BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE Tarih: 16-07-2017, 18:30
    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË
    NGA ENVER BYTYÇI LIDHJET NË BALLKAN
    HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE
    VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    Samiti i katërt i Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014, do të jetë një shans i mirë që kryeministrat dhe ministrat e punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe Transportit të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
    Nga BE-ja thonë se përmes këtyre takimeve duan që të ndërtojnë ura lidhëse me Ballkanin Perëndimor dhe të forcojmë angazhimet e tyre për afrim me vendet e tjera të Evropës. Perspektiva e anëtarësimit nuk duhet të jetë një koncept abstrakt por i kapshëm dhe i arritshëm.

    Në lidhje me këtë proces, profesori universitar, Enver Bytyci, për Gazetën Express, thotë se BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka pasur një lidhje horizontale në mes të Tiranës dhe Sofjes dhe një lidhje tjetër vertikale në mes të Beogradit dhe Athinës"shkruan Gazeta Express.

    Sipas tij menjëherë, pas këtij samiti dolën në pah këto lidhje me tentativën e Serbisë për të ngjallur përsëri linjën veriore, e cila kohëve të fundit ishte zbehur, pas mbështetjes politike që i dha Athina bombardimeve të NATO-s kundër Sebisë.

    “Në Ballkan gjithnjë ka ekzistuar një lidhje horizontale nga Tirana në Sofje dhe një lidhje tjetër vertikale Beograd-Athinë. Për shkaqe të konjukturës është dukur në moment të caktuara se kryqëzimi i interesave do të ndryshojë trajektore, por kjo nuk mund të ndodhë në aspektin strategjik. Deklarimet e Daçiç në Athinë për rikonstruktimin e boshtit very – jug janë në natyrën e lidhjeve Beograd-Athinë, së paku që nga mesi i shekullit 19-të e deri më 1999, kur kryeministri grek Kostas Simitis bëri një devijim politik, duke mbështetur politikisht bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Kjo është arësyeja pse Serbia i ftohu marrëdhëniet me Greqinë deri në kohët e sotme. Madje në shenjë hakmarrje Beogradi e pranoi Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, duke dërguar mesazhin se “nuk harron dakordësinë e Athinës për sulmet ajrore të 24 marsit 1999! Athina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo po shfrytëzohet si alibi për diplomacinë serbe për të riformuluar aleancën antishqiptare të më shumë se një shekulli. Ndaj Daçiç kërkon ndjesë për njohjen e Maqedonisë me emrin Maqedoni. “,, thotë për Gazetën Express, profesori universitar Enver Bytyci.

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    Në anën tjetër, sipas tij, Shqipëria gjithnjë ka ndjekur një politikë konstante pro emrit kushtetuese të Maqedonisë dhe ka mbështetur gjithnjë interesat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, gjë që nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga ana e qeverive të Maqedonisë.

    Me ardhjen e Zaevit në pushtet, si duket do të ketë një çvendosje të politikave të këtij vendi, gjë që Rama është në dijeni të kësaj vendosjeje dhe ka të drejtë të shprehet optimist për vijimësinë e lidhjeve të qëndrueshme shqiptaro-maqedonase për të shkuar më tej deri në Sofje, thotë profesor Bytyci.

    “Ndërsa Shqipëria ka ndjek një politikë të vazhdueshme e kostante pro emrit dhe shtetit të Maqedonisë. Kjo politikë ka qenë dhe mbetet një politikë e drejtë, pro interesave të shqiptarëve në Maqedoni e në Ballkan. Shkupi zyrtar nuk është treguar sa duhet mirënjohës për këtë ndihmë që Tirana zyrtare dhe Shqipëria i kanë dhënë Maqedonisë. Ardhja e Zaev duket se do të çojë në një çvendosje. Kryeministri Rama është në dijeni të kësaj çvendosjeje dhe ka të drejtë të shprehet optimist për vijimësinë e lidhjeve të qëndrueshme shqiptaro-maqedonase për të shkuar më tej deri në Sofje. Jo rastësisht u nënshkrua këto ditë gjithashtu një memorandum për zgjidhjen e mosmarrveshjeve politike midis Shkupit e Sofjes. Janë zhvillime këto që i japin një dimension të ri marrëdhënieve horizontale në gadishullin ballkanik, në të cilat bën pjesë zona më strategjike e këtij gadishulli, Maqedonia dhe Kosova. “, thotë Bytyci.

    Sa i përket sinqeritetit të deklarimeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, profesori universitar Enver Bytyci thotë:

    “Por nëse jam i bindur se marrëdhënia Beograd-Athinë do të forcohet, duke pasur parasysh se kryeministri grek është i njohur për aventurat e tij antiperendimore, nuk jam shumë i bindur në sinqeritetin e zotit Rama në deklaratën e tij se “Kur është mirë Maqedonia është mirë edhe Shqipëria”! Në fakt, nëse do jetë mirë Maqedonia mirë do të jenë të gjithë popujt e rajonit, sepse një shkëndi në Maqedoni, trazon Ballkanin dhe Europën e më gjerë. Nuk jam i sigurt për shkak se zoti Rama ka një relacion miqësor shumë të afërt me Beogradin, sidomos me presidentin serb, zotin Vuçiç. Në anën tjetër, kryeministri shqiptar nuk ka pasur marrëdhënie të ekuilibruara me Athinën. Zoti Rama duket se është shumë I interesuar të ruajë marrëdhënie të ngushta me dy liderë ballkanikë, zotin Erdogan në Turqi dhe zotin Vuçiç në Serbi. Kjo lidhje e ngushtë nuk do ta lejojë atë t’I ketë duart e lira që të mbështesë një aleancë të natyrshme horizontale Tiranë-Shkup-Sofje. Nëse ai do të mbështesë një aleancë të tillë, atëherë do të duartrokitet. Por sinqerisht jam skeptik, çka do të thotë se deklarimet e kryeministrit shqiptar ka mundësi të përdoren për marketing politik të brendshëm e në të vërtetë të mos jenë realitete, të cilat shqiptarët mund t’i përjetojnë me sukses!”, ka përfunduar prononcimin për Gazetën Express, profesori universitar, Enver Bytyci.
    Marrë nga Gazeta Express.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/ne-ballkan-gjithnje-ka-ekzistuar-lidhje-horizontale-tirane-sofje-dhe-lidhje-vertikale-beograd-athine-404272/
    BesaTime.com

    EDI: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, HASHIMI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË

    RAMA: T’GJITHË SHQIPTARËT PO I BASHKOJ, THAÇI: ANI DE BAC, BASHKË E KRYJMË EDI RAMA "bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. HASHIM THAÇI: “Bashkimi...

    MAQEDONIA DO NDAHET, ME DËSHIRË OSE ME DHUNË Thotë BOJKO NOEV, Ambasadori Bullgar në NATO

    MAQEDONIA DO NDAHET, ME DËSHIRË OSE ME DHUNË Thotë BOJKO NOEV, Ambasadori Bullgar në NATO Ambasadori i Bullgarisë në NATO, Bojko Noev ka paralajmëruar sot se do t’i kërkojë urgjentisht Bashkimit Europian një mision stabilizues që...

    NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: thotë Profesori GREK, TSITSELIKIS.

    Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR

    SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

image
image
image
image
BESA TIME 2004-2017 ®

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.
Kontakto: info@besatime.com
RRETH NESH
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. 2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut. 3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet. 4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. 5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit. 6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali zyrtar i “DIASPORËS DHE LOBIT SHQIPTAR NË TURQI”.

DIZANJIMI WEBFAQES: Shaban ILIRI, PERKTHIMI NE SHQIP CAN ARNAVUT - Kontakto: shabaniliri35@gmail.com'