BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    TË RROSH PËR NJË BUZËQESHJE NËNE

    Kategori: KRYESORET Tarih: 3-08-2017, 12:53
    TË RROSH PËR NJË BUZËQESHJE NËNE

    TË RROSH PËR NJË BUZËQESHJE NËNE
    ..nuk e bëja për lekë, biles kërkoja njëlloj si fëmijët e tjerë që nuk kontribonin në familje. Unë e bëja
    për t'u bërë pjesë e sakrificave të prindërve. E BËJA PËR NJË BUZËQESHJE NË BUZËT E NËNËS TİME. JETOJA PËR ATË BUZËQESHJE! 



    TË RROSH PËR NJË BUZËQESHJE NËNE
    Kishte filluar era dobësimit të sistemit por gjithsesi ishte akoma i fortë. Prindërit nuk njihnin lodhje, punonin ndershmërisht, por lodhja kishte lënë shenjat në fytyrat e tyre si rrathët e pemëve për të matur vjetërsinë. Mbanim pula në mes të Tiranës, si duket sistemi deri në këtë pikë ishte dorëzuar. Spiunat në lagje e vazhdonin me zell punën e tyre, mirëpo mekanizmat ishin dobësuar. E kalonin me shaka Kryerarët dhe sekretarët e këshillave të lagjes.

    Nuk është kjo tema që duhet të them, nuk isha më shumë se 13-14 vjeç dhe ishim ndër familjet me gjendjen më të mirë ekonomike. Babi ishte me sedër dhe nuk e pëlqente që të rrisja pula, por fitoi ideja që djali po jepte shenjat që të bëhesha i zoti vetes dhe më toleroi. Cdo ditë isha i lidhur me restorantet ku mblidhja ushqimet, kryesisht buket e mbetura. Isha i lidhur me kamarierët dhe në këmbim të bukëve që m'i ruanin u jepja vezë. Çdo gjë e bëja me zell të madh, çdo ditë duke shtypur çdo dëshirë time fëminore. Ishte shi apo diell, ftohtë apo i nxehti përvëlues ti duhet të ishe në orarin e caktuar.

    Duhej t'i shërbeje, t'i pastroje dhe kur numri i tyre arriti në 100 krerë, puna dhe koha u kthye në diçka serioze. E nisur për nevojat personale ngadalë u kthye në "biznes" i ndaluar në vitet 87'-90'. Më duhej të dielave t'i shisja vezët në pazar tek fshatarët, atëhere ishte një "turp". Kur shikoja ndonjë të njohur fshihesha dhe i lutesha fshatarit që kisha në krahë ( kryesisht nënave shamibardhë ) që të përgjigjeshin për mua. I Gëzuar me lekët në shtrënguar fort në grusht kthehesha në shtëpi. Ua dorëzoja prindërve, mamit më shumë se babi qëndronte serioz dhe se presioni i lagjes bënte të veten. Gjithsesi ia kuptoja kënaqësinë e fshehur.

    Kishte njerëz të mëdhenj në lagje që më lavdëronin, kishte që më thonin se nuk kisha çe doja se unë jetoja më mirë se të gjithë. Vërtetë jetoja më mirë, në sajë të dy prindërve klasë puntore por që nga vjetërsia dhe titujt profesionalë ishin me rrogat më të larta. Siç ishte e vërtetë që për tre vjet i konkurova me "biznesin" tim të ndaluar me një rrogë shtesë për familjen. Por ata nuk kuptonin që unë nuk e bëja për lekë, biles kërkoja njëlloj si fëmijët e tjerë që nuk kontribonin në familje. Unë e bëja për t'u bërë pjesë e sakrificave të prindërve. E bëja për një buzëqeshje në buzët e nënës time. Jetoja për atë buzëqeshje!

    TË RROSH PËR NJË BUZËQESHJE NËNE

    Nuk do t'i hidhja kurrë këto rreshta sikur të mos mendoja se dikush nga të lindurit e pas 90' -tës të ndalet sadopak, e fëmijët tanë që nuk kënaqen asnjëherë, të mendojnë një herë të vetme për ne, duke na bërë të buzëqeshim qoftë edhe duke na falenderuar...
    Edhe sot që jam rritur, kur ia rrëmbej nënës time një buzëqeshje më kënaqet shpirti, atëhere nuk e dija se te këmbët e saja ishte Parajsa, por di që buzëqeshja e saj në atë kohë ishte gjithë bota për mua... Ilir HOXHOLLI


    BesaTime.com

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI

    SUKSESI I DOKTORESHES SHQIPTARE NË HARVARD, INTERVISTE ME DR.ERSIDA BURANIQI Intervistё Ekskluzive për BesaTime nga @Sokol_BRAHAJ Doktoresha shqiptare e Harvard'it thotë që sot ka shumë shqipëtarë në botë të cilët me dinjitet...

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS
    ---

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS

    MEJREME UKA, PROFESORESHË E ETIKËS KANDIDATE PËR DEPUTETE QË TË NDRYSHOJË ETIKEN E POLITIKËS SË KOSOVËS Shkëlzen Rrecaj pas intervistës me znj. Uka, TeSheshi.com shkruan; Merjeme Uka është një ndër kandidatet për deputete në...

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË Kthimi i ndaluar në Çamëri: “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im...

    ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE”

    [b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com