NË BRUKSEL PO VËRTITET KONFERENCA E LONDRËS, PSE NUK NDIHET SHQIPËRIA? Nga SHABAN MURATI
Një anëtar i qeverisë së Kosovës më shkruante këto ditë lidhur me ecurinë e bisedimeve përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës se dikush në Bruksel i ka kërkuar Prishtinës të pranojë ndryshime të karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territoriale dhe se Kosova nuk duhet të vendosë vija të kuqe në këto bisedime. Mesazhi diplomatik i dikujt në Bruksel është i qartë dhe kërkon që Kosova të cedojë në sovranitetin, në integritetin territorial dhe në pavarësinë e vet.
Ka një situate alarmante, ku përfaqësues të veçantë të diplomacisë europiane po kërkojnë të devijojnë objektivin kryesor të bisedimeve përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili është dhe duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve fqinj. Ky është çelsi i zgjidhjes dhe i normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinj. Çuditërisht, dikush në Bruksel e quan këtë kërkesë logjike “vijë e kuqe” dhe nuk e pëlqen si zgjidhje. Nuk e pëlqen, sepse dikush në Bruksel kërkon ta mbajë të pazgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi. Nuk është vetëm interesi i vjetër i një pjese të diplomacisë europiane për të shpërblyer Serbinë në ambicjet e saj hegjemoniste në kurriz të territoreve shqiptare. Është diçka më shumë dhe konturohet si një implikim i përbashkët i disa qarqeve filoserbe në BE sëbashku me Rusinë. Dikush në Moskë është bashkuar me dikush në Bruksel dhe kërkojnë të shpërthejnë Ballkanin.
E thënë shkurt, në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës e vitit 1913, për një ricoptim të ri të territoreve shqiptare dhe konkretisht të Kosovës.
Ku është Shqipëria dhe përse nuk ndihet zëri i saj në një situatë të tillë inkandeshente diplomatike? Si mund të rrijë indiferente Shqipëria ndaj asaj, që po i kërcënohet Kosovës, e cila është pjesë e trupit, e gjakut dhe e zemrës së kombit?
Në kohën e Konferencës së Londrës të vitit 1913 shqiptarët anembanë botës, nga Shqipëria në Amerikë, nga Anglia e Franca deri në Ballkan, u mobilizuan me protesta dhe peticione drejtuar Konferencës dhe fuqive të mëdha për të shprehur qendrimin e vendosur kundër coptimit të territoreve shqiptare. Si nuk flet sot Shqipëria, që është anëtare e NATO-s, dhe të shpallë vijën e kuqe të mbrojtjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, të cilën e ka sanksionuar ndërkombëtarisht dhe ligjërisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik 2010 dhe e kanë njohur 116 shtete të botës? Si nuk ka protesta as zyrtare e as publike nga Shqipëria në Bruksel në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës? Si nuk ka protesta nga shqiptarët në Amerikë dhe në Europë për të dëshmuar mbrojtjen e Kosovës? A është ndërgjegja kombëtare tani më e ulët se në vitin 1913 apo opiumi i integrimit u ka hequr shqiptarëve të menduarit kombëtar dhe njerëzor?
Mallkuar qoftë ai integrim, që blihet me territore tokësore dhe detare shqiptare!
DEFEKTET E FORMULËS SË “DY GJERMANIVE” "Duke qenë se formula e “dy Gjermanive” po hidhet prapë në qarkullim diplomatik dhe mediatik për raportet Serbi-Kosovë", sidomos tani që presidenti serb po bën disa lëvizje...
ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...
ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30 Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt! Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit Kolektivi i shumicës së...
[b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.
Kontakto: info@besatime.com
RRETH NESH
1-BESATIME: ËSHTË Portal Interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit.
2-BESATIME: KA PËR QËLLIM TJU PËRCJELLË TË INTERESUARVE DREJTË PËR SË DREJTI; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin E VËRTETË DHE TË PA-ANSHËM, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
3-BESATIME: ËSHTË E PAVARUR, nuk ka lidhje me asnjë Organizatë, Parti apo Lëvizje Politike. Financohet Vetëm nga Themeluesit e Vet.
4-BESATIME: Operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht. Është vazhdimësi e “Think-Tank Besa Strategy”. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë.
5-BESATIME: Çdo shkrim i publikuar nё portal mund tё mos përputhet me mendimin tonë, dhe pёr kёtё arsye pёrgjegjёsia e shkrimit nё portal i pёrket vetem autorit.
6-BESATIME: Në të njëjten kohë është portali zyrtar i “DIASPORËS DHE LOBIT SHQIPTAR NË TURQI”.
DIZANJIMI WEBFAQES: Shaban ILIRI, PERKTHIMI NE SHQIP CAN ARNAVUT - Kontakto: shabaniliri35@gmail.com'