BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SADO E ERRËT TË DUKET E TASHMJA, SHPRESAT PËR TË ARDHMEN NUK SHUHEN KURRË │ Edita TAHIRI (PhD)

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE Tarih: 5-01-2022, 18:00
    SADO E ERRËT TË DUKET E TASHMJA, SHPRESAT PËR TË ARDHMEN NUK SHUHEN KURRË │ Edita TAHIRI (PhD)

    SADO E ERRËT TË DUKET E TASHMJA, SHPRESAT PËR TË ARDHMEN NUK SHUHEN KURRË
    Edita TAHIRI (PhD)
    Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme

    Dy vjet nga pandemia na bënë të kuptojmë se nuk e ka ndër mend të shkojë aq shpejt. Varianti Omicron i këtij virusi po përhapet gjithandej, ndërsa kombet e varfra mbeten më pak të vaksinuarat. Ekspertët thonë se gjendja e sotme shëndetësore në botë nuk ka qenë asnjëherë më e rënda gjatë njëqind vjetëve të fundit.

    Por, pandemia globale nuk është e vetmja krizë me të cilën po përballet bota. Shumë kriza të tjera kanë kapluar botën, si vendet e zhvilluara ashtu edhe ato të pazhvilluara, pa dallim. Është një kohë përplot kontraste e absurditete, megjithatë duhet ta gjejmë sërish shpresën.

    Filozofi francez i absurdeve dhe shpresës, Albert Camus, në përfundim të esesë së tij “Miti i Sizifit”, thotë se ndërsa shpresa është një dikotomi e rreme përballë absurdit, e krijuar për t’i ndihmuar njerëzit të përballen me absurditetin e ekzistencës, ne duhet të përpiqemi ta gjejmë shpresën për t’i dhënë kuptim jetës.

    Jam e bindur se Albert Camus në kohën kur ka trajtuar krizat e asaj kohe, nuk e ka menduar se një botë shumë më e zhvilluar se ajo mund të përballet me kriza të tilla që seriozisht kërcënojnë shpresën për të ardhmen.

    Kontrastet apo absurdet e botës së sotme, duke përfshirë rëniet ekonomike, pandeminë Covid-19, rritjen e mosbesimit global, konfliktet e reja dhe të vjetra, problemet klimatike, varfërinë në rritje, përshkallëzimin e luftërave gjeopolitike që janë rikthyer si një “luftë mes përbindëshash të kohës moderne”, e shumë absurde të tjera, nuk kanë lënë të qetë asnjë pjesë të botës.

    Është kjo kohë kur horizonti është mbuluar nga frika, tragjedia dhe pesimizmi. Kohë e ndarjeve në vend të bashkimeve. Kohë kur po bëhet një ndarje shumë e qartë dhe më tragjike mes Perëndimit dhe Lindjes, mes liberalizmit dhe joliberalizmit, mes demokracisë dhe autokracisë, mes të pasurve dhe të varfërve, mes të korruptuarve dhe të ndershmëve, ndërkohë që kategoritë që po pësojnë më së shumti janë të margjinalizuarit.

    Prandaj, ringjallja e shpresës është e domosdoshme. Kjo kohë kërkon ringjalljen e “Aleancës për të mirën” përballë “Boshtit të djallit” që tashmë po sulmon nga çdo platformë, qoftë ajo e marrëdhënieve ndërkombëtare deri te marrëdhëniet ekonomike e digjitale.

    Kontradiktat në marrëdhëniet Perëndim-Lindje, ShBA-Rusi dhe ShBA-Kinë janë sprova që do ta përcaktojnë paradigmën e marrëdhënieve të reja në botë, më saktësisht ndërmjet botës perëndimore dhe lindore. Prandaj, kërkohet një rikthim i fuqishëm i ShBA-së, si një superfuqi që mbajti dhe garantoi paqen dhe demokracinë globale, ndonëse kjo ishte punë e OKB-së e cila doli e munguar në krizat e kohës duke përfshirë këtu krizat në Ballkan në tridhjetëvjeçarin e fundit, e mos të përmendim se në Siri, Afganistan, Jemen e konflikte të tjera gati se nuk u duk fare.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian, ndërsa po orvatet ta rrisë ndikimin e saj në Afrikë dhe Azinë e largët, ka lënë Ballkanin e oborrit të vet në një zjarr që Serbo-Rusia e ka krijuar për ta rikthyer influencën e humbur në rajon, përmes armatosjes së Serbisë dhe projektit hegjemonist për “Serbinë e Madhe”. NATO-ja, nga ana e saj, u mjaftua me reagime me fjalë, teksa hartoi strategjinë për t’u mbrojtur nga Rusia, që shpresojmë ta jetësojë.

    Por le të kalojmë në absurdet e Ballkanit për të parë se si dinamikat e brendshme dhe të jashtme kanë shmangur Ballkanin nga shpresa. I nisur drejt demokracisë dhe perëndimit për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s, pas zhbërjes së ish-Jugosllavisë dhe lindjes së shtatë shteteve të reja, me Kosovën si shtetin më të ri, tashmë Ballkani ka arritur në udhëkryq. Ballkani po dridhet nga jostabiliteti, dhe jostabilizuesi është i njohur – është Serbia e Vuçiqit e mbështetur nga Rusia.

    “Putin po luan me zjarrin në Ballkan” thotë revista prestigjioze amerikane “Foreign Affairs”, ndërsa fton që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të pranohen në NATO sa më shpejt. Kjo revistë e njohur për politikë të jashtme, gjeopolitikë dhe çështjet globale ka ngritur alarmin në maksimum, duke theksuar se “neglizhenca e vazhdueshme nga ana e Perëndimit ka kontribuar në një kthim dramatik prapa në vitet e fundit, të cilën Putini po e shfrytëzon si fushëbetejën e radhës për ta dobësuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian.” Absurdi tjetër është se midis Ballkanit po krijohet dualizmi i dy sistemeve të sigurisë globale – me njërën anë NATO-ja, në anën tjetër Rusia, si një rishfaqje e një “mini-Pakti të Warshavës”.

    Këtij dualizmi të rrezikshëm të sigurisë po i kontribuon edhe një “bosht pro-rus i disa vendeve brenda BE-së” ndaj të cilëve BE-ja nuk po ndërmerr kurrfarë masash ndaluese. Dhe krejt në krye, si një dinamikë e brendshme qëndron “Ballkani i hapur” që bart më vete rrezikun e rikthimit të hegjemonisë serbo-ruse në Ballkan përmes synimeve për krijimin e “Serbisë së Madhe.” Ky projekt i nisur me gjoja premisa ekonomiko-tregtare është mbulesa për zjarrin që po i vihet Ballkanit, para syve tanë dhe partnerëve perëndimorë. Tashmë ekzistenca e Bosnjës është në pikëpyetje serioze nga tendenca të fuqishme separatiste të “Republika Serbska-s” së Dodikut. Duke qenë se Serbo-Rusia dështo ta ndajë Kosovën pak vite më parë, përmes lojës së “shkëmbimit të territoreve”, tani loja gjeopolitike për krijimin e “Serbisë së Madhe” ka nisur nga Bosnja. Edhe më keq që kumbarë të kësaj pune janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore, Zaev.

    Prandaj, një ringjallje e aleancës perëndimore është ringjallje për të mirën, është ringjallje e shpresës për gjithë vendet që kanë ideale të vlerave perëndimore.

    Nuk po e mbyll këtë shkrim pa përmendur disa prej absurdeve të Kosovës. Derisa po e shkruaj këtë artikull, herë nuk ka rrymë e herë ujë, pra jemi kthyer në gjendjen e menjëherë pas luftës. Çmimet janë rritur, pagat jo. Punësimet familjare dhe bordet e reja politike nuk i kanë shpëtuar as kësaj qeverie. Por absurdi më i madh është se derisa ne diplomacia e viteve të okupimit sollëm aleancën me Amerikën dhe ShBA-në e quajmë “shpëtimtare”, kjo qeveri jo vetëm që nuk denjon ta quajë me emrin që e meriton, por përkundrazi ka cenuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe ShBA-së. Ikja e rinisë nga mosshpresa ka vazhduar nga Kosova, Shqipëria dhe gjithë rajoni, për ta gjetur shpresën gjëkundi nëpër botë. Në Shqipërinë mëmë disa shkëndija të shpresës janë ndezur, një revolucion paqësor demokratik ka nisur, për ta kthyer dëshpërimin në shpresë.

    Dhe në vend të urimit për vitin e ri, dua ta citoj presidentin amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili thotë: “Sado e errët të duket e tashmja, shpresat për të ardhmen nuk mund të shuhen kurrë”. Edita TAHIRI (PhD) Epoka e Re

    SADO E ERRËT TË DUKET E TASHMJA, SHPRESAT PËR TË ARDHMEN NUK SHUHEN KURRË │ Edita TAHIRI (PhD)

    ÇFARË SOLLI SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: SAMIT PA ASNJË VENDIM

    ÇFARË SOLLI SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: SAMIT PA ASNJË VENDIM Në Samitin vjetor Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, i përcjellë me drekë, fotografi të përbashkët, buzëqeshje dhe gjitha rutinat e...

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË │Dr. Ilir KALEMAJ│

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...

    MËSIME NGA MARRËVESHJA E PRESPËS PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

    MËSIME NGA MARRËVESHJA E PRESPËS PËR BALLKANIN PERËNDIMOR Nga Prof. LISEN BASHKURTI...

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE”

    DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



image
image
image
image
BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. 2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut. 3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet. 4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy [2002]”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. 5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit. 6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali i vetem zyrtar ku “DIASPORA DHE LOBI SHQIPTAR NË TURQI” publikon. 7-Kryeredaktor: Sokol Brahaj◄

Dizajn: Shaban ILIRI, Perkthimi ne Shqip Can ARNAVUT - Kontakt: shabaniliri35@gmail.com'