Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e planifikuar të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha këshilltari i tij politik Klisman Kadiu për Radion Evropa e Lirë.
“Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”, thuhet në përgjigje.
Ndrkohë, në një përgjigjë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, do të presë në takim kryenegociatorët nga të dyja palët.
“Fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”, tha Stano.
Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”. Euronews
OFERTA FRANKO-GJERMANE PËR SHQITPARËT NË EMËR TË BE-SË Teksti i plotë i dokumentit franko-gjerman që tani është zyrtarisht në emër të BE-së Përktheu për BesaTime @ Dr. Sokol Brahaj...
ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30 Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt! Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit Kolektivi i shumicës së...
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit.
2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet.
4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy [2002]”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë.
5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit.
6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali i vetem zyrtar ku “DIASPORA DHE LOBI SHQIPTAR NË TURQI” publikon.
7-Kryeredaktor: Sokol Brahaj◄