BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 24-04-2017, 12:13
    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Rrëmuja politike dhe errësira e qëllimshme mediatike bënë që të kalonte në heshtje publike njoftimi shqetësues se Greqia do të menaxhojë segmentin e gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP, që do të kalojë nëpër Shqipëri...Sovranitetin energjetik apo strategjik nuk e ruan TAP-i, por çdo shtet në territorin e vet... Shaban MURATI
    Murati do ja fillonte shkrimit me titullin "Pse Greqia do të menaxhojë TAP-in në Shqipëri?" për të vazhduar si më poshtë;

    Përgatiti për BesaTime Sokol Brahaj

    Rrëmuja politike dhe errësira e qëllimshme mediatike bënë që të kalonte në heshtje publike njoftimi shqetësues se Greqia do të menaxhojë segmentin e gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP, që do të kalojë nëpër Shqipëri. Agjencia greke e lajmeve “Amna” njoftonte në 13 prill se atë ditë në Tiranë u nënshkrua marrëveshja midis kompanisë shtetërore shqiptare të sapokrijuar “Albgaz” dhe kompanisë greke të shpërndarjes së gazit “DESFA”, “për krijimin e një kompanie të përbashkët për funksionimin dhe mirëmbajtjen e segmentit të TAP-it në territorin e Shqipërisë”. Po citojmë burimin zyrtar grek, sepse komunikata e ministrisë së Energjisë dhe të Industrisë e Shqipërisë për takimin shqiptaro-grek të datës 13 prill nuk e përmend fare marrëveshjen e krijimit të një kompanie të përbashkët, që i jep Greqisë çelësat e menaxhimit të funksionimit dhe të mirëmbajtjes së segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP.

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Janë disa elemente, që nxisin disa hije dyshimi lidhur me këtë marrëveshje shqiptaro-greke. Së pari është ngutja, me të cilën kompania shtetërore shqiptare e gazit “Albgaz”, e cila pa mbushur as dy muaj nga themelimi i saj, bie dakord menjëherë me kompaninë greke në takimin e parë në datën 16 mars në Selanik për të formuar një kompani të përbashkët të menaxhimit të TAP-it shqiptar, dhe me vrap e nënshkruan marrëveshjen në 13 prill në Tiranë. Kompania shtetërore shqiptare e gazit, e cila ndoshta akoma nuk ka arritur të njohin mirë njeri-tjetrin në organikën e vet, nxiton që të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme me kompaninë greke, duke i transferuar asaj kompetenca të patjetërsueshme të sovranitetit energjetik. Nuk është e qartë se kur arriti kjo kompani që të pjekë mendimin dhe veprimin se segmenti shqiptar i gazsjellësit paska nevojë për një menaxhim të përbashkët me Greqinë. Mund të kapërdihej ky akt, nëse do të ishte reciprok dhe Greqia të lejonte që edhe kompania shqiptare “Albgaz” të menaxhonte bashkë me DESFA-n segmentin e TAP-it në Greqi. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë dhe as mund të imagjinohet që grekët t’i japin menaxhimin e gazsjellësit të tyre një kompanie shqiptare.

    Në datën 7 nëntor 2016, ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani, me shkresën nr.Prot.7064/1, i ka dërguar përgjigje me mendimin e ministrisë së tij ministrit të Energjisë dhe të Industrisë, Damian Gjiknuri, për projektvendimin e krijimit të shoqërisë shqiptare të gazit “Albgaz”. Shkresa e ministrit të Drejtësisë thekson ndër të tjera se projektvendimi i ministrisë së Energjisë dhe të Industrisë për krijimin e shoqërisë “Albgaz” “përbën një akt juridik konfuz”, se është e paqartë se kush janë asetet, me të cilat do të krijohet shoqëria “Albgaz”, dhe, nëse këto asete janë vlerësuar ose jo, nuk del e qartë se cili është burimi i këtyre aseteve, etj. Ministria e Drejtësisë konkludon se: “Vlerësojmë se kjo nismë duhet rivlerësuar, pasi nuk është në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi”. Nuk ka informacion, nëse Ministria e Energjetikës i ka realizuar vërejtjet përmbajtësore të ministrisë së Drejtësisë, por në datën 7 dhjetor 2016 Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka marrë vendimin për krijimin e shoqërisë “Albgaz”. Ende pa hyrë mirë në zyrat e reja, “Albgaz” nxiton të nënshkruajë marrëveshjen e krijimit të kompanisë së përbashkët me kompaninë greke dhe për t’i akorduar asaj një rol vendimmarrës. Personalisht, që në vitin 2014 kam sugjeruar që të ngrihet një kompani shtetërore kombëtare e administrimit të gazsjellësit TAP dhe jo kompani private, të cilat në vendet ish-komuniste i marrin gjithmonë kushërinjtë e parë të udhëheqësve të partive.(“Ballkani Faustian”, 2016, fq.465). Por një kompani shtetërore kombëtare e energjisë ngrihet për ta mbrojtur interesin kombëtar dhe jo për ta anashkaluar atë.

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Së dyti, lind natyrshëm pyetja se, përse u zgjodh kompania greke për të menaxhuar gazsjellësin TAP në Shqipëri? Faqja zyrtare e Ministrisë së Energjisë dhe të Industrisë nuk bën fare fjalë, nëse është organizuar ndonjë tender publik ndërkombëtar për koncesionin e të drejtës së menaxhimit të segmentit të gazsjellësit TAP në territorin e vendit tonë. Burime zyrtare shprehen se nuk ka pasur tender dhe kjo situatë e caktimit arbitrar të kompanisë greke i duket e habitshme edhe agjencisë zyrtare kineze të lajmeve “Hsinhua”, e cila në datën 13 prill jep në njoftimin e saj deklaratën e përfaqësuesit të ministrisë përkatëse shqiptare, i cili shprehet se “Albgaz” ka pasur oferta bashkëpunimi nga shumë kompani europiane të gazit, por zgjodhi “DESFA-n””. Është pak të thuhet absurd, që kompania shtetërore shqiptare e gazit paska zgjedhur apriori kompaninë greke të menaxhojë segmentin shqiptar të TAP-it dhe ka refuzuar kompanitë europiane. A vjen kjo nga ndonjë dobësi apo lidhje e veçantë e dikujt me Greqinë, përderisa nuk zgjidhet për shembull një kompani norvegjeze, franceze apo britanike, që janë shumë më të kualifikuara se sa ajo greke? Opinioni publik shqiptar e ka të drejtën e një shpjegimi për këtë “greek conection”.

    Së treti, marrëveshja për t’i dhënë kompanisë greke menaxhimin e gazsjellësit TAP në territorin shqiptar është e një rëndësie të madhe shtetërore në një fushë të rëndësishme strategjike si ajo e energjisë. Nuk ka asnjë njoftim, nëse ajo marrëveshje është dërguar për miratim dhe ratifikim në parlamentin e Shqipërisë. Nëse dërgohet në parlament një marrëveshje me një shtet arab për ndërtimin e një hoteli në Tiranë, si nuk u dërguaka në parlament marrëveshja për t’i dhënë Greqisë menaxhimin e gazsjellësit TAP në territorin e Shqipërisë? Në faqen zyrtare të ministrisë së Energjetikës është publikuar paraqitja në datën 10 prill në komisionin parlamentar të ligjeve nga përfaqësuesit e asaj ministrie të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit midis Shqipërisë dhe “TAP Ag” lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës. Komunikata nuk thotë asgjë për ndonjë paraqitje në komision të projektmarrëveshjes së krijimit të një kompanie të re të përbashkët të gazit me Greqinë. Dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhej tri ditë më vonë. Një marrëveshje e tillë, që prek interesa të mëdha shtetërore, dhe jo vetëm financiare dhe energjetike, është e detyrueshme të kalojë në miratimin e Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe të vetë parlamentit.

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Thelbi i shqetësimit është se bëhet fjalë për një çështje strategjike dhe një sektor strategjik të ekonomisë, që është energjetika dhe gazi. Është fjala për një çështje sovraniteti në një sektor strategjik në territorin e vendit tonë. Sektori i gazit dhe i gazsjellësve në të gjithë vendet e botës konsiderohet instrument dhe objekt i karakterit strategjik dhe, i cili gëzon ekskluzivisht mbrojtjen e patjetërsueshme kushtetuese dhe ligjore. Kushdo, që ka një informacion minimal se çfarë ndodh në rajon dhe në Europë, e ka të qartë se gazi dhe gazsjellësit janë sot një nga fushat më të rëndësishme dhe më jetike të përplasjes së interesave strategjike dhe gjeopolitike për ndikim midis shteteve. Është një fushë në të cilën çdo shtet e ruan me fanatizëm sovranitetin, kontrollin dhe interesin kombëtar. Nuk lëshon shtet tjetër me kaq lehtësi të drejtën dhe autoritetin e menaxhimit të gazsjellësve në territorin e vet. Nuk mund të mendohet se Greqia do të lejonte një kompani turke të gazit të menaxhonte segmentin e TAP-it në Greqi, meqë gazsjellësi vjen nga Turqia.

    Greqia është shtet transit i gazsjellësit TAP, njësoj si Shqipëria, dhe nuk ka qenë Greqia, që e hartoi këtë trajektore të TAP-it. Njohësit e punëve e dinë se Greqia ka qenë kundër TAP-it dhe kundër kalimit të tij në Shqipëri. Për të penguar që ndonjë gazsjellës të kalonte nëpër Shqipëri, Athina ka bërë çmos që të realizohen projektet ruse të “South streamit” me degëzimin nga Greqia në Itali apo gazsjellësi tjetër “Poseidon” për kalimin nga Greqia në Itali, gjithmonë duke shmangur Shqipërinë. Dhe kur në vitin 2012 Greqia u detyrua nga BE dhe nga SHBA të pranonte gazsjellësin TAP, u përpoq t’ia shiste transitimin e TAP-it Shqipërisë si dhuratë të saj dhe t’i merrte në shkëmbim ringjalljen e marrëveshjes së vdekur të detit. Dhe tani, grupe të caktuara interesi guxojnë t’i japin asaj çelësat e menaxhimit të TAP-it në territorin shqiptar.

    Shqipëria realisht me gazsjellësin TAP fiton një rëndësi energjetike më të madhe se Greqia dhe ia sposton asaj ambicien e të qenit si një qendër ballkanike e shpërndarjes së gazit. Në të vërtetë Shqipëria do të jetë qendër trasitimi, sepse do të jetë stacioni kryesor i lidhjes së gazsjellësit TAP me gazsjellësin Adriatiko-Jonian, IAP, që do të transmetojë gazin azer në Mal të Zi, Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, Shqipëria do të jetë pika e lidhjes së gazsjellësit TAP me Kosovën. Ajo mund të jetë edhe lidhja TAP-it me Maqedoninë. Këtë rol të rëndësishëm si qendër rajonale transitimi, që është me fitime të jashtëzakonshme, nuk duhet se për çfarë arsye Shqipëria po lëviz t’ia dhurojë Greqisë. Greqia po merr pa luftë kështjellën tonë energjetike dhe siguron një avantazh strategjik afatgjatë, dhe jo vetëm energjetik, por edhe politik mbi Shqipërinë.

    Ka një konflikt të hapur interesi të pjesëmarrjes së Greqisë në këtë marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Greqia ka disa çështje të hapura dhe të pazgjidhura me Shqipërinë, të cilat kërkojnë negociata të vështira midis dy shteteve. Duke i dhënë Greqisë të drejtën e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP, Shqipëria me dorën e vet i ka dhënë Athinës një instrument force, presioni dhe influence mbi Shqipërinë, për energjinë, për diplomacinë dhe për çështje të tjera strategjike. Infantilizmat se marrëveshja me kompaninë greke do të hapë vende të reja pune tregon mjerimin e atyre grupeve politike shqiptare, që janë pas kësaj marrëveshje, sepse vendet e reja të punës i hap TAP dhe jo kompania greke.

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Duhet pranuar se Athina ka arritur të realizojë një fitore të madhe energjetike dhe strategjike ndaj Shqipërisë. Kjo është edhe një nga arsyet, që mediat greke i bënë jehonë të madhe entuziaste marrëveshjes së nënshkruar në 13 prill për menaxhimin e segmentit shqiptar të TAP-it nga kompania e përbashkët me Greqinë. Kjo është arsyeja pse presidenti i kompanisë greke “DESFA”, Sotirios Nikas, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë, falënderoi qeverinë e Greqisë dhe Ministrinë e Jashtme të Greqisë për mbështetjen e plotë për arritjen e marrëveshjes. Për çdo njeri, që din të lexojë dy fjalë nga diplomacia, bëhet e qartë se ka pasur një angazhim intensiv nga qeveria greke dhe nga diplomacia grek për arritjen e marrëveshjes.

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    Deri tani asgjë nuk i është thënë opinionit se cilat do të jenë të drejtat dhe kompetencat e kompanisë greke në menaxhimin e segmentit shqiptar të TAP-it. Nuk mund të fashiten shqetësimet për marrëveshjen me justifikimet se TAP është projekt i rëndësishëm strategjik dhe i dobishëm për Shqipërinë, dhe as me naivitetet se TAP e ka mbështetur marrëveshjen. Sovranitetin energjetik apo strategjik nuk e ruan TAP-i, por çdo shtet në territorin e vet. Segmenti i TAP-it nëpër Shqipëri është ekskluzivitet kombëtar i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet trajtuar dhe që nuk mund të ndahet apo t’i lihet në dorë Greqisë. Është një moment delikat, ku qeveria dhe parlamenti duhet të rivlerësojnë këto që po ndodhin dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të ndaluar këto lëkundje të dëmshme strategjike, që na dhuron herë pas here mendjelehtësia shtetërore. Zoti e ruajtë Shqipërinë nga vetja e saj!
    Shaban MURATI, marrë nga Gazeta Shqiptare http://www.gsh.al/2017/04/24/pse-greqia-do-te-menaxhoje-tap-in-ne-shqiperi/


    Përgatiti për BesaTime Sokol Brahaj
    BesaTime.com
    Plikya 13 Mart 2024 23:17

    buy baycip online - <a href="https://cipropro.top/">cipro 500mg for sale</a> augmentin sale
    Alıntı yap
    Mcxwwe 17 Mart 2024 00:12

    ciprofloxacin 500 mg canada - <a href="https://septrim.top/erythromycin/">purchase erythromycin sale</a> erythromycin 500mg generic
    Alıntı yap
    Xwbvsy 17 Mart 2024 17:35

    metronidazole 400mg canada - <a href="https://metroagyl.top/cefaclor/">cefaclor capsules</a> order zithromax pill
    Alıntı yap
    Joupir Bugün, 00:01

    ivermectin 12mg oral - <a href="https://keflexin.top/ceftin/">order ceftin 500mg without prescription</a> cheap tetracycline 250mg
    Alıntı yap

    NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: thotë Profesori GREK, TSITSELIKIS.

    Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË: PAPA GJON PALI II,UNË DO TË LUTEM PËR SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

    BOMBË TJETËR PËR GREQINË NGA PAPA GJON PALI II: UNË DO TË LUTEM PËR VUAJTJET E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË QË U JANË SHKAKTUAR NGA GREQIA SHKRUAN ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II NË LETËRPËRGJIGJEN E TIJ DREJTUAR SHOQATËS...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com