BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN

    Kategori: KRYESORET Tarih: 9-06-2017, 22:44
    SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN
    SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN
    RAMUSH’IN NA E ARRESTON FRANCA, PËR HATER TË SERBINË. NDËRSA TAHIR VELIU’N NA E ARRESTON TIRANA, PËR HATER TË GREQINË.
    BesaTime e realizoi e para intervisten me kryetarin e LSHB-së Tahir Veliun pas skandalit që bëri policia e Shqipërisë me SHISH'ın duke e arrestuar atë me urdhër të Greqisë.
    Intervistë me kryetarin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) Tahir Veliun.
    Intervistoi Sokol Brahaj, 9 Qershor 2017

    SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN


    1-BesaTime: Z. Veliu, Kreytar i LSHB'se çfarë mesazhi keni për ti dhënë opinionit shqiptar të cilët u habiten nga skandali i policisë shqiptare kundrejt teje, dhe reaguan shume shpejt ku thuhet se reagimi i opinionit ka bërë presion në Tiranë për ti dhënë fund këtij skandali anti-shqiptar?

    TAHIR VELIU: NDALESA APO MË MIRË TË THEMI “KIDNAPIMI” NGA SHËRBIMI INFORMATIV SHQIPTAR (SHISH) ISHTE PRESION POLITIK ME DIREKTIVA NGA ATHINA ZYRTARE. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, si lëvizje me shtrirje mbarëkombëtare nuk nënshtrohet përball kësaj klase politike servile dhe tmerrsisht antikombëtare.
    Arrestim im dhe i aktivistëve Alban Mulaj dhe Burim Veliu ishte i paligjshëm, me shumë shkelje procedurale ligjore, por DUA TË CEKI SE EDHE PËRKUNDËR INSISTIMIT TË VAZHDUESHËM PËR TRANSFERIMIN TONË NË JUG TË VENDIT, ISHIN PIKËRİSHT DISA SHQIPTARË TË MREKULLUESHËM QË NDIKUAN QË KJO TË MOS NDODHTE, DUKE E PASUR PARASYSH SE ORGANIZATA TË NDRYSHME TERRORISTE GREKE MADJE KANË VËNË EDHE ÇMIM PËR KOKËN TIME.
    Demokracia në të cilën pretendojmë se jetojmë, e lejon lirinë e shprehjes së pikëpamjeve dhe ideve politike. Platforma për Shqipëri të Bashkuar LSHB synon që aspiratën e natyrshme shekullore të kombit shqiptar, ASPIRATË E CILA ËSHTË E SANKSIONUAR EDHE NË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, për të jetuar i lirë dhe i bashkuar në një shtet kombëtar – Shqipëri të Bashkuar ta instrumentalizojë si platformë zyrtare aktive të institucioneve shtetërore shqiptare, që më pas të shoqërohen me veprime konkrete për jetësimin e saj. E vërteta është se LSHB ËSHTË 100% NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NDËRKOHË QË PARTITË POLITIKE QË NUK ANGAZHOHEN SERIOZISHT PËR BASHKIM KOMBËTAR JANË ANTIKUSHTETUESE DHE ANTIKOMBËTARE.


    2- BesaTime: Sjellemi e pështillemi prapë në të gjitha problemet na del përpara Greqia, ku për 24 orë ndodhin dy-tre gjëra shumë të mëdha ku BesaTime i ka emërua SkandalKombëtar. Këtu është arrestimi juaj dhe shokëve tuaj, ku informacion që ka marrë BesaTime që në minutat e parë të skandalit, janë siç e thatë ju më lart që është urrdhër i Athinës SHISH’it të Shqipërisë, ku për këtë unë them dhe jam i bindur që e ka fajin Tirana jonë zyrtare apo jo?

    TAHIR VELIU: Natyrisht, që Athina zyrtare reagon, meqenëse qëllimi i tyre është tashmë i njohur, jo vetëm mbajtja më tutje nën pushtim e Çamërisë, por edhe aneksimi i Jugut të Republikës së Shqipërisë së sotme.
    Reagimi i tyre, më shumë ka të bëjë me faktin, se pas kaq shumë vitesh padrejtësi dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë (Shqipërisë Jugore nën pushtimin grek 15.674 km2), falë punës së bijve e bijave shqiptare çështja e Çamërisë sot është e pranuar si çështje e hapur mes dy vendëve dhe zyrtarisht ka marrë dritën jeshile për zgjidhje edhe nga Bashkimi Europian, që do duhej të shpiente drejtë zgjidhjës përfundimtare, rikthimin e trojeve shqiptare të pushtuara nga Greqia shoviniste.

    SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN
    3- BesaTime: Z. Veliu siç e dini që po dje ambasada greke ne Tiranë me urdhër të Athinës ka reaguar ashpër deri sa e kanë marrë guximin ti kërkojnë llogari, mund të themi si tip urdhëri për kryearit të bashkisë z. Erion Veliajn, për gurët e marrë nga Filati i Çamësisë tonë Shqiptare për tu vendosen në “Sheshin Skenderbej”. Ku në këta gurë së bashku me të gjithë gurët tjerë të marrë nga e gjithë Vilajetet Shqiptare, si e spjegoni këtë aktakcion dhe akrobaci politike të Athinës që ndërhyn në punët tona të brendshme ?

    TAHIR VELIU: Gurët e Filatit të Çamërisë, ashtu sikurse edhe gurët nga të gjitha trojet shqiptare që janë vendosur në Sheshin "Skenderbeu", si simbolikë paraqesin Shqipërinë e Bashkuar, sipas aktit juridik të Kuvendit Mbarëkombëtar të Shpalljes së Pavarësisë me 28 Nëntor të vitit 1912. Por, përtej akteve simbolike, klasa politike shqiptare është e çorientuar, sepse veprat konkrete ju mungojnë.


    4- BesaTime: Po ashtu ndikimi grek dhe i politikave antishiqptare të tyre në Shqipëri vazhdon, sot Vangel Dule bën fushatë me fashistë grek, jo në tokat e shqiptarisë jashtë kufijve politike të sotëm, por në Shqipërinë e sotshme zyrtare dhe këtë e bë se bashku me prifterinjtë greke, me rracistë grek po dhe me njerëz të Agimit të Artë në Vlorë, Sarandë e ku tju dojë qefi. Si i spjegoni këto gjëra ju, ku në fakt opinioni shqiptar këto i emëron skandal kombëtar dhe vazhdimisht bën të pamundurën me ja tërheq vëmendjen Tiranës zyrtare për moslejimin e marrjes nëpër këmbë dinjitetin kombëtar?

    TAHIR VELIU: Vangjel Dule është një terrorist, i cili në bashkëpunim me agjentin e asfalisë greke, kryepeshkopin e vetëshpallur Anastas Janullatos dhe organizatat e tjera terroriste greke si "Agimi i Artë" NË VAZHDIMËSI ANGAZHOHEN PËR HELENIZIMIN E JUGUT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËTË E BËJNË HAPUR NË KUNDËRSHTIM TË PLOTË ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. VANGJEL DULE DUHET TË BURGOSET DHE TË DENOHET SIPAS LIGJIT DHE JO TË LIHET I LIRË, E TI MASHTROJ MË TUTJE SHQIPTARËT E SHKRETË, ME PENSIONE GREKE. Dule madje shumë herë ka provokuar duke u shfaqur me flamurin terrorist të ashtuquajturit “Vorio Epir", POR E PABËSUESHMJA QËNDRON NË FAKTİN QË SHTETİ SHQİPTAR EDHE SOT E KËSAJ DİTE NUK KA REAGUAR DHE VEPRUAR KUNDËR VANGJEL DULES. Ndërsa, kur shqiptarët shprehen hapur për bashkimin e trojeve shqiptare me mjete dhe metoda demokratike, kjo shëndërrohet në problem të madh diplomatik.


    5- BesaTime: Z. Veliu pyetja e fundit për këtë intervis është se brenda 2 javëve kemi Zgjedhjet në Kosovë dhe në Shqipëri. Shkurtimisht si e analizoni ju këtë dhe si e shifni këtë që ne jemi 2 shtete, një komb por me dy zgjedhje? dhe kush mund të jetë i pari në zgjedhjet e dy shteteve shqiptare?

    TAHIR VELIU: Sa i përket zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Shqipërisë Veriore (Kosovës) nuk është e rëndësishme se cila parti i fiton ato, por rëndësi ka që partitë politike padallim të orientohen drejtë kombëtarisht dhe të zbatojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila qysh në Preambulë (Hyrje) e ka të sanksionuar aspiratën e natyrshme të kombit shqiptar për bashkim kombëtar. Në sondazhin e 29 Marsit të vitit 2017, të realizuar nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar shqiptarët bindshëm (96.90%) janë shprehur për një shtet kombëtar shqiptar - Shqipëri të Bashkuar, ndërsa kundër janë shprehur vetëm 1.90%. Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë qartë se ka një shpërfillje të madhe të vullnetit politik të shqiptarëve nga klasa politike shqiptare. Dhe besoj që dhe politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës punojnë në këtë drejtim.

    BesaTime duke ju uruar shëndet e suksese në veprimtarinë tuaj, ju falenderoj edhe një herë që zgjodhet BesaTime’n për këtë inteviste.

    SHISH’I ME URDHËR TË ATHINËS ARRESTOI KRYETARIN E LSHB’SË TAHIR VELIUN

    BesaTime.com

    O GREKË JU GARANTOJ SE KTHIMI YNË NË ÇAMËRINË E BEKUAR ËSHTË VETËM ÇËSHTJE KOHE

    "ÇAMËRIA ËSHTË TRUALL SHQIPTARË, I ZAPTUAR DHUNSHËM NGA SHTETI GREK. ÇAMËRIA KA ZOTËT E VET, E ATA JANË VETEM SHQIPTARËT. O GREKË JU GARANTOJ SE KTHIMI YNË NË ÇAMËRINË E BEKUAR ËSHTË VETËM ÇËSHTJE KOHE" ky ka qënë reagimi i...

    Gurët e Çamërisë u shtruan në Sheshin Skënderbej
    ---

    Gurët e Çamërisë u shtruan në Sheshin Skënderbej

    Gurët e Çamërisë u shtruan në Sheshin Skënderbej Greqia nuk e kapërdin dot që Çamëria është shqiptare dhe historia e saj është një njollë turpi për historinë e tyre. Madje ambasada greke paraqiti sot ankesë në Bashkinë e Tiranës...

    SKANDAL KOMBËTAR: Shqipëria arreston kryetarin e Lëvizjes Për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliun

    SKANDAL KOMBËTAR: Shqipëria arreston kryetarin e Lëvizjes Për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliun Një skandal tjetër nga Tirana zyrtare ku turpëroi mbarë shqiptarët dhe shtetin e Republikës së Shqipërisë. Kanë kaluar 20 orë dhe...

    SHQIPTARË, NGA PREVEZA NË MOLLË TË KUQE KEMI VEÇ NJË ATDHE

    "NE TË GJITHË SHQIPTARËT, PA DALLIME POLITIKE, KRAHINORE, FETARE E PREJARDHJEJE NGA PREVEZA NË MOLLË TË KUQE KEMI VEÇ NJË ATDHE" Nga Sokol BRAHAJ 10/05/2017 Ne të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, krahinore, fetare e...

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it

    DODA: NJË SELAM TJETËR PËR SHKIET E FYROM’it Megjithëse është vënë në syrin e ciklonit nga sllavo-maqedonët, por edhe shqiptarë të bindur të konjukturës, Mesila Doda nuk është tërhequr nga deklaratat e saj për Iliridën. Në...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com