BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    MA VRANË FESTËN ! Nga Klevi POJANA

    Kategori: KRYESORET Tarih: 2-09-2017, 01:22
    MA VRANË FESTËN ! Nga Klevi  POJANA


    MA VRANË FESTËN!
    "Edhe unë isha aty sot, në sheshin “Skënderbej”, ishin aty dhe qindra mijëra njerëz që pa kurrëfar detyrimi u cuan që pa gdhirë dhe ju drejtuan vendit ku do të luteshin për familjet e tyre, të afërmit, për begati dhe sigurisht dhe për vendin tonë!
    Por aty ishte dhe 'Ai', hijerënd e madhështor si gjithmonë, i lirë nga cdo gjë, qëndronte aty ku e ka vendin! i pa mbuluar e i pacënuar nga kurrkush! Figura e Skënderbeut për të gjithë ne, Qëndron Denjësisht si Figura e Unitetit dhe Bashkimit Kombëtar!" shkruan Klevi POJANA.



    Ma vranë festën!
    Cfarë histerie kolektive që jo vetëm të prish ditën por rrezikon dhe të të shkatërroj jetën!
    Më e vyera vlerë kombëtare, ajo që nxitojmë, me sy që shkëlqejnë nga krenaria, të themi sapo prezantojmë veten dhe vendin se nga vijmë tek një i huaj, bashkëjetesa dhe harmonia fetare u dhunua sot barbarisht nën petkun e një dite festive!
    Disa syresh që historinë e përdorin dhe e tjetërsojnë sipas oreksit u nxitën nga një fantazi e cmendur, pjellë e një mendje antishqiptare për të nxitur një debat me prapavijë fetare-politike!

    MA VRANË FESTËN ! Nga Klevi  POJANA

    U përdor në këtë rast figura dhe emri i heroit tonë kombëtar, qëllimi është i qartë, të tejkalohet cdo kufi dhe të përfshihen në këtë vorbull sa më shumë persona, mundësisht sa më shumë nga ata që lehtësisht manipulohen dhe kthehen viktima në një luftë me mullinjt e erës nën gjaknxehtësinë e ndjesive atdhetare!
    Dikush, jo rastësisht deformoi opinionin publik duke thënë se Skënderbeun e mbuluan. Mjaftoj kaq që në një ditë feste, gjithcka të shkatërrohej dhe të plaste sheshit një islamofobi e frikshme e cila mori jetë virtualisht!
    Si fillim dua të them se unë isha aty sot, në sheshin 'Skënderbej', ishin aty dhe qindra mijëra njerëz që pa kurrëfar detyrimi u cuan që pa gdhirë dhe ju drejtuan vendit ku do të luteshin për familjet e tyre, të afërmit, për begati dhe sigurisht dhe për vendin tonë!
    Jashtëzakonisht i bukur ishte mëngjesi i sotëm, Tirana kundërmonte një aromë unikale që krijohet vetëm nga dashuria, vinte era paqe!
    Por aty ishte dhe 'Ai', hijerënd e madhështor si gjithmonë, i lirë nga cdo gjë, i pa mbuluar e i pacënuar nga kurrkush Skënderbeu qëndronte aty ku e ka vendin!
    Packa pikëpamjeve historike të shumë grupeve, figura e Skënderbeut qëndron denjësisht si figura e unitetit dhe bashkimit kombëtar!
    Disa sot nxituan ta 'mbronin', për të qarë e për të qeshur, ai ska nevojë të mbrohet i vdekur dhe këtë e dëshmoi duke na mbrojtur sa ishte gjallë!
    E 'mbronin' ndaj një sulmi imagjinar disa të cilët i kanë urinuar poshtë përmendores, e 'mbronin' disa që flamujt e partive ja valvitën mbi krye duke i vënë këmbët në gjoks e kokë, e 'mbronin' disa që ja përdorin emrin për fushata politike e për të përshkruar liderin e partisë, e 'mbronin' disa që i duan shkatërrimin shqipëtarëve më shumë se sa Milloshevici, e 'mbronin' disa që Zot duan të bëjnë lekun dhe nuk i intereson asgjë tjetër, e mbronin fatkeqësisht dhe disa të pafajshëm që pak nga keqkuptimi, pak nga përdorja dhe pak nga injoranca nxituan të bëjnë një lojë që mund ti vë zjarrin Shqipërisë!
    Gjithmonë kam qënë i bindur se ky vend nuk rrezikohet seriozisht nga sëmundja e ekstremizmit fetare sepse fatmirësisht ne me veprimet dhe mosverimet tona si shoqëri nuk e kemi ushqyer këtë gjë packa se disa qeliza të sëmura kanë ekzistuar!

    MA VRANË FESTËN ! Nga Klevi  POJANA

    Por tani, në castin kur duhet ta izolojmë vendin tonë nga ky fenomen disa i vënë kazmën themeleve duke hapur plagë që nuk mund ti lejojmë!
    Ndjehem i fyer, i dhunuar dhe keq kur në një ditë në të cilën besimi im islam përcon mesazhin e sakrificës, mëshirës dhe faljes e ne të gjithë duhet të festonim duke injektuar besim, dashuri, paqe dhe tolerancë në jetët tona më duhet të shkruaj këto fjalë!
    Do isha shumë më i ashpër dhe madje ndonjëherë jam gati të shpërthej!
    Të them se sot isha i lumtur kur ju drejtova krijuesit duke i kërkuar falje, begati e mbarësi për veten, familjen, të afërmit, vendin e popullin tonë!
    Të them se askush nuk mund të ma prish adhurimin ndaj Zotit tim, rruga e të cilit kërkon të duash e respektosh prindërit, të jesh i drejt e i dobishëm të falësh dhe të jetosh jetën nën dashurinë e besimit!
    Të them se asnjë hajdut, matrapaz e batakci nuk mundet të nxis konflik mes shqipëtarësh që janë vllezër e bij të një mëmëdheu!
    Ti them se i dua dhe do i dua gjithmone njerëzit, myslyman, katolik, ortodoks, bektashinj apo te cdo lloj besimi dhe jo besimi sepse vetëm kshu e përmbush adhurimin për të dashur cdo krijesë të Zotit dhe duke mos ndërhyr në marrdhënien që krijuesi ka me krijesat e tij!
    Do shkruaja shumë se kam shumë për të thënë po në mendje po më vjen imazhi i një djali të vogël, në mëngjes, i veshur me një kostum gri që e hijeshonte shumë për vitet e pakta që kishte mbi supe, sapo ngriti ballin nga toka ju drejtua me një perqafim të përmallshëm të atit dhe më pas kujdo që kishte para duke i thënë me shumë dashuri e mirësi:
    GËZUAR! GËZUAR! GËZUAR!
    1/9/2017 Klevi POJANA
    MA VRANË FESTËN ! Nga Klevi  POJANA


    BesaTime.com

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI Intervistё Ekskluzive për BesaTime nga @Sokol_BRAHAJ Doktoresha shqiptare e Harvard'it thotë që sot ka shumë shqipëtarë në botë të cilët me dinjitet...

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ

    LETER E HAPUR PËR OPINIONIN PUBLIK SHQIPËTAR: TË DASHUR SHQIPËTARË, PËRSHËNDETJE VËLLAZËRORE NGA BASHKËKOMBËSI JUAJ "Amanet një grusht dhe’ nga Shqipëria për ta vënë tek varri i gjyshit tim më 27 Qershor"...

    Gurët e Çamërisë u shtruan në Sheshin Skënderbej
    ---

    Gurët e Çamërisë u shtruan në Sheshin Skënderbej

    Gurët e Çamërisë u shtruan në Sheshin Skënderbej Greqia nuk e kapërdin dot që Çamëria është shqiptare dhe historia e saj është një njollë turpi për historinë e tyre. Madje ambasada greke paraqiti sot ankesë në Bashkinë e Tiranës...

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it Megjithëse është vënë në syrin e ciklonit nga sllavo-maqedonët, por edhe shqiptarë të bindur të konjukturës, Mesila Doda nuk është tërhequr nga deklaratat e saj për Iliridën. Në...

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com