BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    UNË KAM QENË QYTETAR I QYTETIT STALIN

    Kategori: --- Tarih: 6-02-2017, 15:09
    UNË KAM QENË QYTETAR I QYTETIT STALIN
    UNË KAM QENË QYTETAR I QYTETIT STALIN
    “Unë kam qenë qytetar i Qytetit Stalin", është një projekt i cili nëpërmjet aktiviteteve të tij do të nxjerrë në pah një episod të rëndësishëm në historinë e Europës dhe të botës, praktikisht do të flasim për ndikimin e regjimit totalitar stalinist në shoqëritë civile në vendet komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore dhe se si aplikimi i parimit të “luftës së klasave shoqërore” ka izoluar shumë qytetarë në qytetet që janë quajtur “Stalin”


    Qytetarët e Shqipërisë, të rinjtë apo ata që kanë kujtime nga koha kur një nga qytetet tona, Kuçova, është quajtur “Qytet Stalin”, janë të ftuar t’i bashkohen projektit më të ri të Muzeut Historik Kombëtar.
    “Unë kam qenë qytetar i Qytetit Stalin", është një projekt i cili nëpërmjet aktiviteteve të tij do të nxjerrë në pah një episod të rëndësishëm në historinë e Europës dhe të botës, praktikisht do të flasim për ndikimin e regjimit totalitar stalinist në shoqëritë civile në vendet komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore dhe se si aplikimi i parimit të “luftës së klasave shoqërore” ka izoluar shumë qytetarë në qytetet që janë quajtur “Stalin”.
    UNË KAM QENË QYTETAR I QYTETIT STALIN
    Qasja është shumë inovative dhe interaktive sepse thekson përvojat personale të qytetarëve të Qyteteve Stalin, faktet e jetës së përditshme, "tregimet e vogla" përmes të cilave adoleshentët dhe të rinjtë e sotëm (të cilët nuk kanë jetuar dramën e asaj kohe) mund të kuptojnë lehtësisht pasojat e regjimeve totalitare në vlerat europiane dhe mirëqenien e qytetarëve europianë.
    Për këtë arsye projekti synon të nxisë debatin publik se si, regjimet totalitare të Stalinit privuan qytetarët dhe të drejtat e tyre themelore dhe shkaktuan abuzime masive. Nga ana tjetër, projekti do të vërë përpara sfidës qytetarët e Europës bashkëkohore për të reflektuar mbi shkaqet që çuan në themelimin e Bashkimit Europian dhe promovimin e paqes nga qeveri dhe qytetarë të brezave që jetuan dramën e regjimeve totalitare të shekullit të XX-të në Europë.
    Projekti ndjek një fije logjike: një pjesë e madhe e të moshuarve kanë jetuar rininë e tyre kur qyteti quhej “Stalin”; kujtimet e tyre do të mblidhen nga të rinjtë e kohës sonë dhe do të dalin në pah përmes projektit; për më tepër, pesë përfaqësues të çdo qyteti do të vizitojnë qytetet e tjera “Stalin” që bëjnë pjesë në projekt dhe ata do të ndajnë përvojën e tyre me komunitetet lokale, duke diskutuar ngjashmëritë dhe ndryshimet për kohën e shkuar dhe të tashme. Ekspozita, e cila është hapi përfundimtar i projektit. do të sjellë së bashku të gjitha këto përvoja dhe do të tregojë historinë e 6 qyteteve. Projekti gjithashtu do të jetë edhe online në internet, si një mjet që do të plotësojë të gjithë këtë përvojë dhe gjithashtu do të shërbejë për të lidhur njerëzit kudo në botë për të ndarë historitë e tyre.
    UNË KAM QENË QYTETAR I QYTETIT STALIN
    Projekti është i bashkë-financuar nga Programi i Bashkimit Europian “Europe for Citizens”, Strand 1: Kujtesa Europiane. Ai do të zbatohet nga Muzeu Historik Kombëtar së bashku me partnerët e tjerë që janë: Brasov History Museum (Romania), European Network Remembrance and Solidarity (Poland), Intercisa Múzeum Dunaújváros (Hungary), Varna Regional Museum of History (Bulgaria), The Institute for the Investigation of Communist Crimes and the Memory of the Romanian Exile (Romania), Mioritics Association (Romania).
    Qytetet, të cilat do t’i bashkohen këtij rrjeti janë: Brasov (Rumani), Dunaújváros (Hungari), Eisenhüttenstadt (Gjermani), Katowice (Polonia), Kuçovë (Shqipëri) dhe Varna (Bullgari).
    Në secilin prej këtyre qyteteve do të zhvillohet, në të njëjtën kohë, gjatë pesë muajve të parë të vitit 2017, një fushatë dokumentacioni dhe mbledhje e artikujve të rëndësishëm të periudhës historike të përmendur më lart. Nga muaji korrik do të organizohen trajnime dhe seminare me pjesëmarrësit më aktivë të projektit në çdo qytet, ku secili vend do të jetë mikpritës për një seminar. Projekti do të përfundojë me një ekspozitë në çdo qytet partner dhe me një ekspozitë udhëtuese, që do të përshkruajë projektin dhe zbatimin e tij në secilin qytet.
    Pë më shumë informacione rreth projektit "MyStalinTown"mund të ndjektni: www.mystalintown.org ndersa për zhvidhimet e ketij projekti në shqiperi mund ti ndjekni Website'n e Muzemit Historik Kombëtar: www.mhk.gov.al, person kontakti i këtj projekti është Blerina Braho bela.braho@gmail.com, +355.69.330.53.72

    BesaTime.com

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...

    BRUKSELI GREQISË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP

    KRYEQYTETI E BE-së I TERHEQ VESHET KREQISE DUKE I THËNË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com