do të vinte si pasojë e shkëmbimit të territoreve apo shkëmbimeve ekonomike në mes të palëve. Kjo nuk duhet të lejohet që të ndodhë ngase do ta linte vendin në pozitë jashtëzakonisht të rrezikuar duke mos pasur vetëmjaftueshmëri të ujit. Këto zona janë po ashtu burime të energjisë nga uji, për të cilat Kosova dëshpërimisht ka nevojë. Duke pasur parasysh dëmin e shkaktuar nga Serbia për imazhin e infrastrukturës kyçe të Kosovës, tani Kosova ka më shumë nevojë dhe varet nga qasja në këto asete për të pasur një funksionalitet normal si shtet.

    Institucionet fetare brenda Kosovës të të gjitha besimeve duhet të kanalizojnë të gjitha fondet e tyre në mënyrë transparente dhe të raportojnë rreth tyre. Kjo do të eliminonte çfarë ambicieje famëkeqe të ekstra-territorialitetit nga ana e forcave të jashtme dhe do të trajtonte këto organizata si bamirësi dhe nuk do të lejonte agjentë të jo stabilitetit që të operojnë si organizata me bazë fetare. Shqiptarët janë një shoqëri me shumë besime fetare, respektojnë të gjitha besimet fetare apo zgjidhjen e dikujt për të mos besuar, mirëpo, ata duhet të kenë mundësinë të mbrojnë veten nga forca të cilat tentojnë të shfrytëzojnë fenë për të krijuar ndarje dhe urrejtje dhe për të lënduar edhe më shumë regjionin.

    Kosova dhe Serbia duhet të miratojnë një plan të konsiderueshëm për investime amerikane dhe angazhim ekonomik afatgjatë. ShBA-të duhet të punojnë me BE-në dhe organizata/shtete të tjera donatore për të përkrahur agjendën e përbashkët të zhvillimit ekonomik të dy shteteve e që më së shumti do të duhej të mbështeste ri-zhvillimin e zonave të shkatërruara nga lufta. Këto investime mund të jenë të nevojshme që të shtyjnë Serbinë drejt paqes dhe që t’i ndihmojnë Kosovës të rimëkëmbet më shumë. Këto mjete duhet të ndahen proporcionalisht në mes të zonave të dëmtuara më së shumti nga lufta, e veçanërisht theks duhet të vendoset në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës kyçe të Kosovës. Interesat biznesore amerikane janë të mirëseardhura nga populli i Kosovës si pjesë e këtyre nismave dhe do të kontribuonin në rritjen e praktikave biznesore dhe formalizimin e infrastrukturës ligjore të vendit.

    Kosovës dhe Serbisë duhet t’u ofrohet integrimi në BE në rast që të dyja palët respektojnë termat e marrëveshjes së arritur në mes vete dhe duhet të hyjnë në BE në të njëjtën kohë. Në ndërkohë, Serbia duhet të ndërpresë përpjekjet e veta për të penguar njohjet e pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara etj. Deri në integrimin në BE, qytetarëve të të dyja vendeve duhet t’u respektohen arsimimi, pensionet, sigurimet etj., në mënyrë reciproke në të dyja vendet. Serbisë (edhe Kosovës nëse ka raste të ngjashme) duhet t’u kërkohet që të heqin materialet denigruese nga materialet edukative për të adresuar shpëlarjen e trurit dhe diskriminimit që në Serbi ende mësohet kundër shqiptarëve.

    Çfarëdo marrëveshje e paqes duhet të njihet dhe garantohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, BE, ShBA-të dhe NATO, por vetëm pasi që të marrin përkrahje të gjerë brenda vetë shteteve respektive. Albanian-American Community Association


    Z. TRUMP MOS LEJONI NDARJEN E KOSOVËS
    Xwqmpq 15 Mart 2024 03:06

    buy cipro no prescription - <a href="https://cipropro.top/gemyambutol/">order ethambutol generic</a> clavulanate without prescription
    Alıntı yap
    Lhokhf 15 Mart 2024 07:47

    buy ciprofloxacin 500mg pill - <a href="https://metroagyl.top/clindamycin/">septra canada</a> purchase amoxiclav online cheap
    Alıntı yap
    Lsuxzl 18 Mart 2024 04:09

    purchase flagyl for sale - <a href="https://metroagyl.top/clindamycin/">cleocin 150mg generic</a> zithromax 250mg cost
    Alıntı yap
    Smocdo 18 Mart 2024 11:44

    ciprofloxacin sale - <a href="https://septrim.top/chloromycetin/">buy generic chloromycetin over the counter</a> buy erythromycin 250mg generic
    Alıntı yap
    Xohrax 20 Mart 2024 09:11

    valacyclovir order online - <a href="https://gnantiviralp.com/zovirax/">order zovirax 800mg generic</a> acyclovir 400mg drug
    Alıntı yap
    Jfbcci 20 Mart 2024 15:12

    stromectol without prescription - <a href="https://keflexin.top/amoxiclav/">order co-amoxiclav pills</a> purchase tetracycline
    Alıntı yap
    Esileu 22 Mart 2024 03:34

    metronidazole 400mg us - <a href="https://metroagyl.top/azithromycin/">order azithromycin 250mg online</a> buy azithromycin 500mg
    Alıntı yap
    Uiwamt 22 Mart 2024 17:49

    where to buy ampicillin without a prescription <a href="https://ampiacil.top/penicillinused/">buy penicillin generic</a> buy generic amoxicillin over the counter
    Alıntı yap
    Yxsudd 24 Mart 2024 01:14

    furosemide 40mg brand - <a href="https://antipathogenc.com/">order lasix generic</a> captopril online order
    Alıntı yap
    Sdydcz 27 Mart 2024 08:07

    purchase retrovir sale - <a href="https://canadiangnp.com/avapro/">order avapro 150mg generic</a> order allopurinol 300mg online
    Alıntı yap
    Wntmuz 28 Mart 2024 21:07

    order generic clozapine 50mg - <a href="https://genonlinep.com/coversyl/">buy perindopril for sale</a> order famotidine pills
    Alıntı yap
    Cqslid 30 Mart 2024 11:05

    buy generic quetiapine 100mg - <a href="https://gnkantdepres.com/bupron/">buy bupropion no prescription</a> buy generic eskalith for sale
    Alıntı yap
    Tmeyny 31 Mart 2024 15:28

    buy clomipramine no prescription - <a href="https://antdeponline.com/">purchase anafranil online</a> purchase sinequan generic
    Alıntı yap
    Mwixyt 1 Nisan 2024 07:32

    order atarax 25mg - <a href="https://antdepls.com/prozac/">fluoxetine 20mg drug</a> endep 25mg uk
    Alıntı yap
    Ipqqwv 4 Nisan 2024 17:22

    buy augmentin 375mg for sale - <a href="https://atbioinfo.com/ciprofloxacin/">order cipro 500mg</a> generic cipro
    Alıntı yap
    Ayuwyc 4 Nisan 2024 21:49

    buy generic amoxil for sale - <a href="https://atbioxotc.com/erythromycin/">erythromycin 500mg for sale</a> buy cipro 500mg generic
    Alıntı yap
    Hkenvh 10 Nisan 2024 09:53

    buy clindamycin generic - <a href="https://cadbiot.com/cefixime/">buy suprax 100mg generic</a> cheap chloromycetin generic
    Alıntı yap
    Urulgf 10 Nisan 2024 17:09

    purchase azithromycin generic - <a href="https://gncatbp.com/emetronidazole/">cheap metronidazole 200mg</a> ciprofloxacin pills
    Alıntı yap
    Forxoj 13 Nisan 2024 10:09

    stromectol 12mg - <a href="https://antibpl.com/tylquin/">levofloxacin pills</a> order cefaclor 500mg for sale
    Alıntı yap
    Kcdfte 14 Nisan 2024 00:50

    ventolin cost - <a href="https://antxallergic.com/oiphenergan/">buy generic promethazine for sale</a> theo-24 Cr 400 mg pill
    Alıntı yap
    Aurumr 16 Nisan 2024 11:18

    buy generic desloratadine - <a href="https://rxtallerg.com/getzaditor/">buy zaditor 1 mg generic</a> albuterol brand
    Alıntı yap
    Dgaywn 16 Nisan 2024 11:19

    methylprednisolone 16 mg over counter - <a href="https://ntallegpl.com/montelukast/">buy cheap singulair</a> astelin 10ml us
    Alıntı yap
    Lcltld 18 Nisan 2024 08:20

    glyburide 5mg cheap - <a href="https://prodeprpl.com/">micronase 2.5mg for sale</a> dapagliflozin 10mg without prescription
    Alıntı yap
    Ctgupr 20 Nisan 2024 15:03

    buy prandin 1mg online cheap - <a href="https://depressinfo.com/jardiance25/">jardiance 10mg for sale</a> buy empagliflozin 25mg

    oral metformin 500mg - <a href="https://arxdepress.com/">glycomet 1000mg for sale</a> buy acarbose 25mg generic
    Alıntı yap
    Jyhdtw 23 Nisan 2024 03:37

    terbinafine 250mg over the counter - <a href="https://treatfungusx.com/adiflucanv/">diflucan 200mg brand</a> griseofulvin pill
    Alıntı yap

    AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË

    AMERIKA SI EUROPA: INTERESIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE JA SHET SERBISË PIKAT E MARRËVESHJES KOSOVË–SERBI TË PËRGATITURA NGA AMERIKA, FRANCA, RUSIA Sokol Brahaj...

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË

    20 VJETORI I KONFERENCËS SË RAMBUJESË Nga Shaban Murati...

    NYtimes ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË

    NYtimes ERDOGAN: SI E SHEH TURQIA KRIZËN ME SHBA-NË Veprimet e njëanshme të SHBA’së kundra Turqisë do të minojnë interesat amerikane dhe do të detyrojë neve të kërkojnë miq dhe aleatë të tjerë. Nga: Rexhep Tajjip ERDOGAN...

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com