BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    Enver Hoxha, agjent i çdo regjimi

    Kategori: KRYESORET Tarih: 24-10-2021, 09:57
    Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut
    Nur Çapo
    E enjte, 19 Maj 2011 05:05
    |
    Kujdesin më të madh, Enver Hoxha e ka pasur të fshehë të kaluarën e tij. Megjithëse ai ishte zyrtar i shtetit shqiptar, si sekretar I konsullatës së Brukselit në arkivat shqiptare mungon dekreti mbretëror që duhej të ishte: “Zoti…. Zotnia e juaj emnoheni…

    Pritet prej zotnisë suej energji e bindësi e plote në ligje dhe punim me nder e ndërgjegje, gjithashtu besnikëri para flamurit kombëtar e statusit të shtetit, simbas beses qi kini bam”.

    Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundta të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927- 1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj.

    Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927- 1930), “studimet” në Montpelje (1930- 1934), jetesa në Paris (1934- 1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935 -1936) dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret. Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, janë për t’u përmendur edhe dy elemente që përbëjnë tema debati të vazhdueshëm.

    Pikësëpari, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk janë sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu, sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    Në funksion të hipotezave dhe dëshmive të tërthorta (për shkak të pastrimit të arkivave, gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet), se Enver Hoxha ka qenë në fakt, një informator i Zyrës Sekrete dhe i ka ngjitur shkallët e karrierës në sajë të kësaj cilësie.

    Zef Kadarja, prefekti i vazhdueshëm qarkullues në perimetrin administrativ Elbasan, Korçë,­Gjirokastër, Vlorë, ka qenë një ndër njerëzit që është marrë drejtpërdrejt me çështjen në fjalë.

    Perimetri administrativ i sipërpërmendur, është në fakt zona më e mirëkontrolluar e Zef Kadarjes dhe për pasojë, shumë e njohur prej tij. Shumë raste aktiviteti i Kadarjes ka pasur karakter special.

    Nga shfletimi i shumë dosjeve të shërbimit sekret të Mbretit Zog, rezulton se për nevoja të Zyrës Sekrete, titullari i këtij institucioni, me anë të shkresave zyrtare rezervat, i kërkonte komandantit të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasit, shtyrjen e shërbimit ushtarak të disa personave, “për nevoja të shërbimit”. Me të marrë këtë shkresë rezervante, Aranitasi urdhëronte degët e mobilizimit nëpër qarqe, të mos rekrutonin personat që përmendeshin në shkresat përkatëse.

    Në fakt, një gjë e tillë nuk sanksionohej me ligj, pasi në rast të kundërt dekonspiroheshin informatorët. Por shtyrja ishte vetëm shkaku formal, pasi në të vërtetë kategoria e përzgjedhur nuk kryente fare shërbimin në fjalë. Rastet e tjera të përjashtimit mund të shikohen nga ligji përkatës. Në atë kohë, shërbim ushtarak bënë edhe personalitete të tilla si, Eqrem Çabej, etj, të cilët nuk mund t’i shmangeshin një detyrimi të tillë ligjor.

    Po Enver Hoxha pra, pse u “privilegjua”?!

    Për të konkretizuar ato që thamë që lart, le të citojmë ligjin e rekrutimit, datë 3 shkurt 1928, (“Fletorja Zyrtare”, 7 shkurt 1928). Sipas nenit 1 të këtij ligji, çdo mashkull shtetas shqiptar, ishte i detyruar me krye shërbimin ushtarak, sipas dispozitave të kësaj ligje.

    Në nenin 2 të ligjit, thuhej se përjashtoheshin prej shërbimit ushtarak dhe nuk mund të merrnin pjesë në trupat e armatosura, të dënuarit përjetë, ata që ishin dënuar me një ndëshkim që sillte humbjen e të drejtave qytetare e humbjen e së drejtës së nëpunësisë shtetërore, duke përjashtuar kohën kur të dënuarit politikë i rifitonin rishtas të drejtat qytetare.

    Në nenin 3 përcaktohej se koha e shërbimit ushtarak fillonte prej 1 janarit të vitit në të cilin djemtë mbushnin 19 vjeç, e zgjaste deri më 31 dhjetor të vitit, në të cilin mbushin 50 vjeç.

    Ky shërbim ishte aktiv për 18 muaj, ndërsa deri në moshën 45 vjeç shtetasi ishte rezervist. Sipas nenit 4, Xhandarmëria kishte të drejtë të shoqëronte të gjithë shtetasit shqiptarë të moshës 20 50 vjeç që nuk provonin me dokument se e kishin kryer shërbimin ushtarak.

    Kreu IV i ligjit përcaktonte përjashtimet e përkohshme ose të përhershme të shërbimit ushtarak aktiv. Sipas nenit 44, ky përjashtim bëhej për: Arsye fizike, për arsye shoqërore, për banim jashtë shtetit.

    Tek arsyet fizike futeshin ata që ishin më të shkurtër se 1.5 metër dhe të tjerë për shkaqe të tjera sëmundjesh.Sigurisht, Enver Hoxha përjashtohet nga mundësia që të ketë qenë nën 1.5 metra, që mund të përfitonte nga moskryerja e shërbimit në fjalë dhe nga ana tjetër, nga fotografitë duket se ka gëzuar një shëndet për t’u marrë zili. Ligji kishte përcaktuar se ata që i kishin të pazotë prindërit, bënin vetëm 3 muaj ushtri.

    Edhe nga kjo, Enver Hoxha përjashtohet plotësisht, pasi si “xhaxhai”, pra Mulla Halili dhe ane Gjyloja, kanë qenë mirë me shëndet në atë kohë, e cila të le të dyshosh akoma, pasi sikur këta të kishin qenë shëndetligj, të paktën Enveri duhej t’I kishte bërë nja tre muaj ushtri.

    Në pjesën III të ligjit në fjalë parashikohej sesi kryhej shërbimi aktiv. Në nenin 32, në lidhje me studentët e universiteteve, thuhej: “Studentat e universiteteve që jan pranue me vones do të kryen shërbimin vetëm për 6 muaj, tue vazhdue nji kurs të bamë për kët qëllim, në mbarim të së cilit do të emnohen nëntogerë rezervë. Studentat e shkollës së mesme do të kryejnë shërbimin për 12 muaj ndër të cilët 6 muajt e para ndër trupë, dhe 6 muajt e fundit nji kurs i posaçëm, në mbarim të cilit do t’emnohen oficera (asp) rezervë.

    Të pa ndihmësat do të shërbejnë për 3 muej ndër trupa, përveç rastit në të cilin dëshirojnë me vazhdue kursin e përmendun, qi në këtë rast do të ndalen në shërbim për 6 muej o për 12 muej, në kjoft se nuk janë të universitetit”. Në nenin 46 parashtroheshin arsyet shoqërore, sipas së cilave përjashtoheshin përkohësisht: Të dënuarit, studentët për aq kohë sa ndiqnin shkollën (kur ktheheshin merreshin menjëherë nën armë si dhe fetarët që përjashtoheshin përkohësisht. Ata që nuk shkonin ushtarë dënoheshin deri në një vit burg dhe bënin më shumë se 2 vjet ushtri.

    Që prej vitit 1927, Enver Hoxha ishte në listën e rekrutëve që duhej të shkonin ushtar. Kjo, sepse nga pikëpamja formale cilësinë e tij e dinte një numër i pakët personash. Në vitet 1927­1930, Enver Hoxha është përjashtuar nga kryerja e shërbimit ushtarak, pasi ishte duke ndjekur liceun e Korçës.

    Pas mbarimit të tij, ndonëse ishte studenti më i dobët, dërgohet në Montpelje të Francës, pikërisht në kohën kur kishte të dhëna se disa nga studentët shqiptarë në Francë ndikoheshin nga propaganda e Partisë Komuniste Franceze. Pas mbarimit të misionit këtu, misioni i Enver Hoxhës vazhdon në Paris dhe në vitet 1935 -1936, në konsullatën shqiptare të Brukselit, në postin e sekretarit, post që varej drejtpërdrejt nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Në verën e vitit 1936, kur djaloshi Enver Hoxha kthehet në atdhe, duhej patjetër të kryente shërbimin ushtarak. Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ai, ndonëse nuk kishte diplomë shkolle, punësohet në liceun francez të këtij qyteti, pikërisht në kohën kur raportet e Zyrës Sekrete vinin alarmin se ai (liceu), po kthehej në një vatër të rrezikshme bolshevike.

    Enver Hoxha, midis dy zyrave sekrete të Shqipërisë

    Nga shfletimi i dokumenteve të shërbimit sekret shqiptar, del se gjatë mbretërisë zogiste kanë funksionuar dy zyra sekrete, njëra e njohur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjera në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Dihet që ka gjithmonë lidhje midis shërbimit diplomatik dhe shërbimeve inteligjente, por mënyra e funksionimit në vitet `30, është me të vërtetë origjinale. Për arsye që edhe kuptohen, zyra që ndodhej në MPJ është thellësisht e panjohur.

    Lidhja midis dy zyrave ka qenë me të vërtetë mjaft produktive dhe e bënte shërbimin sekret shqiptar mjaft të aftë në veprimtarinë e tij.Të gjitha shkresat që zyra e MPJ ka dërguar tek zyra e MPB tregojnë qartësisht ekzistencën e një shërbimi tjetër, të specializuar në çështjet informative.

    Në lidhjen midis të dy zyrave, haset edhe ajo që ka të bëjë me jetën e liderit të ardhshëm komunist të Shqipërisë, ku aktiviteti më publik është ai i viteve 1935- 1936. Posti i sekretarit të konsullatës shqiptare në Bruksel ka qenë në fakt emërtesë e zyrës sekrete të MPJ, e cila sigurisht nuk mund të pranonte në gjirin e saj njerëz pa përvojë dhe të pakualifikuar, së paku nga zyra tjetër sekrete e MPB-së.

    Përfundimi i misionit në Montpelje do ta devijonte Enver Hoxhën drejt Parisit, ku kishte aktivitet të pasur të aktivistëve politikë antizogistë të “Bashkimit Kombëtar” dhe më 1935, do ta dërgonte në konsullatën shqiptare të Brukselit.

    Dekreti i Mbretit Zog i datës 7 gushtit 1934, mbi propozimin e bërë me shkresën nr.1160, datë 4 gusht 1934 dhe mbi bazë të vendit të qeverisë, bëri të mundur krijimin e konsullatave të nderit në Bruksel, Zagreb dhe Trieste, (“Fletorja Zyrtare” nr.47, datë 17 gusht 1934).

    Krijimi i këtyre konsullatave pa shpenzime, i shërbenin shërbimit sekret shqiptar, për të rritur efikasitetin e informacionit të tij. Në Zagreb, për të pasur më në kontroll grupin e emigrantëve të Zarës, në Trieste, ato të Austrisë, pasi emigracioni politik shqiptar ka qenë shumë i fuqishëm dhe në Belgjikë, po për këto qëllime.

    Është e qartë se këto tre konsullata u kanë shërbyer kryesisht zyrave sekrete, për të kontrolluar emigracionin politik shqiptar, si dhe për të pasur informacione të tjera, sigurisht.

    Vetë Enver Hoxha nuk i shpjegon edhe aq qartë rrethanat që e çuan atë në detyrën e sekretarit, pa pasur një përvojë të tillë më parë. Shtrohet pyetja: Cili ishte funksioni i fundit i Enver Hoxhës para se të vinte në Bruksel? Për më tepër, një detyrë e tillë ishte ekskluzivisht emërtesë e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Po a mund të futej në këtë funksion, një njeri që nuk vinte nga kjo ministri? Kjo duket e pamundur. I vetmi përjashtim që mund të bënte Zyra Sekrete e MPJ, ishte që personi të vinte nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Sido që vetë Enver Hoxha përpiqet t’i japë aktivitetit të tij në Bruksel vlerat e një revolucionari, ai ishte në fakt emërtesë e Zyrës Sekrete të MPJ-së dhe është një rast ku aktiviteti i tij është më shumë se kurrë publik.

    Në konsullatën e Brukselit, konsull nderi ishte Konti Morothy, i cili vetëm sa dukej aty në raste të caktuara, ndërsa në fakt të gjitha punët i bënte Enver Hoxha. Njëra nga detyrat e Enver Hoxhës ishte edhe problemi i shtypit të huaj. ….Biografët e Hoxhës nuk kanë publikuar asnjëherë asnjë dokument që të tregojë pushimin e Enver Hoxhës, nga cilësia e punës së tij si sekretar i konsullatës shqiptare në Belgjikë, për ato shkaqe që vetë Hoxha ka pretenduar në kujtimet e tij.

    Ata nuk kanë harruar të tregojnë sipas mënyrës së tyre, shkresën (e censuruar), sipas së cilës i ishte prerë bursa Enver Hoxhës, në të cilën nuk duket motivi pse është prerë bursa.

    Rinia e Enver Hoxhës ka kaluar në fakt, midis dy zyrave sekrete. Poliagjenca, që ai aq shumë ka sulmuar, për të tjerët ka qenë një cilësi që mjaft mirë e ka përvetësuar në rininë e tij, për të cilën është përpjekur me kujdes të mbulojë çdo gjurmë të këtij aktiviteti.

    Enver Hoxha mbetet shembulli më i gjallë se si mund të kalojë cilësitë një informator dhe në kohë të tjera, të mundet të çojë para plumbit ose të burgosë ish-shefat e tij. Pas lufte, kujdesja e Hoxhës për kryearkivistin e MPJ-së, V.G. ishte e madhe. Kjo jo pa shkak, pasi ai dinte shumë nga të vërtetat e tij. Një tjetër person interesant ishte edhe diplomati Sofo Çomora, i cili kishte pasur karrierë të gjatë nga viti 1925 e në vazhdim.

    Ai befasisht vijoi të punonte edhe në legatën shqiptare në Beograd pas lufte, duke u nisur nga Tirana më 17 korrik 1945 së bashku me ministrin e ri atje. Duke pasur në përbërje gjerentin Çomora, rrjeti informativ i shërbimit të jashtëm në Jugosllavi ishte vetiu i dekonspiruar.

    Spiridion Kacarosi pranë Enver Hoxhës

    Viti 1936 është një çast interesant për jetën e Enver Hoxhës. I ardhur nga Brukseli, ai shfaqet në një fjalim patriotik në gusht 1936 me rastin e rivarrosjes së eshtrave të Bajo Topullit nga Saranda në Gjirokastër, fjalim i cili u botua në faqen e fundit të “Demokratia” të Gjirokastrës, në numrin e 1 gushtit 1936.

    Ky fjalim është falsifikuar gjatë viteve të regjimit komunist, sikur ishte botuar në faqen e parë. Por për fatin e Enver Hoxhës, një muaj më vonë, në të njëjtën valë patriotike, do të rastiste që prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, do të zbulonte vendin se ku ishin varrosur Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli (AQSH, F.152, V.1936, D.176).

    Në fund të muajit shtator 1936, në ceremoninë e zhvilluar në nderim të përcjelljes së eshtrave të dy patriotëve, Hoxha do t’i bashkëngjitej delegacionit gjirokastrit të kryesuar nga Beso Gega, kur ndodhej në Tiranë.

    Mërgata gjirokastrite kishte pushuar një ditë në Tiranë dhe prej andej, një ditë më vonë ka marrë me vete edhe Enver Hoxhën. Por bashkë me Enver Hoxhën udhëtoi në Shkodër edhe Spiridion Kacarosi, njeriu i hekurt i shërbimit sekret shqiptar, drejtues absolut në vitet 1930 -1935 dhe bashkëdrejtues edhe në vitet 1935-1937.

    Kacarosi, njohës i vjetër i Enver Hoxhës qysh gjatë kohës kur ky ishte nxënës në Korçë, shfaqet në tribunën e bashkisë ku zhvillohej ceremonia në fjalë. Një foto e Marubit ka fiksuar kështu një moment historik.

    Në mes të fotos, një djalosh lexon jo i sigurt një fjalim që nuk u botua asnjëherë, fjalim të cilin e kishte injoruar e para gazeta “Demokratia”. Në këtë gazetë u botuan të plota fjalimet e Ernest Koliqit e të Padër Anton Harapit, por nuk u gjend asnjë vend, as edhe një fjalë për djaloshin gjirokastrit që doli nga rreshti i dytë në të parin, vetëm sa për të lexuar një fjalim.

    Është e qartë se një promovim i tillë ishte i domosdoshëm për Enver Hoxhën, pikërisht në kohën kur ai ishte në prag të emërimit si mësues në Korçë. Spiridion Kacarosi, i cili në këtë kohë formalisht paraqitej si drejtor i Korrespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por duke vazhduar bashkëpunimin me Harito Hariton, e ka pasur nën kujdesin e tij Enver Hoxhën gjatë kësaj paraqitje në Korçë.

    Një fat i keq do t’i priste personat që duken në foton e fjalimit të Enver Hoxhës. Maliq Bushati, Daut Çarçani, Padër Anton Harapi u pushkatuan.

    Kryebashkiaku Zenel Prodani u burgos. Beso Gega pas burgut vdiq në mënyrë tragjike. Por Kacarosi shpëtoi, jo për shkak të mëshirës së Hoxhës, por për shkak të kamuflimit të vet dhe të veprimeve të tij, të cilat gjithnjë bëheshin tërthorazi.

    Si pasojë e këtyre veprimeve, Kacarosi u internua, por nuk u burgos, duke shërbyer sërish në mënyrë të kamufluar për të përçuar të fshehtën e madhe, atë që lidhej me udhëheqësin e ardhshëm komunist të Shqipërisë, për promovimin e të cilit ishte kujdesuar vetë. Në vitin 1936, një raport i Zef Kadarjes ngrinte shqetësimin se liceu i Korçës ishte kthyer në një fole bolshevike dhe duhej punuar sa më parë për prishjen e kësaj foleje.

    Në këtë kohë, Enver Hoxha vjen në Korçë. Misioni i tij nuk ishte ai i militantit komunist, por i njeriut që përpiqet të zbulojë militantët komunistë. Kjo e shpjegon më mirë edhe faktin pse asnjëherë Hoxha nuk qe i dyshuar ose kontingjent komunist gjatë viteve të mbretërimit të Ahmet Zogut.

    Zhdukja e dëshmitarëve

    Për çështje të tilla, sidomos për ngjarje me rëndësi, organi kompetent do të ishte Zyra Politike, materialet e së cilës nga Enver Hoxha janë parë me kujdes gjatë kohës që ky ka qenë në pushtet dhe sigurisht, duke mos i lënë mundësi brezave të gjejnë aty të vërtetën e hidhur.

    Por si për t’i shkuar punëve deri në fund, Enver Hoxha do të tregohej hakmarrës, sidomos me njerëzit që kishin dijeni për jetën e tij. Me porosi të tij u vranë me atentate gjatë luftës, ish-qarkkomandanti i Korçës, Skënder Çami (më 1943) dhe ish-prefekti i Korçës, Veli Vasjari (më 1944).

    Këta kishin dijeni të plotë mbi Hoxhën për kohën që ai kishte shërbyer si mësues në liceun e Korçës, në vitet 1937 1939, që janë edhe vitet më delikate të jetës së Hoxhës.

    Por edhe persona të tjerë në të tilla funksione, si ish-qarkkomandantët Tahsim Bishqemi, Daut Çarçani, Shyqyri Borshi, Gjysh Dedeja, etj, ish-prefektët Zef Kadarja, Javer Hurshiti, Kolë Tromara, etj, u shkuan në plumb pse informacioni i tyre për Korçën dhe Gjirokastrën ishte shumë i madh, madje i rrezikshëm.

    Me frikën për kujtesën e mundshme të aktivitetit të tij në vitet 30, Enver Hoxha i drejtohej pushtetit me vullnetin për të zhdukur njerëzit që dinin shumë.

    (Pjesë nga libri “Shërbimi sekret shqiptar 1922 1944″, i autorit Kastriot Dervishi) Nur Çapo

    DOKUMENT: ENVER HOXHA DHE TË GJITHË KOMUNISTAT (E SOCIALISTAT E SOTSHËM) ISHIN DHE JANË TRADHTARË TË KOMBIT

    DOKUMENTI: ENVER HOXHA DHE TË GJITHË KOMUNISTAT (E SOCIALISTAT E SOTSHËM) ISHIN DHE JANË TRADHTARË TË KOMBIT SOT TRADHTINË KOMBËTARE TË KOMUNISTE PO E NDJEK HAP PAS HAPI PS'JA E EDI RAMËS DHE DREJTUESIT E PARTISË...

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE

    “PARADOKSI RAMA” dhe PARTIA (e ndryshuar) SOCIALISTE Nga Fitim Zekthi...

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË Në lidhje me këtë proces, profesor Enver Bytyci thotë se "BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka...

    MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES

    MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES NGA: SOKOL BRAHAJ MiZORiTË E DiKTATORiT TË KOMBiT SHQiPTAR DUHET T’i DiMË, T’i KUJTOJMË DHE MOS T’i HARROJMË, SEPSE PO NUK DiTËM TË DJESHMEN S’E SHOHiM DOT TË SOTMEN DHE iA VËSHTiRËSOJMË...

    HIENA ENVER HOXHA ME KËLYSHËT E TIJ EKZEKUTOJNË 47.300 SHQIPTARË PËR TË NDIHMUAR SHKIET SERBË E GREKËT

    HIENA ENVER HOXHA ME KËLYSHËT E TIJ EKZEKUTOJNË 47.300 SHQIPTARË PËR TË NDIHMUAR SHKIET SERBË E GREKËT PËR KËTË AKT ANTIKOMBËTARË QË KANË BËRË PËR 50 VITË TRADHTARËT EKOMBIT, KËLYSHET E TË TJERËVE, VAMPIRËT E ETUR PËR GJAKUN E...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com