BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    MBRETËRIA SHQIPTARE: DJE JETIKE PËR SHTETFORMIM, SOT ALTERNATIVË PËR ZHVILLIM DHE SHPRESË!

    Kategori: KRYESORET Tarih: 1-09-2020, 16:24
    MBRETËRIA SHQIPTARE: DJE JETIKE PËR SHTETFORMIM, SOT ALTERNATIVË PËR ZHVILLIM DHE SHPRESË!



    MBRETËRIA SHQIPTARE: DJE JETIKE PËR SHTETFORMIM, SOT ALTERNATIVË PËR ZHVILLIM DHE SHPRESË!

    Shpetim AXHAMİ




    1928 - 1 shtator- 2020
    Para 92 vitesh, Asambleja Kushtetuese Kombetare, me ndryshime statutore të ligjshme, vendosi në Shqiperi formen e regjimit, Mbreteri Parlamentare Demokratike e Trashigueshme dhe Mbret të saj Ahmet bej Zogun.
    Nalt Madheria e Tij- Zog I Mbret i Shqiptareve.

    Vendosje e kesaj forme regjimi, nuk ishte imponim, rastesi opo deshire e dikujt, por ishte domesdoshmeri absolute e parapercaktuar që me Shpalljen e Pavaresise dhe që në Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit te shtetit e kishte lozur Keshilli i Larte i Regjences.

    Në keto momente politike të trazuara, ku nuk po gjendej si duhet stabilitet i brendshem dhe i jashtem, ishte jetike, për një shtetformim, vendosja e kësaj forme regjimi në Shqipëri

    Per vetë origjinen e Tij, nga dera e madhe, fisnike, patriotike, prirese prej Zogolleve tē Matit (me kontribute shekullor të gjithanshme) dhe për vete vlerat qē kishte shfaqur pergjate gjithë jetes së Tij, si ne shpalljen e pavaresise, Kongresin e Lushnjes, si burre shteti, si minister i brendshem, si kryeminister dhe si president Ahmet Zogu ishte figura që padiskutime e meritonte , te behej Mbret i shqiptareve, dhe keto ishin arsye pse ai u pranuar ne menyre unanime nga te gjithe.

    Pergjate 11 viteve të mbreterise, u hodhen themelet e shtetit modern Shqiptare, ku me se miri funksionoj rendi kushtetues, lidhja me perendimin dhe çdo hallke tjeter e një shteti institucional.

    Shpallja e Mbreterise u njoh dhe u mirprit nga te gjithe fuqite e medhe boterore.

    Nen moton “Atdheu mbi te gjitha”

    MBRETËRIA SHQIPTARE: DJE JETIKE PËR SHTETFORMIM, SOT ALTERNATIVË PËR ZHVILLIM DHE SHPRESË!

    Rendi, arsimi, shendetesia, administrate profesionale, te drejtat e njeriut, diplomacia, e drejta e prones dhe e besimit fetar, civilizimi shoqërisë, forcimi i parase, levizje e lire e qytetareve, sistemi i drejtesise me kod civil, penal e tregtarë morën zhvillim dhe gjeten zbatim në kohen e Mbretit ZOG I.

    Lufta e II Boterore solli, padrejtesisht dhe fatkeqesisht, regjimin më të eger diktatorial komunist në Shqiperi dhe ndryshimin jo ligjor të formes regjimit.

    Krahasimin midis ketyre dy sistemeve e ka bere me se miri koha ne vazhdimesi.

    Per rreth 50 vjet, shpifje nga me te ndryshmet te cilave dita - dites po ju del boja, nje izolim total, humben te drejtat e individit, morali njerezor e familjarë u zevendesua me ate komunist, humbi e drejta e prones dhe e besimit fetar, pushkatime, burgime dhe internime, ekonomi e centralizuar ku mbizoteronte pangopshmeria, e mbi të gjitha u shit interesi kombetarë.

    Per rreth 30 vjet pluralizëm pas ‘90, turbulenca politike dhe kriza te njepasnjeshme pa zhvillim ekonomik dhe pa nje stabiltet me themele të shendosha domokracie institucionale, shtet ku kryetari i shtetit nuk dihet kur ka te drejte dhe kur jo, shtet ku së fundmi shihet rrezik serioz për vendosjen e nje regjimi të ri totalitar.

    Këto faktor dhe shume të tjerë i kanē lënë shqiptaret pa shprese duke i detyruar ato që të zbrazin pa deshirë vendin e tyre.

    Prandaj për vetë kushtet dhe situatat qe ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët gjatë kësaj periudhe pothuajse nje shekulliore, jemi te bindur, se kthimi i formes së regjimit mbreteror eshtë domosdoshmëri aktuale për të sjellë zhvillimi dhe shpresë.

    Prandaj duke qene te hapur per tu bashkuar, për të qenë të fortë dhe imponues për kauzën tonë, në këtë kohë të trazuar për ne, me një krize totale institucionale, më teper se kurre, sot, kerkohet kontribut dhe vlerash mes nesh.

    Sot kerkohet dhe ju bejmë thirrje, bashkim it të vlerave njerëzore rreth programit te PLL, per te mundesuar nje impuls te ri në realizimin e këtij programi, gjithmone duke u mbeshtetur mbi ate qe Mbreti Zog I e vinte ne plan te pare,
    “Atdheu mbi te gjitha”

    Ky bashkim vlerash dhe forcash eshtë domosdoshmëri për të krijuar mundesin e hapjes rrugë për ndryshim sistemi si e vetmja mundësi progresi dhe zhvillimi për vendin dhe kombin tonë.


    Shpetim AXHAMI Video live



    MBRETËRIA SHQIPTARE: DJE JETIKE PËR SHTETFORMIM, SOT ALTERNATIVË PËR ZHVILLIM DHE SHPRESË!

    ***


    Pershendetje urimi drejtuar

    Lartesi së Tij Princi Leka II.

    I nderuar Lartësia Juaj Princi Leka II.

    Kam nderin, që në emrin Tim personal dhe në emër të Partisë Lëvizja e Legaliteti t’ju shpreh urimet dhe dëshirat tona me rastin e 92-vjetorit të shpalljes të Mbretërisë Shqiptare.

    Mbretëria Shqiptare, e trashiguar kjo prej Jush dhe Familjes Mbretërore, ngelet jo vetëm për ne legalistët- zogistë, por për gjithe popullin dhe kombin shqiptarë si periudha më e sukseshme që pas shpalljes së pavarësisë, ku në të vertetë u bë shteti modern shqiptarë.

    Në këtë ditë të pervjetorit te shpalljes së Mbreterise Shqiptare, uroj në radhë të parë shëndet dhe gezime për Ju dhe gjithe Familjen Mbreterore.

    Gjithashtu uroj që kauza e jone e perbashkët për rikthimin e Mbreterise Shqiptare brenda 2028 (njeqind vjetorit të shpalljes së Mbreterisë Shqiptare) te behet realitet për të i dhënë njëherë e mirë fund vuatjeve dhe padrejtësive të bera në kurriz të kombit tonë.

    Me respekt dhe konsideratë.


    Shpetim Axhami
    Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

    MBRETËRIA SHQIPTARE: DJE JETIKE PËR SHTETFORMIM, SOT ALTERNATIVË PËR ZHVILLIM DHE SHPRESË!

    ***


    BesaTime.com
    28 NËNTORI ËSHTË PROJEKT I GJALLË, MARSHIM PËR BASHKIM
    ---

    28 NËNTORI ËSHTË PROJEKT I GJALLË, MARSHIM PËR BASHKIM

    28 NËNTORI ËSHTË PROJEKT I GJALLË, MARSHIM PËR BASHKIM...

    MËSIME NGA MARRËVESHJA E PRESPËS PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

    MËSIME NGA MARRËVESHJA E PRESPËS PËR BALLKANIN PERËNDIMOR Nga Prof. LISEN BASHKURTI...

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati “Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com