Diaspora Shqiptare Turqi u mblodh dje me 12 Maj 2017 në Izmir për konsultim të zhvidhimeve të fundit dhe orëvajtjes së aktualitetit të Shqipërisë Kosovës, Maqedonisë e mbarë trevava shqiptare. Për Shqipërinë në veçanti u fol gjërë e gjatë zgjedhja e Presidentit të ri z. Meta, anullimi i Zgjedhjeve në Kavajë, Protesta e Partisë Demokratike dhe alternativa që ofon Qeveria e z. Rama që kriza aktuale mos të kalojë në një gjëndje kausi, gjendja aktuale dhe alternativat e partive që kanë paraqitë pranë KQZ'së pjesmarrjen e tyre në Zgjedhjet e 18 Qershorit...etj...etj...
Po ashtu dhe për Kosovën u fol gjërë e gjatë problemi i të drejtës ndërkombëtare që pa asnjë të drejtë për muaj të tërë mbajti në Francë Komandantin tonë ishkyrministrin z. Ramush Haradinaj, mos besimi që u bë dhe rënia e qeverisë z.Mustafa, problemet e vazhdueshme me Serbinë dhe mosarritje tëasnje procesi edhe pas zgjedhjeve që ata kishin, demarkacioni, alternativat e mundshe për një qeveri më konstruktive për kombin shqiptarë të Kosovës etj.etj...
Një ndër pikat kryesore te kuvenimit ishte problemi i pafalshem dhe vandalzmi terrorist i sllaveve të Maqedonisë kundrejtë Shqiptarëve autokton të zgjedhurit nga vota e popullit shqiptar, gjëndja e z. Ziadin Selës, suksesi i zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit z. Talat Xhaderi, Platforma e partive Shqiptarë të Maqedonisë dhe arritja e mundshme nëkëtë aspekt që fillo me zgjedhjen e z. Xhaferi si kryetar parlamenti, gjëndja aktuale e partive shqiptare, problemet e krijuara nga Partia Turke e Maqedonisë që me përkrahjen e rracizmit të terroristëve sllavë iu afrua dhe bëri vehten pjesë të asaj skenë primitive me gjakpirësve sllavë, gadishmëria e gjithanshme për ndikim të mundshëm në këtë krizë racistë e terroriste nga Tirana dhe Prishtina së bashku me opinionin ndërkombëtar etj.etj...
Në kuvendimin e djeshem të Diasporës Shqiptare të Turqisë, aktualiteti kombëtar në Malin e Zi zuri një vëmendje të rëndësishme pas arritjes e bashkëkombasve tanë si nga gjuha po ashtu dhe nga arritja e dëshiruar për bërjen e bashkive dhe komunva shqiptare etj.etj...
Për Çamërine u fol po ashtu gjërë e gjatë për arritjet e politikës së Tiranës në këtë çështje, puna aktiviteti dhe lobingu i pandërprerë i PDIU'së në arenën kombëtare e ndërkombëtare për Çështjen Çame, orëvajtja e Çështjes në BE, SHBA e më gjërë. Çfarë parashikohet si sukses për PDIU'në më zgjedhjet e 18 Qershorit dhe si do ta ndikojë të ardhmen kombëtare kjo parti e cila është e vetmja parti në Republikën e Shqipërsië që flet punon dhe bën për Kombin Shqiptarë e Diasporen, njëparashikim i vogel se si do të jenë reagimet e votuesit të Shqiptarëve të Shqipërisë ndaj PDIU'së ku si e vetme parti ka fillluar fushaten me sllogane e strategji kombëtare etj, etj...
Vënd të veçantë kishtë dhe diskutimi për Luginën, Sanxhakun, shqiptarët e Turqisë dhe mbarë diasporën Shqiptare nëbotë.
Takimi i rradhës këtë herë u bë në provincen Seferihisar më ftesen dhe mikpritjen e komandant Fatih'ut e profesor Olcay'it, nga mosarritja e axhendës të ishte në mesin tonë Tunç Soyer'i, Kryetari i Bashkisë së Seferihisar'it na përgëzoi për ardhjen e Shqiptarëve ne zonen e tij dhe shprehu dëshiren që mbledhjen e rradhes ta bëjme në mikpritjen e tij.
Kuvendimi zgjati nga ora 19.00 deri në orën 00:30 pasmesnatë mes shqiptarësh akademikë, pegadogë, mesues, artistë, gjeneralë e kolonelë ushtarakë, biznesmenë, politikanë, burokratë, diplomatë, gazetarë, inxhinierë, sportistë nga Diaspora Shqiptare e Turqisë, miq të nderuar nga Tirana dhe studentë shqiptarë që studjojnë në këtë provincë... me një darke shqiptare të mrekullueshme.
Ashtu siç e ka zakoni i shqiptarit edhe mikpritësi "Shqiptari i Çamërisë Olcay"i pas darkës në gazinon ushtarake të zonës Seferihisar nuk na la të ndahemi pa e pi edhe një kafe në vatren e tij. Edhe pse ka kaluar një shekull zakoni oxhaku të shtëpisë së vëllait tonë Olcay'it aromën e saj e ka Çamëri...!
Në ndarjë Diaspora Shqiptare Turqi faleminderoi profesor Olcay'in, komandant Fatih'un dhe të gjithë pjesëmarrëit. Për BesaTime, Sokol BRAHAJ
"NE TË GJITHË SHQIPTARËT, PA DALLIME POLITIKE, KRAHINORE, FETARE E PREJARDHJEJE NGA PREVEZA NË MOLLË TË KUQE KEMI VEÇ NJË ATDHE" Nga Sokol BRAHAJ 10/05/2017 Ne të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, krahinore, fetare e...
REFERENDUMi: SiSTEMi PRESIDENCiAL i ERDOGAN’iT A DO TA DEMOKRATiZOJË TURQiNË? Sokol BRAHAJ 15/04/2017 1-HYRJE: KUSHTETUTAT E TURQiSË 2-REFERENDUMi i 16 PRiLLi’T: ÇFARË DO TË NDRYSHOHET ME KËTO 18 NENE? 3-ATMOSFERA ELEKTORALE DHE...
O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE shkruan adresen e vet te rrjetit social Vjollca Braho. Postimi i plotë;...
SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit.
2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet.
4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy [2002]”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë.
5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit.
6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali i vetem zyrtar ku “DIASPORA DHE LOBI SHQIPTAR NË TURQI” publikon.
7-Kryeredaktor: Sokol Brahaj◄