BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    Kategori: KRYESORET / RAJONI / BOTA Tarih: 24-06-2017, 01:15
    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ


    ---
    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR

    TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    "Amanet një grusht dhe’ nga Shqipëria për ta vënë tek varri i gjyshit tim më 27 Qershor"

    Nga IBRAHIM TOPALLI*

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    Përshëndetje vëllazërore nga Izmiri për zotin Shpëtim Idrizi, nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Kryetari i PDIU-së.
    Përshëndetje Vëllai Ynë Shpëtim Idrizi,
    Përshëndetje të dashur motra, vëllezër, miq, shokë e dashamirë,
    Përshëndetje Shqipëri,
    Përshëndetje i dashur kombi im Shqiptar.

    Të dashur shqiptarë të mëmëdheut tim, siç e dini mirë që ne, motrat e vëllezërit tuaj larg mëmëdheut, diapora Shqiptare, ku këtu e kam fjalën dhe kryefjalën për vehten time dhe për miliona Shqiptarë të Turqisë; ne u ri-lidhem me ju, me tokën Amë, me dheun Atë pas një shekulli.
    Kaluan shumë kohë, por që 4 breza, pra gjyshi, babai, unë, fëmijët e mi, fëmijët e fëmijëve te mi nuk ju harruam kurrë edhe pse ti i dashuri Atdheu ynë: na patë mënjanuar, na patë tjetrësuar e nuk na përmende e përshëndete kurrë, POR NE KURRË NUK JU HARRUAM, SE GJAKU S’BËHET UJË.
    Shumë vonë, u ri-njohëm me tokën amë, shumë vonë u takuam me shtetin atë. U ri-takuam vetëm atëherë kur u zgjuan bijtë dhe bijat e shqipes dhe u kujtuan për ne. Na e bëtë ta kuptojmë shumë vonë se as ju ska kishit harruar neve kurrë , dhe e dinit mirë që kishit motra e vëllezër këtu, biles miliona e miliona.

    Kur u ri-takuam, ri-njohëm, fakti na gëzoi shumë se ju tani ishit bërë të zotët e vëndit, ishit bërë dikushi, po drejtonit Shqipërinë, po i dilni për Zot Atdheut, Mëmëdheut, Identitetit e Dinjitetit kombëtar, vehtes tuaj dhe neve. Zoti kishte falë bij e bija Shqiptare që sna kishin harruar neve kurrë, biles na kujtuan, na nderuan dhe na erdhen për vizitë tek ne.

    DHE KJO ISHTE GJË E PA-IMAGJUESHME NGA NE, SEPSE KISHTE KALUAR FIKS NJË SHEKULL, GJYSHI IM DHE BABAI IM KANË NDËRRUAR JETË PA JU PA MË JUVE, PA PARË ATDHENË, IKËN NË BOTËN E AMSHUAR ME LOT NË SY, ME MALLË PËR SHQIPËRINË, ÇAMËRINË, KOSOVEN, ILIRIDEN, LUGINEN, PLAVEN, GUCINË, ULQININ E TIVARIN, ATA IKËN POR AMANETIN NA E LANË NEVE.

    Amanetin dhe Besen e shqiptarit na e mësuan prindërit tanë dhe dimë ta mbajmë. Siç e kemi mbajtur deri më sot do e mbajmë brez pas brezi sa të jetë jeta. Por kur patëm privilegjin të kemi zyrtarët e Tiranës në shtepinë tonë u vështirësuam tu besojmë syve tanë në atë kohë... Po falë Zotit ishte realitet. E besuam se pas një shekulli që jetuam jetimë, tani e kishim nderin të shofim në sofren tonë, bijtë e bijat nga mëmëdheu ynë.

    Edhe pse ishte takimi ynë i parë me përfaqësuesit e shtetit amë, ishte ri-takim i shumëvonuar por i duhur që u bë me njerëzit e duhur, në kohën e duhur.

    Të dashur motra e vëllezër shqiptarë, pas një shekulli kësaj udhe i printe biri juaj, i lindur në Tiranën e Shqipërisë së vogël nga një nënë prej zemrës së Gegërisë e nga një baba prej zemrës së Toskërisë Shqiptare nga martirja jonë Çamëri, ai ishte biri juaj, i dalur nga gjiri juaj, ai ishte Shpëtim Idrizi.
    Nanëbabja (gjyshja) e tij, një zonjë siç e kanë zakon burrneshat shqiptare, atij ia kishte vënë emrin "Shpëtim", dhe siç e kishte emrin ashtu ishte ai vetë.

    Ai ishtë i pari që u kujtua për jetimët e mëmëdheut jashtë shtetit amë. Vite më parë ishte ai, i pari që erdhi tek ne, pas një shekulli. Ky djalë fisnik me dinjitet e vetëdije na rizgjoi neve dhe vetëbesimin tonë në identitet, na tregoi historinë tonë, na bashkoi të gjithëve, na ftoi në mëmëdhe si me qënë vëllezërit dhe motrat e tij. Na kërkoi falje në emër të shtetit shqiptarë “që s’kemi kërkuar e pyetur për ju një shekull”, dhe na premtoi se kjo sdo të ndodhë kurrë më.

    Të dashur shqiptarë, ne këto fjalë si kishim dëgjuar fare për 4 breza me radhë, ishin fjalë të sinqerta që po dëgjojshin veshët tanë. Për këtë ne ato fjalë që na i tha Shpëtim Idrizi, i quajtëm fjalë të shenjta të thëna për ne.

    I rreshtuam kërkesa të shumta vëllait tonë. Por duke e nënvizuar që; ne këtu, siç nuk kishim deri më sot edhe sot e neser nuk kemi nevojë për përfitime ekonomike nga mëmëdheu ynë, ne jemi mirë sot, jemi dikushi sot, kemi arritur, sduam gjë nga ju, por Shpëtim Idrizit i kërkuam gjërat si më poshtë;

    Ne duam dhe kemi nevojë për “dinjitetin” tonë shqiptar,
    Ne kemi nevojë për nga një “grusht dhe” nga të katërt Vilajetet Shqiptare për të jua vënë te varri gjyshërave e baballarëve tanë, pas një shekulli,
    Kemi nevojë për “flamurin kombëtar”,
    Ne kishim dhe kemi nevojë për një “abetare shqiptare”,
    Ne kishim dhe kemi nevojë “me ju parë juve”, “me u çmallë ne me ju”, “e ju me ne”,
    Ne kishim e kemi nevojë me ju pa juve në shtëpinë tonë, që t’ia tregoj realisht brezit të pestë, mbesës time Irisës që ne jemi shqiptarë, të lidhur me mëmëdheun, ne jemi ju, e ju jeni ne, në jemi një komb, dhe kemi Veç një Atdhe!

    Motra e vëllezër e shqiptarë, i pari që të gjitha këto, neve na i realizoi, na i dhuroi ishte vetem Shpëtim Idrizi.

    Tani nuk po shkruaj e flas në emër të të gjithë shqiptarëve të Turqisë. Unë po ju shkruaj në emrin tim, të familjes time, në emër të të mijëra e mijëra shqiptarëve që ti vëllai im Shpëtim i njohe, i nderove e i respektove. Unë po flas në emrër të shumë anëtarëve të Diasporës Shqiptare Besa të Turqisë, në emër të shumë e shumë shqiptari nga Çamëria, Shqipëria, Kosova, Ilirida, Lugina, Sanxhaku, Plava e Gucia. I dashur vëlla ne jemi diaspora juaj, ne jemi të tuajt, por e dimë pragun tonë dhe nuk ju përzihemi ne politikat e mbrëndshme tuajat. Por me këtë letër duam ti tregojmë opinionit publik shqiptarë se fiks pas një shekulli kush pyeti për ne, kush ishte tek ne, e kush bëri për ne.

    Vëllai im Shpëtim, nuk po të shkruaj, që të të shtohet numri e votës ditën e diele. Jam në dijeni që populli ynë shqiptar, di për cilen parti të votojë. Siç na e thua vazhdimisht edhe ti, e di shumë mirë që të gjitha partitë, të gjitha institucionet janë tonat, janë të shiptarëve.
    Ngaqë zgjedhjet dhe votimet janë festa e demokracisë, ne me gjithë zemër edhe përse përkrahim ty, Shpëtim Irizin dhe PDIU’në, ne si diasporë mbështesim Shqipërinë tonë. Duam Shqiptarinë tonë, ne ju duam të gjithëve pa dallime politike, krahinore apo fetare. Që të gjithë ju jeni të tanët, dhe të gjithë ne jemi të tuajt, jemi të mëmëdheut, jemi të një kombi, Jemi Një!

    Unë po të shkruaj vëllazërorçe dhe të lutem që këtë letër ta botoni në të gjitha mediat e shkruara shqiptare që ta dinë të gjithë shqiptarët çfarë kë bërë ti për Shqiptarët, për Diasporen Shqiptare, pra për ne.

    Ti, Shpëtim Idrizi je i pari zyrtar i shtetit amë që na e tha haptas pa asnjë hezitim se ne të gjithë shqiptarët jemi një, s’kemi dallime krahinore apo fetare. S’ka shqiptar të Shqipërisë apo i trevave tjera shqiptare, ne Jemi Një e kemi Veç Një Atdhe dhe ne do të bashkohemi në një shtet të gjithë së bashku aty ku na e ka falë Zoti.

    Edhe pse e di shumë mirë që kërkesen që ta bëra në fillim të këtij muaji dhe që më erdhi janën e kaluar. Si gjithnjë nuk e bë për reklamë, por unë dua të ja tregoj opinionit publik shqiptarë këtë këtu.

    Të dashur shqiptarët e mi, unë me 3 Qershor i kërkova Nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të PDIU’së z. Shpëtim Idrizit, një “grusht dhe” për të ja vënë tek varri gjyshit tim me 27 Qershor, e kur hapa paketen e ardhur nga ai si gjithnjë më surprizoi;

    Paketa së bashku me flamurin tonë kombëtar dhe abetare, kishte brenda jo veç një “grusht dhe” nga Shpëtim Idrizi.
    Por paketa kishte edhe nga një “grusht dhe” nga e gjithë Shqipëria.
    Çdo “grusht dheu” kishte emrin se kush e ka dërguar për gjyshin tim.
    Një “grusht dheu” nga Tahir Muhadini, Mesila Doda, Aqif Rakipi, Hekuran Halili, Bujar Muça, Vjollca Braho, Marin Rami,Omer Mamo, Nusret Avdullai, Reme Lala, Fatos Hoxha, Spartak Meraku, Zef Doçi, Lueda Sina, Albano Idrizi, Liljan Idrizaj, Krenar Lasko e edhe nga Sait Fishta i Shkodrës së gjyshit tim, po ashtu edhe një “grusht dhe” nga kryetari i Shoqata Çamëria Abaz Hado’ja, nga kryetari Shoqata Çamëria e Kovosës Nexhmi Muqiqi e shumë e shumë të tjerë. Me të gjithë këta zonja e zotërinj kam pasë nderin të njihem.
    Ata janë të gjithë shokët e Shpëtimit, miqtë tij, ekipi i tij, ekipi i Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet, shkurtimisht njerëzit që kanë “Veç Një Atdhe!”. Dhe këta të gjithë e dinë amanetin e të parëve, e dinë që gjaku s’bëhet ujë dhe janë të betuar ta çojnë në vend atë amanet. Për këtë e shumë gjëra ju jam mirënjohës unë, po dhe mijëra shqiptarë të Turqisë.

    Kryetar, ne, Diaspora Shqiptare e Turqisë vazhdimisht ndjekim nga afër politikbërjen kombëtariste konstruktive tuajen dhe të partisë tuaj. Ne ndoqëm me kureshtje, dhe sot që e mbydhet po mburremi e krenohemi me fushaten shembullore që bëtë. Fushatë e bazuar tek modeli dhe vlerat që ju dhe PDIU’ja synon ti ofroni Shqipëtarëve e Atdheut tonë. Siç e keni treguar gjithnjë në politkë që ju jeni politikani më konstruktiv në Shqipërinë e vogël, edhe në këtë fushatë e treguat që ju nuk i jepni përkrahje denigrimit dhe fyerjeve në konkurencen politike. Ju siç po e tregoni për vite me rradhë në faltoren e Parlamentit të Tiranës edhe në këtë fushatë me sinqeritet, mençuri dhe strategji konkrete treguat që jeni partia kryesore që ka bërë, që di të bëjë dhe do të bëjë edhe më shumë për dinjitetin, vlerat, ekonominë, zhvillimin, identitetin, diasporen dhe bashkimin tonë kombëtarë.

    Të dashur motra e vëllezër, neser, ditën e Diele (25 Qershor 2017) mëmemëdheu ynë ka Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare.

    Qytetarë të Shqipërisë tonë, jeni të lutur të merrni pjesë në zgjedhje e të votoni. Sepse të ushtrosh të drejtë e votimit në zgjedhje e të votosh është festë. Në këtë festë, vota jote forcon sonranitetin tënd, sovranitetin kombëtar. Dhe për këtë ne, të gjithë shqiptarët së bashku mos të harrojmë qe s’ kemi tjetër, Veç Një Atdhe!

    Kam besimin e plotë që zgjedhjet do kalojnë siç i ka hije shqiptarit. Ku do ti bëjmë votimet, Bajram e Festë. Për këtë ju uroj zgjedhje të mbara Nëna jonë Shqipëri. Uroj që këto zgjedhje të jenë të hajrit për të gjithë Shqipërinë e për mbarë kombin Shqiptar. Uroj të jenë dritë e gjelbër për aspiratat e mbarë kombit tonë shqiptar.

    Uroj suksese për të gjitha partitë e Republikës së Shqiperisë që garojnë në këto zgjedhje. Uroj zgjedhje me standartet e kërkuara dhe të jenë hapa të avancuar për demokracinë kombëtare shqiptare.

    Suksese vëllai im Shpëtim Idrizi, suksese PDIU, me gjithë zemër uroj të dilni faqebardhë.

    Këtu së fundmi po gjej rastin të jua uroj Bajramin e Madh të gjithë shqiptarëve.

    Me të vetretë që ne kemi Bajram e Pashkë, Por Shqiptarinë e kemi bashkë.

    Ne, Kombi Shqiptar kemi Veç një Atdhe!

    Vëllazërisht i juaji,

    Ibrahim Topalli

    24 Qershor 2017
    *Shënim: për ata që smë njohin; Unë İbrahim Topal, jam një ndër vëllezërit tuaj denbabaden Shqiptarë në Alaçatı-Çeşme të Izmirit, Turqi. Biznesmen dhe Ish-politikan me dinjitet e identitet shqiptar. Anëtar i Kryesisë Diaspora Shqiptare-Besa në Turqi.


    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    BesaTime.com

    Ramush Haradinaj dhe Shpetim Idrizi: Aleancë Strategjike për Ardhmërinë e Drejtësisë, Integrimit dhe Unitetit Kombëtar

    Ramush Haradinaj dhe Shpetim Idrizi: Aleancë Strategjike për Ardhmërinë e Drejtësisë, Integrimit dhe Unitetit Kombëtar...

    SHQIPTARË, NGA PREVEZA NË MOLLË TË KUQE KEMI VEÇ NJË ATDHE

    "NE TË GJITHË SHQIPTARËT, PA DALLIME POLITIKE, KRAHINORE, FETARE E PREJARDHJEJE NGA PREVEZA NË MOLLË TË KUQE KEMI VEÇ NJË ATDHE" Nga Sokol BRAHAJ 10/05/2017 Ne të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, krahinore, fetare e...

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA SHQIPTARE - TURQI

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA SHQIPTARE - TURQI...

    BAC, ÇAMËRIA në KOSOVË: PA KOSOVË E ÇAMËRI S'KA SHQIPËRI

    BAC, ÇAMËRIA në KOSOVË: PA KOSOVË E ÇAMËRI S'KA SHQIPËRI Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com