BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: thotë Profesori GREK, TSITSELIKIS.

    Kategori: KRYESORET Tarih: 16-02-2017, 12:50
    NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: thotë Profesori GREK, TSITSELIKIS.

    Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË

    Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: “Mirë apo keq, historia ka kaluar dhe nga ana tjetër duhet që edhe pala greke të thotë **PO, U BË NJË SPASTRIM ETNIK NDAJ SHQIPTAREVE NË ATË KOHË NGA USHTRIA DEMOKRATIKE E GREQISË**. Ne i fajesojme ata kur themi se disa prej çamëve ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, edhe ne qoftese se ka pase nga ata, ata u larguan të gjithë në atë kohë. E keqja është që edhe sot ata nuk mund të kenë të drejta të pasurisë, të drejta të nënshtetesise apo të drejta që të mbarojë këtë çështje në greqi”, raportohet të ketë thënë Kostandinos Tsitselikis.



    Një studim shkencor i paraqitur në një nga sallat e Universitetit “Maqedonia” të Selanikut, i organizuar nga Fondacioni grek për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP), i cilëson mediat e dy vendeve, ato shqiptare dhe greke si shumë konservatore, me këndvështrime egocentrike dhe të pabalancuara. Sipas studimit të publikuar sot nga TCH, mediat në të dyja vendet përkëdhelin kordat nacionaliste dhe vazhdojnë të pasqyrojnë në mënyrë negative grekët në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi.
    Por një nga qasjet më interesante që të bie në sy është ajo e profesorit Kostandinos Tsitselikis, i ftuar për të interpretuar studimin. Krahas të tjerave ai ka folur për çështjen çame, dhe shtoi se Greqia duhet të pranojë spastrimin etnik që është bërë në atë kohë.
    “Mirë apo keq, historia ka kaluar dhe nga ana tjetër duhet që edhe pala greke të thotë **PO, U BË NJË SPASTRIM ETNIK NDAJ SHQIPTAREVE NË ATË KOHË NGA USHTRIA DEMOKRATIKE E GREQISË**. Ne i fajesojme ata kur themi se disa prej çamëve ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, edhe ne qoftese se ka pase nga ata, ata u larguan të gjithë në atë kohë. E keqja është që edhe sot ata nuk mund të kenë të drejta të pasurisë, të drejta të nënshtetesise apo të drejta që të mbarojë këtë çështje në greqi”, raportohet të ketë thënë Kostandinos Tsitselikis.
    “Shumë nga stereotipet dhe klima e keqe që ekzistojnë në popujt e dy vendeve, ose si e shikojnë njëri-tjetrin qytetarët e tyre kalon nga mediet”, tha Joannis Armakolas, profesor në Universitetin “Maqedonia”, Selanik.
    Sipas hulumtuesit Panagiotis Pasxalidhis, prej vitit 2014 janë zhvilluar dy vite studime në analizat e 949 artikujve të 5 gazetave kryesore të Greqisë, nga spektri i majtë deri tek ai i djathtë. Më shumë janë pasqyruar 4 ngjarjet kryesore të këtij viti në lidhje me Shqipërinë, si presidenca greke, çështja “Kareli”, reforma territoriale dhe ndeshja Serbi-Shqipëri. Të gjitha janë trajtuar me syzet e bindjeve të çdo gazete, ku shtypi i majtë ka qenë më kritik ndaj nacionalizmit, ndërsa ai i djathtë ka ruajtur stereotipet e shfaqura gjatë viteve ’90, megjithëse vihet re një distancim nga ai këndvështrim. Të pranishmit, kryesisht studentë, kanë ndjekur edhe studimin e bërë nga Instituti shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku në 223 artikujt e analizuar nga 3 gazeta shqiptare në 6 muaj të 2014-s, këndvështrimi varet nga rasti.
    Burim: NjeKomb.com & http://www.ocnal.com/2016/06/greek-professor-at-cnn-acknowledges.html


    BesaTime.com

    N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT

    N'GREQI GJENOCID-BËRËSI BËHET MINISTER, BE'JA PËRKRAHI HITLERISTËT GJENOCID-BËRËSI I ASHTQUAJTURI "Katili Gjakpirës Napoleon Zerva, [ministër i Greqisë]" asnjëherë nuk luftoi kundër ushtrisë italiane apo gjermane gjatë vitëve të...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE

    O ARTA DADE: DO S’DO TI ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE DHE E TË GJITHË SHQIPTARËVE shkruan adresen e vet te rrjetit social Vjollca Braho. Postimi i plotë;...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    SHPËTIM IDRIZI: PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS.

    SHPËTIM IDRİZİ: ***PDIU ËSHTË PARTI SOVRANE, KOMBETARE KU EDHE E KEMI TREGUAR KËTË GJË. ***PDIU NUK ËSHTË AS SHPATË, AS JASTËK I ASNJËRËS. ***SI SHQIPTARE TE ÇAMËRISË NUK I KEMI BORXH KËRKUJT, JEMI NË GJENDJE TË FALIM DHE JEMI...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com