BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    MARRDHENIET TURKO-GREKE DHE MARRËVESHJA E ATHINËS

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE / RAPORTE Tarih: 31-12-2023, 19:31
    MARRDHENIET TURKO-GREKE DHE MARRËVESHJA E ATHINËS

    MARRDHENIET TURKO-GREKE DHE MARRËVESHJA E ATHINËS
    Nga Altuğ GÜNAL*
    Shqip për BesaTime: Dr. Sokol Brahaj

    Presidenti Erdogan dhe kryeministri Mitsotakis u takuan kete mua në Athinë dhe morën hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit pas një periudhe të gjatë tensioni. Në konferencën e ngrohtë për shtyp të dy liderët theksuan miqësinë dhe bashkëpunimin e ri mes dy vendeve. Megjithatë, ky takim është në fakt një vazhdim i takimit në samitin e NATO-s në Vilnius. Takimi i drejtpërdrejtë mes liderëve në Samitin e korrikut u konsiderua gjerësisht si një katalizator për një kapitull të ri në marrëdhëniet, pasi ishte takimi i tyre i parë pas një krize të thellë. Të dy liderët shprehën optimizëm për zgjidhjen e çështjeve turko-greke, ose të paktën për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithëse çështjet kritike u shtynë në Vilnius, ngjarja ishte domethënëse për rifillimin e dialogut të drejtpërdrejtë të nivelit të lartë dhe hapjen e rrugës për kete takim.

    Në fakt, takimi fillestar kritik ndodhi në shtator kur Ministri i Jashtëm grek Gerapetritis vizitoi Turqinë, duke diskutuar hapat drejt afrimit dhe duke vendosur axhenden për takimet e ardhshme të nivelit të lartë me homologun e tij Hakan Fidan. Ministrat, fatmirësisht, kanë zhvilluar marrëdhënie të mira personale dhe kanë punuar për zgjidhjen e çështjeve pa përshkallëzimin e tensioneve.

    Më pas, dy takime të rëndesishme u zhvilluan mes Erdoganit dhe Miqotaqisit, fillimisht gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në mesin e shtatorit dhe kete muaj në Athinë me rastin e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turko-Grek. Këshilli, i ngjashëm me Këshillin e Përbashkët të Ministrave, filloi në vitin 2010 me propozimin e Erdoganit, por mbeti joaktiv që nga viti 2016. Në të gjitha këto takime u morën vendime premtuese për të ardhmen e marrëdhënieve turko-greke.

    Shkrirja e fundit në marrëdhëniet Turqi-Greqi, që të kujton pajtimin pas tërmetit të vitit 1999, tregon një model historik të përmirësimit të marrëdhënieve pas fatkeqësive natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret në pyje. Ndoshta ajo që ndodhi në atë kohë mund të na japë një ide për rezultatin e zhvillimeve të sotme. Marrëdhëniet turko-greke u rikuperuan pjesërisht nga tensioni i kontrolluar në 1999 dhe hynë në një fazë të tensionit relativ të krahasueshëm me situatën aktuale. Në atë kohë përfshiheshin disa nga shtytësit kryesorë që ndihmuan bashkëpunimin dypalësh në mjedis, turizëm, arsim, kulturë dhe fusha të tjera të ulëta politike; rritja e ndjeshmërisë pas ndihmës së ndërsjellë pas tërmeteve në të dy vendet; barra ekonomike në rritje e rivalitetit të tensionuar për të dyja palët, marrëdhëniet pozitive personale midis ministrave të jashtëm të atëhershëm turk dhe grek, Cem dhe Papandreu; dhe aspiratat e Turqisë për në BE. Në vitin 2000, Cem ishte ministri i parë i jashtëm Turk që vizitoi Greqinë në 40 vjet. Në vitin 2004, Erdogan ishte kryeministri i parë që vizitoi Greqinë pas 16 vitesh. Erdogan ishte gjithashtu kryeministri i parë që vizitoi Trakinë Perëndimore pas 51 vitesh. Në vitin 2007, pas 47 vjetësh u bë vizita e parë ministrore në Komotini/Gümülcine. Në vitin 2008, Karamanlis u bë kryeministri i parë që vizitoi Turqinë pas 49 vjetësh. Në secilën prej këtyre vizitave, si në shtyp ashtu edhe mes politikanëve, pati një diskurs të “fillimit të një epoke/kapitulli të ri” në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu si sot. Megjithatë, përkundër përmirësimit të marrëdhënieve dhe krijimit të mekanizmave të ndryshëm për këtë qëllim, edhe përkundër mbështetjes si nga BE-ja ashtu edhe nga SHBA, përparimi i dukshëm në çështjet kryesore ishte i pakapshëm.

    Duke e krahasuar situatën aktuale me vitin 1999 dhe vitet në vijim, është sfiduese të argumentohet për një kontekst më të favorshëm sot. Sigurisht, rritja e nevojës për stabilitet dhe paqe në rajon për shkak të luftës së fundit Rusi-Ukrainë dhe konfliktit Izrael-Palestinë është një faktor motivues, megjithatë nuk kanë ndihmuar sa duhet. Mosmarrëveshjet vazhdojnë për Egjeun, Mesdheun, Qipron dhe çështje të tjera jetike, ose edhe se cilat janë problemet, së bashku me mungesën e konsensusit për mënyrën e zgjidhjes. “Deklarata e Athinës për Marrëdhëniet e Mirë Fqinjësisë”, që y nënshkru, ligjërisht jodetyruese, deklaron se “Palët do të përpiqen të zgjidhin çdo mosmarrëveshje që lind ndërmjet tyre në mënyrë miqësore, nëpërmjet konsultimeve të drejtpërdrejta ndërmjet tyre ose nëpërmjet mjeteve të tjera të parashikuara në Kartën e OKB-së. “Kjo është me qëllim të mirë, por ende shumë e paqartë. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, sigurisht që do të bëhen përpjekje për të mbajtur diskursin pozitiv dhe për të mbajtur të hapura kanalet e dialogut. Masat e ndërtimit të besimit dhe takimet e bashkëpunimit të lartë kanë rifilluar dhe ka të ngjarë të vazhdojnë deri në krizën tjetër të madhe. Duhet të priten zhvillime më pozitive në kulturë, turizëm, udhëtime pa viza, sport, inovacion, bujqësi, rini, teknologji dhe tregti, ku ekzistojnë interesa të përbashkëta, ose në çështjet teknike si përpjekjet e përbashkëta kundër fatkeqësive natyrore ose pandemisë. Në fund të fundit, de-përshkallëzimi i tensioneve, ndarja e më pak buxhetit për armatimet në favor të politikave sociale dhe shkrirja e përgjithshme e marrëdhënieve janë sigurisht gjërat e duhura. Megjithatë, pa zhvillime të paparashikuara dhe tronditëse globale, rajonale të brendshme që detyrojnë ose motivojnë të dyja palët, progresi i rëndësishëm në problemet e rrënjosura mbetet optimist. Koncesionet e ndërsjella të kërkuara gjatë negociatave mund të paraqesin rreziqe të rëndësishme politike të brendshme për të dyja qeveritë, pasi këto probleme shpesh shihen si "shkaqe kombëtare" dhe mund të çojnë lehtësisht në akuza për tradhti.

    Sot, mbështetja e SHBA për Greqinë dhe marrëdhëniet e trazuara turko-amerikane rrisin vetëbesimin e Greqisë ndaj Turqisë. Megjithatë, një përmirësim i mundshëm në marrëdhëniet Turqi-SHBA pas miratimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO mund të dobësojë rezistencën në disa qarqe greke drejt afrimit me Turqinë. Duke qenë se modernizimi i F16-ve dhe blerja e një shume të madhe tjter, kërkon miratimin e Kongresit Amerikan, edhe Turqia duhet të tregohet e kujdesshme në këtë drejtim. Anëtarësimi në BE është një tjetër katalizator i rëndësishëm. Udhëheqësit grekë, përfshirë Miqotaqis, kanë theksuar gjithmonë se devijimi i rrugës së Turqisë në BE nuk është në interesin e Greqisë. Nëse procesi i negociatave të Turqisë me BE-në rifillon siç është parashikuar, Greqia mund të jetë e prirur të bëjë lëshime për të mbrojtur shpresat e anëtarësimit të Turqisë - në mënyrë që kjo e fundit të ndjekë politika më të buta, ndërsa Turqia mund të bëhet më e hapur për kompromis me Greqinë, e cila ka të drejtën e vetos. Për më tepër, rivendosja e marrëdhënieve të Turqisë me vendet e rajonit me të cilat kishte ndërprerë marrëdhëniet për arsye të ndryshme dhe që i kishte shtyrë drejt afrimit me Greqinë, mund ta shtyjë gjithashtu Greqinë të ndryshojë politikën e saj nga shqetësimi se ka humbur avantazhin e saj. Ekonomitë e trazuara nga të dyja palët janë gjithashtu një faktor motivues për afrim.

    Askush nuk përfiton nga tensioni midis Turqisë dhe Greqisë, përveç shitësve të armëve. Për shembull, Franca është bërë furnizuesi më i madh armësh i Greqisë dhe ka thyer rekorde fitimi nga shitjet e armëve. Prandaj, ka mundësi që Franca, e cila gjithashtu ka marrëdhënie problematike me Turqinë, mund të përpiqet të parandalojë këtë afrim. Në fakt, nuk është rastësi që muajt e fundit mediat franceze shfaqën skenarë të së ardhmes ku Turqia dhe Greqia janë në luftë dhe Franca shpëton Greqinë duke u përfshirë në luftë në kuadër të Marrëveshjes së Mbrojtjes të miratuar në 2021.Pra palët duhet të kenë kujdes.

    Në të vërtetë, përpara Samitit të Vilniusit, në mars 2022, Kryeministri Miqotaqis erdhi në Stamboll dhe u prit ngrohtësisht dhe palët vendosën të ulin tensionin edhe një herë. Megjithatë, vizita e tij në SHBA më pas, ku mbajti një fjalim në Kongresin Amerikan, -i cili u duartrokit me minuta të tëra- dhe kërkoi që të mos i shesë armë Turqisë, çoi në reagimin e fortë të Presidentit Erdogan dhe përkeqësimin e marrëdhënieve sërish. Kontakti i parë mes dy liderëve ishte gati një vit më vonë kur Miqotaqis telefonoi Erdoganin për t'i shprehur ngushëllime dhe ndihmë për pasojat e tërmetit. Për fat të keq, marrëdhëniet turko-greke janë gjithmonë të prirura për këtë lloj krize të parakohshme që mund të ngrijë lehtësisht procesin e afrimit ose ndoshta ta kthejë atë. Në çdo rast, edhe nëse nuk mund të zgjidhë çështjet e ngulitura në një afat të shkurtër, zhvillimet aktuale pozitive janë të mirëseardhura, duke u sjellë në dobi të dy vendeve dhe njerëzve të tyre, duke ngjallur shpresë për të ardhmen. Mbajtja e këtij përmirësimi, është thelbësore për interesat e këtyre kombeve rivale, por edhe vëlla/motra dhe sigurinë e të gjithë rajonit, prandaj duhet inkurajuar. Megjithatë, dy shtete nuk duhet të presin çdo herë një fatkeqësi të re për të rregulluar marrëdhëniet e tyre.
    Nga Altuğ GÜNAL*
    Shqip për BesaTime: Dr. Sokol BRAHAJ

    * Universiteti Ege, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Dega e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Departamenti i së Drejtës Ndërkombëtare
    MARRDHENIET TURKO-GREKE DHE MARRËVESHJA E ATHINËS

    TENCIONET E PANDERPRERA TURQI-GREQI: NJË RREZIKSHMERI APO BONUS PËR BALLKANIN

    TENCIONET E PANDERPRERA TURQI-GREQI: NJË RREZIKSHMERI APO BONUS PËR BALLKANIN A ËSHTË NJË LUFTË BRENDA PËR BRENDA NATO-S? APO NJË UKRAINË E DYTË? APO NJË AKROBACI POLITIKE PER PUSHTET TË BRENDSHËM?...

    KONTRIBUT I VYER NË MARRËDHËNIET SHQPTARO-TURKE!

    KONTRIBUT I VYER NË MARRËDHËNIET SHQPTARO-TURKE!...

    Presidenti Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë

    Deklarata e presidentit Meta: Për çështjen e kufizimit të zonave detare, midis Shqipërisë dhe Greqisë...

    NGËRÇ APO QORRSOKAK NË MARRËDHËNIET TURKO-AMERIKANE

    NGËRÇ APO QORRSOKAK NË MARRËDHËNIET TURKO-AMERIKANE...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com