BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Kategori: KRYESORET Tarih: 9-10-2019, 22:59
    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S



    "VALLJA E TROPOJËS"
    SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË
    RRUGËTON DREJT LISTËS SË UNESCO’S
    Nga dr. Rovena VATA



    Vallja e Tropjës është po aq e lashtë sa dhe vetë kombi shqiptar. Kjo valle, që prek tokën dhe që i drejtohet qiellit, është një pasuri e çmuar kombëtare. Kjo perlë e Malësisë së Gjakovës Shqiptare është vlerë universale dhe duhet të jetë nën mbrojtjen e UNESCO’s.

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Mbrëmja magjike e 4 tetorit 2019, ku vallja e Tropojës nis rrugëtimin e saj, drejt UNESCO'S.

    Me datë 04.10.2019, u mbajt koncerti recital:“Me vallet më të bukura të Tropojës, krijuar me dashuri nga “Mjeshtër i Madh”, koreografi Skënder Haklaj”, tek Amfiteatri verior, Liqeni Artificial.

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Për ta shpjeguar shkencërisht, qëllimin e këtij recitali, që vallja e Tropojës (kcimi i Tropojës), të bëhet pjesë e Unescos, foli albanologia dr. Rovena Vata, ku ndër të tjera tha:

    Kcimet si thurimë e ritualeve të jetës dhe trashëgimisë shpirtërore në Tropojë, ishte një nismë dhe njëkohësisht një hap i madh, i ndërmarrë nga “Mjeshtëri i Madh” Skënder Haklaj, në dhjetor të vitit 2016, për të finalizuar një ëndërr të kahershme, që e ashtu njohura Vallja e Tropojës, të jetë në listën e mbrojtjes së UNESCO-S.

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Vallja e Tropjës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli, që e përfaqëson. Koreografi Skënder Haklaj - thekson kcimi i Tropojës, pasi kcimi është shumë më i vjetër se vetë vallja. Kjo valle, që prek tokën dhe që i drejtohet qiellit, është një pasuri e çmuar kombëtare, kjo perlë e Malësisë së Gjakovës, që i takon sot më shumë se kurrë, që të jetë nën mbrojtjen e Uneskos.


    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S


    Konstatime për lashtësinë e valles së Tropojës janë parë qartazi edhe nga studiues dhe shkrimtarë shqiptarë. Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur se vallja ashtu si pija, të nxit të flasësh për të. Në të vërtetë ajo ka diçka të afërt me pijen, marramendjen, e cila vjen si rezultat i veprimeve joshëse të valltarëve.

    E bukura në artin e lëvizjes shprehet Kadare është se mendimi i parë që të vjen është rrotullimi i globit tokësor rreth vetvetes, pra një lloj vallëzimi i tij. Ky rrotullim nuk mund të ndërpritet. Siç thonë, bën pjesë në një valle më të madhe, në atë të galaktikës dhe galaktika vetë s’është veçse pjesëmarrëse në një tjetër vallëzim: në atë të universit. Duam apo nuk duam, ne jemi të rrethuar prej vallëzimit.

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Kërcimet (apo kcimet, siç quhen nga populli), praktikohen në zonat e Shqipërisë së Veriut dhe i karakterizon interpretimi relativisht i lirë, brenda shtratit krahinor apo zonal. Ato shoqërohen kryesisht me instrumente popullorë, si: tupan, daulle, dajre, defe, curle, çifteli etj, siç do i shohim praktikisht sonte të gjithë bashkë, të interpretuar nga valltarët e Tropojës dhe të Tiranës, në këtë skenë gjidande.


    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S


    Kërcimet popullore janë një minierë emocionesh për shoqërinë dhe individin, në mundësinë e pakufishme, që ky art ngërthen në shprehjen e gjendjeve më të holla shpirtërore, nëpërmjet lëvizjes. Të gjitha lëvizjet e kryera në kërcim, përfshirë këtu edhe vallet popullore, kanë në vetvete një qëllim estetik. Qëllimi estetik është një nga ato më të rëndësishmit, sepse kërcimi në vetvete është burim kërkimi vlerash estetike.

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Vallja është luajtur e fiksuar që në kohët e lashta nga artistë anonimë me shpirt kreativ, në funksion të pastrimit të shpirtit e trupit të tyre, por edhe në funksion të punës dhe argëtimit.

    Dëshira e kahershme e qenies njerëzore për t’u shkëputur nga toka apo për të fluturuar, është evidentuar më së shumti në kulturën e kërcimit në zonën e Shqipërisë Veriore dhe sidomos të Malësisë së Gjakovës. Vallja konsistonte në thyerjen e gjunjëve për të marrë vrullin, për t’u rrotulluar e për t’u hedhur, e cila është edhe një nga simbolikat dhe shprehjet më origjinale të intuitës krijuese e imagjinatës së popullit tonë. Ajo ka një bukuri gati hyjnore. Në këto kërcime thuajse gjithçka ndodh në ajër, edhe dashuria, edhe dyluftimi, edhe dhimbja, edhe trimëria, edhe sensualiteti. Në të njëjtën kohë këto kërcime kanë kontribuar në shoqërizimin e njerëzve gjatë festave popullore.

    Vallet ose kcimet që nuk i kanë në vetvete të dyja vetitë, pra dhe të shenjtën dhe socialen, duken si të zhveshura nga thirrjet e të padukshmes së origjinës, duke humbur magjinë dhe efektin dehës.

    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    Pas këngëve me lahutë dhe bisedave tregimtare, fillonin argëtimet me lojëra e kcime. Loja e parë dhe më popullorja për odat e burrave ishte loja e kapuçave. Kjo lojë shoqërohet me këngë e kcime, ku burrat vendosen në krahë të njëri-tjetrit me një hap para dhe një hap pas.

    Për të gjitha këto cilësi dhe të tjera, që për efek kohe jemi të detyruar t’i reduktojmë, ky kcim duhet të bëhet pjesë e listës së Unescos, përfundon fjalën e saj studiuesja dhe profesoresha dr. Rovena Vata.
    përgatiti për BesaTime, Sokol Brahaj


    "VALLJA E TROPOJËS" SI VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË RRUGËTON DREJT UNESCO’S

    BesaTime.com

    KONCERTI RECITAL I “MJESHTRIT TË MADH” SKËNDER HAKLAJ DHE MAGJIA E VALLEVE TROPOJANE NGA DR. ROVENA VATA

    Koncerti recital i “Mjeshtrit të Madh” Skënder Haklaj dhe magjia e valleve tropojane Nga dr. Rovena VATA...

    SA E VËSHTIRË ËSHTË TË JESH RAMUSH?

    SA E VËSHTIRË ËSHTË TË JESH RAMUSH? Tea Islamaj...

    DOKUMENT: ENVER HOXHA DHE TË GJITHË KOMUNISTAT (E SOCIALISTAT E SOTSHËM) ISHIN DHE JANË TRADHTARË TË KOMBIT

    DOKUMENTI: ENVER HOXHA DHE TË GJITHË KOMUNISTAT (E SOCIALISTAT E SOTSHËM) ISHIN DHE JANË TRADHTARË TË KOMBIT SOT TRADHTINË KOMBËTARE TË KOMUNISTE PO E NDJEK HAP PAS HAPI PS'JA E EDI RAMËS DHE DREJTUESIT E PARTISË...

    "Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria"

    "Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria"...

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE shkruan adresen e vet te rrjetit social Vjollca Braho. Postimi i plotë;...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com