BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    RËNIA E ÇMIMIT TË NAFTËS NË -40 USD PËR FUÇI!

    Kategori: KRYESORET / POLITIKE&EKONOMI Tarih: 22-04-2020, 20:36

    RËNIA E ÇMIMIT TË NAFTËS NË -40 USD PËR FUÇI!

    RËNIA E ÇMIMIT TË NAFTËS NË -40 USD PËR FUÇI!
    Nga Olti GUNI
    Ekspert, Financier

    Dy ditë më parë në tregjet financiare ndodhi dicka që deri në ditët e sotme ishte e paimagjinueshme. Media vendase e pasqyroi në këtë mënyrë ‘’Çmimi i Naftës shkoi në -40 usd’’.

    Realiteti është më ndryshe nga ajo çka iu servir publikut, sidomos nga të ashtuquajturit
    ‘’spëcialistët ‘’ e përhershëm të televizioneve në Shqipëri.

    Për ta thjeshtësuar gjithë këtë kaos do preferoja t'i sqaroja gjërat si më poshtë:
    Nafta si produkt tregtohet në dy cilësi:
    Në WTI (West Texas Intermediate) dhe BRENT, të cilat janë me karakteristika të veçanta nga njëra tjetra por edhe si rrjedhojë e kostove të ndryshme të transportit bën që çmimet t'i kenë ndryshe nga njëra tjetra.

    Përtej detajeve të lartpërmenduara është ë rëndësishme të thëksoj se Nafta në përgjithësi mund të blihet në 2 çmime;

    a) Çmimi aktual.
    Ky është çmimi që mund ta blesh në moment.
    b) Çmimi i kontratave Futures. (produkt derivat)
    Ky është çmimi i fiksuar konstant për naftën që do blesh në të ardhmen.

    Në fund të kontratës blerësi paguan para për çmimin e fiksuar dhe shitësi ia dorëzon blerësit sasinë ë rënë dakort.
    Për shembull: Supozojmë që çmimi aktual është 10 dollar për fuçi. Kompania X nëse mendon që çmimet pas një muaji do rriten deri në 20 dollar, ajo blen Kontratë Futures me një çmim prej 15 USD për muajin që vjen. Në këtë mënyrë kompania duke fiksuar çmimin e Naftës është e përgatitur ndaj luhatjeve të mundshme të tregut dhe redukton riskun për të mos humbur më tepër para.


    Shkaqet kryesorë të rënies së çmimit të Naftës në mënyrë drastike gjatë kësaj periudhe nga 60 usd në 18 usd janë si më poshtë;

    1.Vazhdimi i prodhimit të naftës në sasi shumë të mëdha nga ana e OPEC, Rusisë dhe Amerikës në një kohë kur ekonomia globale po shkon drejt rënies/ recesionit në sajë të mungesës së kërkesës së naftës e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

    2. Mosarritja e një marrëveshjeje nga ana e OPEC dhe Rusisë për reduktimin e prodhimit në sasi që mund ta mbanin çmimin të favorshëm për prodhuesit.

    3. Tejmbushja e depove të Naftës në gati 70 % të totalit Botëror dhe pamundësia e depozitimit të saj në të ardhmen.


    Pasi shpjegova në mënyrë të thjeshtësuar disa pika mund t'i kthehemi titullit të këtij shkrimi ‘’Rënia e çmimit të naftës në -40 usd për fuçi!’’.

    Ajo që ndodhi me datë 20.04.2020 do të mbahet mend gjatë si një ndodhi që nuk paramendohej të ndodhte kurrë. Por, nëse kushtet formohën, u vërtetua që gjithçka është e mundur.

    Këtu nuk flitet për rënien e çmimit aktual apo real të Naftës për fuçi sepse ky çmim vazhdon të jetë 15-25 usd. Këtu bëhët fjalë për vlerën e Kontratave Futures për muajin Maj.

    Atë ditë në të vërtetë ra çmimi i kontratave Futures për muajin Maj sepse u pa qartë që;

    1. Në Maj blerësit e kontratave Futures të Naftës nuk kanë ku ta dëpozitojnë atë,

    2. Në rast të kundërt, edhe sikur të mund të gjenin vend të posaçëm, kostoja e depozitimit në rafineri dhe transporti u rritën jashtëzakonisht shumë.

    Blerësit e Kontratave Futures në ditën e fundit të tregëtimit të kontratave të Majit pasi analizuan që:
    - Prodhimi kishte arritur kulmin;
    - Mundësia e depozitimit ishte e limituar;
    - Dhe nga paniku që në muajin Maj skanë ku ta depozitojnë Naftën në fund të kontratës, ata filluan t'i shesin kontratat edhe me çmime negativë.

    Dmth paguan para për të shitur kontratat Futures që ato kishin blerë nga pamundësia për depozitim në rast që kontrata realizohej në kohë.

    Për ta përmblëdhur, rënia e çmimit të naftës në minus 40 usd për fuçi nuk ndodhi në çmimin aktual por në kontratat futures dhe ajo ndodhi në ditën e fundit te tregtimit të kontratave për muajin Maj. Kjo e gjitha është një fraksion i vogël që nuk pasqyron realitetin. E thënë ndryshë, çmimi i naftës nuk mund të jetë nën Zero përndryshe nuk do kishte asnjë investim për hapjen e puseve, në teknologjitë për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës, në pikat e depozitimit, në punësim etj.
    Është dicka që bie ndesh me rregullat e tregtisë që "shet diçka me një fitim të caktuar ose përndryshe je i falimentuar".

    RËNIA E ÇMIMIT TË NAFTËS NË -40 USD PËR FUÇI!

    BesaTime.com

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË

    SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE Nga Fitim Zekthi...

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it Megjithëse është vënë në syrin e ciklonit nga sllavo-maqedonët, por edhe shqiptarë të bindur të konjukturës, Mesila Doda nuk është tërhequr nga deklaratat e saj për Iliridën. Në...

    "FONDI SOVRAN" 200 MILIARDË DOLLARË

    TË HËNËN STARTOI ME 200 MILIARDË DOLLARË “FONDI SOVRAN I PASURISË SË TURQISË" I CILI SYNON 10-SHEN E PARË NË BOTË Qeveria e Ankarasë bën të ditur se Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200...

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com