BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    ELITA E RREME E DIKTATURËS

    Kategori: KRYESORET / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 18-07-2020, 17:12
    ELITA E RREME E DIKTATURËS


    ELITA E RREME E DIKTATURËS

    Elona CASLLI

    Sipas mendimit tim, fjala diktaturë dhe fjala elitë nuk mund të qëndrojnë bashkë. Nëse Shqipëria gjatë diktaturës, do të kishte prodhuar një elitë intelektualësh që përfaqësonin fusha të ndryshme, nuk do të ishim këtu ku jemi në vitin 2020.

    Elita intelektuale nuk mund të lindë në diktaturë. Nuk mund të përfaqësosh mendim elitar, kur të hiqet e drejta të mendosh dhe e drejta të shprehësh në liri të plotë mendimin tënd.

    Elitat krijohen në shoqëri që dinë kuptimin dhe vlerën e fjalës “ liri”. Krijohen në ato shoqëri që dinë të administrojnë lirinë dhe nuk dehen nga kjo e fundit.

    Shqipëria e postdiktaturës u deh nga liria. Mendoi se liria e fjalës ishte gjithçka. Mendoi se të shprehje mendimin kundër me zë të lartë ishte gjithçka. Ndërkohë që liria është krejt gjë tjetër.

    Shoqëria shqiptare nuk mendoi kurrë të lante hesapet me të shkuarën. Ta lexonte të shkuarën lakuriq. Ashtu siç ishte.

    Çdo hetues në vendin përkatës, çdo spiun në vendin përkatës, çdo i persekutuar në vendin përkatës.

    Kështu do të ishte përvëluar ajo elite e rreme, që u ngjiz , u rrit dhe po plaket e privilegjuar në Shqipëri.

    Do të kish qenë një proces i dhimbshëm, pasi do të përvëloheshin shumë idhuj të rremë, do të shkatërroheshin shumë marrëdhënie njerëzore, por të paktën do ta kishim parë dramën tonë lakuriq dhe do të ringriheshim mbi lakuriqësinë dhe hirin e kësaj drame me vullnetin për të mos ta përsëritur më.

    Post Scriptum- Diktaturat prodhojnë njerëz të rremë, dëshmi të rreme dhe si rrjedhim edhe një elitë të rreme.


    Elona CASLLI 18/07/2020


    ELITA E RREME E DIKTATURËS

    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME

    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME Nga Prof. Dr. Shenasi Rama...

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...

    SHQIPËRIA "SI DUHET TË JETË KUR NUK KA ELITE INTELEKTUALE"

    SHQIPËRIA "SI DUHET TË JETË KUR NUK KA ELITE INTELEKTUALE" SHQIPËRIA "SI DUHET TË JETË": me këta elitat drejtuese të pamoralshem, të kriminalizuar, pa nivel qytetar e intelektual??? Dr. Ilir KALEMAJ Këtij vendi nuk i kanë munguar...

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE Nga Fitim Zekthi...

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS
    ---

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS Shkëlzen Rrecaj pas intervistës me znj. Uka, TeSheshi.com shkruan; Merjeme Uka është një ndër kandidatet për deputete në...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com