BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    Kategori: KRYESORET Tarih: 31-01-2017, 13:01
    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR
    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR
    Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka rëndësi, procesi është i rëndësishëm, këtë të gjithë është mirë ta kuptojnë thotë analisti politik Prof. Arsim Sinani ne analizën e tij për rikthimin e faktorit shqiptar në arenen politike të IRJM'së (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë). Profesori vazhdon: Ajo çka në Maqedoni është interesante është se skena politike po rikonfigurohet, ditën e diel pas rezultateve shumica e miqve të mi filluan të më telefonojnë dhe të më thonë se parashikimet e mia dolën të sakta. Ka më shumë se tri vite që në çdo emision kam artikuluar për atë që ndodh dhe për atë që vjen, por pak është dëgjuar zëri im.... Ali Ahmetit elektorati shqiptar ia hoqi fuqinë vendimmarrëse, duke ia treguar vendin e vet dhe i tha se autoritarizmin e tij më nuk mund ta përdorë as ai as edhe ndonjë i afërm i tij siç ndodhte në të kaluarën...
    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    Maqedonia përfundoi ciklin e fundit të zgjedhjeve për të përmbyllur krizën që e ka kapluar nga viti 2006. E vështirë të krijohet fotografia reale se çka ndodhi në këto zgjedhje në Maqedoni, kush fitoi, kush humbi, sa fituan partitë opozitare, sa fituan partitë që qeverisën. Çka ndodhi në të vërtetë në Maqedoni? Kjo dhe shumë pyetje janë temë e debatit pasi numrat tregojnë një afërsi të madhe mes dy subjekteve politike maqedonase VMRO dhe LSDM, Gruevski fitoi por me këtë fitore nuk ka asgjë të sigurt, pa deputetët shqiptarë vështirë se bën qeveri. Dhe do duhet t’i gëlltisë fjalët e veta duke u shndërruar në një lolo sepse shqiptarët duan t’ia tregojnë vendin pasi i ka nënçmuar shumë. Zaevi iu afrua shumë fitores por numrat nuk i garantojnë sukses pa partitë politike shqiptare. Ky është treguesi më i mirë se Maqedonia po e fiton peshoren e vetë e këto janë partitë politike shqiptare. BDI me 10 deputetë duket se është fituese por kjo s’është e mjaftueshme që të bëjë vetë diçka. Lëvizja Besa fitoi 5 deputetë por jo mjaftueshëm që të bëjë diçka më shumë. Aleanca për shqiptarët fitoi 3 deputetë, por edhe kjo e vetme s’bën gjë. Ndërsa PDSH me 2 deputetë shkoi në histori për shkak të politikave të gabuara të liderit të dorëhequr Menduh Thaçi, i cili, u mund keq nga i rebeluari nga partia, kryebashkiaku i Strugës, Ziadin Sela. Shqiptarët kanë një mundësi që në këtë krizë të menaxhojnë disa momente, nëse dinë ta bëjnë këtë Maqedonia do fillojë të marrë trajtë tjetër nga ajo që e kemi parë deri më sot. Opozita shqiptare fitoi por kalkulimet e gabuara pak edhe egot nuk i lejuan të bëhen bashkë dhe ta shijojnë fitoren që numrat e tregojnë këtë. Megjithatë hynë në skenën politike, për sa kohë kjo krejt varet prej tyre. Miti është thyer tani gjithçka pritet, nëse ju kujtohet ka një libër me një titull: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është tipike për atë që po na ndodh e mund të na ndodhë. Por partitë e reja kujdesin lipset ta kenë, mos ta zhgënjejnë elektoratin pasi elektorati shqiptar këtë herë ndëshkoi. Këtë mund ta marrin edhe këto.

    E Ali Ahmetit elektorati shqiptar ia hoqi fuqinë vendimmarrëse, duke ia treguar vendin e vet dhe i tha se autoritarizmin e tij më nuk mund ta përdorë as ai as edhe ndonjë i afërm i tij siç ndodhte në të kaluarën. Ali Ahmeti u ndëshkua për mënyrën se si qeverisi, për mënyrën se si hyri në koalicion me Gruevskin, për Monstrën, u ndëshkua për Kumanovën, për Harun Aliun, për gjithçka që bëri dhe u ndëshkua se nuk e hoqi Musa Xhaferin e shumëpërfolur, por e mbajti afër vetes kur kokën e tij e kërkonte elektorati i tij. Dhe kjo i kushtoi minus 80 mijë vota. Dështimi më i madh që shqiptarët ia marrin shumë për të madhe Alisë se nëpërmjet VMRO-së partia e tij ishte në një vijë me Moskën, që nuk do asnjë koment më shumë. I kushtoi edhe pushteti që ia dha djalit të lazdruar që bërtiste UÇK, Artan Grubit e që e mbante afër vetes, e që ia shkaktoi humbjen fatale në Shkup, të cilin me dorën në zemër do lipset gradualisht ta këshillojë të shkojë nga erdhi. Tash Aliu e di mirë se ky ndëshkim mund t’i vijë edhe në pranverë në zgjedhjet lokale ku ka mundësi reale partia e tij të fundoset në llumin e dështimeve që i ka pasur. Por ka edhe një dritë në tunel për Aliun që të fillojë një proces që moti ia kërkon elektorati i tij, anëtarësia, miqtë, opinioni publik, kundërshtarët, ish-shokët e idealit si Gëzim Ozdreni, që të fillojë ta pastrojë oborrin e shtëpisë se është bërë shumë pis. Kjo mund të jetë një mundësi e fundit në këtë dimër të acartë kur lipset të marrë vendime të vështira që mund ta pensionojnë nga politika, apo ta hapë krahun për një gjeneratë të përgjegjshme që nuk e pamë në qeverisjen e tij, as edhe për një ditë. Ata që i besojnë thonë se ai, do kthehet fuqishëm ndërsa pesimistët dhe kundërshtarët thonë se nuk del dot nga kjo gjendje dhe do e përfundojë karrierën. Sido që të jetë më e ndershme është që edhe nëse humb të paktën të hapë krahun për një gjeneratë e cila do i bëjë ato që ai nuk arriti t’i bëjë, por vetëm i proklamoi. Realisht shqiptarët e zbritën nga kali i Skënderbeut në Çarshi të Shkupit, besoj këtë e ka kuptuar.

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR
    Humbësi i dytë i këtyre zgjedhjeve, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi u vërtetua edhe në këto zgjedhje se ishte kalkulim i gabuar nga ana e Arbër Xhaferit, i cili e la trashëgimtar të tij politik pa meritë. Po ashtu PDSH pa filozofinë politike të Arbër Xhaferit nuk arriti të ecë para pasi zgjedhja ishte e gabuar dhe partia mori tatëpjetën, me një cikël humbjesh. Ajo që Thaçi është mirë të bëjë për shëndetin e tij politik është të tërhiqet butë nga politika dhe të shkojë pa zhurmë nga politika, ndryshe rrezikon që të riciklohet në një mumie që do e përdorin maqedonasit për kusuritje. Sido që të jetë kjo është zgjedhja e tij se si do ta shohë veten në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë. I rebeluari nga partia Ziadin Sela e mundi keq pavarësisht se kishte mbështetje mediatike në Prishtinë e Tiranë, kjo gjë që nuk e ndihmoi fare Thaçin. Por të themi se këto media dhe qarqe të caktuara në vend që të pozicionoheshin dhe t’i jepnin mundësi që të kemi një lidership të shëndoshë, gabimisht me informatat që dispononin e dëmtuan trungun kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë, duke u pozicionuar dhe investuar në njerëz të gabuar, gjë që u pa.

    Ajo çka në Maqedoni është interesante është se skena politike po rikonfigurohet, ditën e diel pas rezultateve shumica e miqve të mi filluan të më telefonojnë dhe të më thonë se parashikimet e mia dolën të sakta. Ka më shumë se tri vite që në çdo emision kam artikuluar për atë që ndodh dhe për atë që vjen, por pak është dëgjuar zëri im. Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka rëndësi, procesi është i rëndësishëm, këtë të gjithë është mirë ta kuptojnë.

    Po kalkulimet kanë filluar, ajo që është në dukje është se shqiptarët në Maqedoni janë në kërkim të një lidershipi që me më shumë përgjegjësi do merret me problemet e tyre. Këtë e kam artikuluar nga ajo që kam dëgjuar në rrugë, në shtëpi, në shkolla, gjithandej. Këtë e them edhe sot në Maqedoni së shpejti do kemi një lidership, i cili do i zëvendësojë politikanët e sotëm të cilët nuk ditën, patën mundësi por nuk vepruan, më shumë panë në mënyrë pasive se morën iniciativë dhe përgjegjësi, e përdorën patriotizmin për të kënaqur egon, por për fatin e keq rezultate patën pak, thuajse fare. Kjo gjeneratë po shkon, shtrohet pyetja: kemi mundësi të prodhojmë një stil tjetër të liderit dhe njerëzve përreth tij që gjatë gjithë kohës i bëjnë lajka dhe shqiptarët nuk fitojnë gjë?. Nëse arrijmë të formatojmë nga kjo mjegull në Maqedoni një tip tjetër lideri dhe lidershipi shqiptarët fitojnë. Këtë fitore e duan shumë shqiptarët sepse janë lodhur nga premtimet dhe lulet që janë përdorur për estetikë politike. Koha është për prerje cezariane, këtë kemi mundësi ta bëjmë për Europën, për Perëndimin, për ardhmërinë tonë.

    E sa për atë se çka do ndodh, me koalicionet, koha është që Gruevski të shkojë në histori e Zaevi të mësojë se me shqiptarët lipset të bëjë kompromise të cilat nuk i kanë bërë: Crvenkovski, Buckovski e së fundmi Gruevski. Ky kompromis e ndihmon Maqedoninë të gjejë rrugën e humbur europiane dhe të shpëtojë nga aleanca me Moskën. Shqiptarët e kanë këtë fuqi politike po kthehen në faktor, rast që i bën mirë shëndetit politik në IRJ të Maqedonisë, u bën mirë të gjithëve në Maqedoni, ua kthen shpresat e humbura. Por kjo është zgjedhja që Ali Ahmeti lipset ta bëjë, partitë e tjera si Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët ia dhanë këtë mundësi edhe pse nuk e meritoi. Optimistët thonë se Ali Ahmeti do bëjë koalicion me Gruevskin, pesimistët thonë se Ali Ahmeti do bëjë koalicion me Zaevin. Por ajo çka duan shqiptarët është se nuk duan një që i ngjason Gruevskit, por duan dikë me të cilin do kenë mirëqenie, cilidoqoftë përveç Gruevskit. Java është e gjatë, acari e ka mbërthyer IRJ e Maqedoninë, vendimi është i vështirë por të presim çka do ndodhë më tutje. Do flasë shqip Ali Ahmeti apo do vazhdojë me avazin e vjetër është zgjedhja e tij, por edhe fundi apo fillimi, Zarin e hedh ai.
    Burimi: Mapo.al I mapo.al/2017/01/rikthimi-i-faktorit-shqiptar-ne-irj-te-maqedonise/1,
    Nga Prof. Arsim Sinani (analist politik)

    NË STAMBOLL 1909[1325] GAZETA SHQIP & OSMANISHT "SHQIPTARI-ARNAVUT

    NË STAMBOLL 1909[1325] GAZETA SHQIP & OSMANISHT "SHQIPTARI-ARNAVUT NGA DERVISH HIMA DHE SHOKET E TIJ NË VITIN 1909[1325] BOTOHET NË STAMBOLL GAZETA SHQIP & OSMANISHT "SHQIPTARI---/---ARNAVUT" 1325/1909'da Derviş Hîmma Ve diğer...

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON

    BUSHATI: RRJEDHAT EURO-ATLANTIKE JETIKE PËR STABILITET NË RAJON Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati “Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga...

    BRUKSELI GREQISË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP

    KRYEQYTETI E BE-së I TERHEQ VESHET KREQISE DUKE I THËNË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com