Qeveria Rama dhe ushtria e saj mediatike në përpjekje të dëshpëruara për të ruajtur imazhin na e shpalos Shqipërinë si një nga vendet ku lufta ndaj korrupsionit ,sundimi i ligjit dhe demokracia në vend është rritur në nivelet e shteteve të zhvilluara. Për të evituar çdo lloj polemike kam preferuar të marr për baze 3 rraporte të rëndësishme të cilat publikohen në menyrë perjodike nga Organizatat Ndërkombëtare të Pavarura për të pasqyruar të vërtetat e hidhura.
1. Transparency International në rraportin e vitit 2019 e rradhit Shqipërinë si një nga shtetet me të korruptuara në Botë. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i cili publikohet nga Tansparency Interntional bazohet në 13 anketa të ndryshme të marra nga Intitucione të besueshme. Ky indeks përdoret si barometër në të gjithë botën në matjen e nivelit të Korrupsionit në sektorin Publik. Shqipëria e cila rënditet e 106 në 180 shtete ,vërehet qartë qe pozicionohet me keq si shtete si Senegali, Tunizia , Maroku , Gana , Etiopia dhe Kolumbia. Njëkohësisht ajo rënditet e parafunfit krahasuar me vendet Europiane .
CORRUPTION PERCEPTIONS INDEX Figura 1: Shqipëria e cila rënditet e 106 në 180 shtete ,vërehet qartë qe pozicionohet me keq si shtete si Senegali, Tunizia , Maroku , Gana , Etiopia dhe Kolumbia. ↓ ↓
2. The World Justice Project një institut kërkimor me qendër në SHBA publikon çdo vit Indeksin e Sundimit të Ligjit për 128 shtete në total. Ky Indeks është burimi kryesor në botë për të dhëna të sakta dhe të pavarura mbi sundimin e ligjit. Ai bazohet në kritere baze të si; Kufizimet mbi Pushtetin Qeveritar, Nivelin e korrupsionit, Të Drejtat Themelore, Rendi dhe Siguria, Drejtësia Civile dhe Drejtësia Penale etj. Shipëria rradhitet në vendin e 78të nga 128 të tilla. Treguesit e përgjithshëm të zbatimit të ligjit janë më keq sesa Kolumbia, Kazakistani, Burkina Faso, Rwanda dhe Gjeorgjia.
World Justice Project Figura 2: Renditja e Shqipërisë ne krahasim me 128 shtete te tjera sipas pikëve të rezutuara për vitin 2020 ↓ ↓
3. Freedom House analizon dhe vlerëson të drejtën politike dhe liritë civile në 210 vende dhe territore përmes raportit të tij vjetor Liria në Botë. Liritë individuale - duke filluar nga e drejta për të votuar te liria e shprehjes dhe barazia para ligjit - mund të preken nga aktorë të ndryshëm si ato qeveritar apo nga aktorë tjerë. Vendi ynë i cili gjendet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion ka hyrë në një trend negativ krahasuar me vitet e mëparshme përsa i përket çështjeve te qeverisjes ne menyrë demokratike dhe procesin zgjedhor.
Transitional or Hybrid Regime Figura 3: Kategorizmi i Shqiperise si shtet me regjim Hibrit pas rradhitjes ne vendin e 67 sipas rraportit te vitit 2020. ↓ ↓ Ne rraportet e publikuara nga 3 Organizatat Ndërkombëtare me reputacion të lartë rreth çeshtjeve sensitive si lufta kundër korrupsionit, sundimit i ligjit , nivelin e lirive dhe demokracisë në vend faktojnë qe Qeveria Rama ka dështuar për ti ofruar shtetasve Shqipëtar një të ardhme me të mirë. Ndërrimi i pushtetit dhe ndryshimi në filozofinë e të bërit Politikë duket i pashmangshem për këdo që pretendon të drejtojë denjësisht Shqipërinë.
SI PO FORMËSON COVID-19 ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE POZICIONIN E SUPERFUQIVE: BE, SHBA, KINË Dr. Ilir KALEMAJ │ Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit shtetëror, ashtu...
TË HËNËN STARTOI ME 200 MILIARDË DOLLARË “FONDI SOVRAN I PASURISË SË TURQISË" I CILI SYNON 10-SHEN E PARË NË BOTË Qeveria e Ankarasë bën të ditur se Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200...
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit.
2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet.
4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy [2002]”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë.
5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit.
6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali i vetem zyrtar ku “DIASPORA DHE LOBI SHQIPTAR NË TURQI” publikon.
7-Kryeredaktor: Sokol Brahaj◄