BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    BURG POLITIK E JO KARANTINË: KUR TË NDRYJNE ME QELLIM E ME STIL NË LAGERISTAN-IN SHQIPTAR

    Kategori: KRYESORET / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / ANALIZE Tarih: 20-07-2020, 17:06
    BURG POLITIK E JO KARANTINË: KUR TË NDRYJNE ME QELLIM E ME STIL NË LAGERISTAN-IN SHQIPTAR
    l
    BURG POLITIK E JO KARANTINË: KUR TË NDRYJNE ME QELLIM E ME STIL NË LAGERISTAN-IN SHQIPTAR

    Shenasi RAMA

    Nga sot zyra e vizave, Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për "arsye parandaluese". Çfarë duan të parandalojnë këta gjermanët more aman??? Krimin? Emigrantet? Virusin? Drogen? Po çfarë mund të parandalohet që del nga Lageristani shqiptar me vize perveç parave e emigranteve??

    Me një fjalë jeni në burg dhe jeni të ndaluar.

    Lirshem mund të luani kala dibrance apo të kërceni pogonishten në mejhanen e bregdetit por ama, viza nuk ka për Gjermani.

    Ashtu si nuk ka hyrje në Greqi, Mal të Zi, apo fluturime për Itali apo edhe mundësi për disa vende të tjera të BE.

    Të gjithë do të bëjnë sikur nuk e dinë pse-në dhe do pyesin, "Ç'o kjo punë kshu, mer jahu?"

    Shto këtu se argumenti është shumë pak diplomatik:
    thuhet se kjo po behet "nisur nga gjendja aktuale".

    Çfarë problemesh ka me gjendjen aktuale?

    Te gjithë thonë se është e shkelqyer. A nuk jeni me pushime?

    A nuk është ky virusi një mashtrim për t'ju futur gishtin, cipin me falni?

    A nuk tha ai deputeti se jemi "dhjetë herë më mirë se Gjermania e pesëdhjetë herë më mirë se Italia"?

    Ja keni vetem ca kushte për të përmbushur për të hyrë në BE, vetem 15 kushte të ditura, të realizueshme, dhe të qarta.

    Dhe tak-fak,
    këta e mbyllin sherbimin konsullor kur ju jeni me pushime dhe nuk dini se si ti harxhoni paratë??

    E kur, në mes të verës të mbyll gjermani zyren konsullore?

    E mbyllet sikur nuk e dinë pse nuk duroi gjermani më shumë do do thonë me habi, "Ç'o kjo punë kshu, mer jahu?"

    Ky term, dikur shumë i përdorur për shtetet tribale dhe diktatoriale afrikane".
    Gjendja aktuale" është shumë i përgjithshem dhe i përmbledh të gjitha sepse gjithmonë ka probleme me gjendjen aktuale dhe cili është problemi e din ti vete...

    Te ishte me nje fjalë shtesë si përshembull "gjendja aktuale shendetesore", "gjendja aktuale shoqerore", "gjendja aktuale politike", "gjendja aktuale ekonomike", etj. etj. njoftimi nuk do të ishte diplomatik.
    Mirëpo është një shpullë politike sepse problemi pa dyshim nuk është gjendja në Lageristanin shqiptar.

    Kjo shihet nga se specifikisht thuhet se sherbimet do të vazhdojnë për grupe të caktuara dhe të verifikuara.
    Pra, "rastet urgjente" vendos ambasada se kujt i sherben dhe kujt jo.
    Dhe i thërret me telefon.

    As në kohen e Merhum Rahmetlisë nuk ka qenë kaq keq.
    Dhe tani ju keni para më shumë se vete gjermani.
    Kur shihni se jeni të krimbur me para dhe nuk ju hyjnë më në punë se shkoni si ajo Nushi për mjekim në Zvicer, kur e ke koncesionin e check-up mjekesor në Tiranë, "Ç'o kjo punë kshu, mer jahu?"

    Që e bëjnë ndalimin e daljes nga Lageristani shqiptar vetem gjermanët do të thotë se ky është presion i hapur ndaj qeverisë.

    Po e bënë kaq hapur edhe vendet e tjera të BE-së, që kanë nisur të ndalojnë fluturimet, hyrjet, daljet, shkembimet, tregtimet e me radhë atëherë duhet kuptuar se gjendja aktuale është e renduar dhe fajin e ka Europa sepse "jeni mirë e keni boll."

    Pa ironi, kjo ishte një ferrë e vogël që fsheh një lepur të madh që duhet të krijojë shumë shqetesim në Lageristan.... ku të gjithë nuk do ta rruajnë, do të shkojne me pushime dhe do te pyesin vetem një sekonde tjetrin, "Ç'o kjo punë kshu, mer jahu?" dhe do të merren me tul e dhjame në Lageristan.

    Shenasi RAMA

    20/07/2020, USA
    l
    BURG POLITIK E JO KARANTINË: KUR TË NDRYJNE ME QELLIM E ME STIL NË LAGERISTAN-IN SHQIPTAR

    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME

    KOSOVA SHUMË SHPEJT U GJEND PËRBALLË NJË SITUATE TË RREZIKSHME Nga Prof. Dr. Shenasi Rama...

    DIASPORA LETËR TË HAPUR STUDENTËVE "JEMI ME JU / THIKA VAJTI NË ÁSHT"

    DIASPORA LETËR TË HAPUR STUDENTËVE "JEMI ME JU" THIKA VAJTI NË ÁSHT: TANI QEVERINË E KRIMINELËT E SAJ ÇONI NË TË SËMES...

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS
    ---

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS Shkëlzen Rrecaj pas intervistës me znj. Uka, TeSheshi.com shkruan; Merjeme Uka është një ndër kandidatet për deputete në...

    Diaspora Shqiptare në Turqi Mbledhjen e Rradhës e Bëri dje në Izmir Për Aktualitetin Shqiptar

    Diaspora Shqiptare Turqi u mblodh dje me 12 Maj 2017 në Seferihisar të Izmir'it për konsultim të zhvidhimeve të fundit dhe orëvajtjes së aktualitetit të Shqipërisë Kosovës, Maqedonisë e mbarë trevava shqiptare....

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com