BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    “PLANI I MADH” I TURQISË PËR BALLKANIN: ÇFARË KËRKON TURQIA NË BALLKAN?

    Kategori: KRYESORET Tarih: 4-06-2018, 13:27
    “PLANI I MADH” I TURQISË PËR BALLKANIN: ÇFARË KËRKON TURQIA NË BALLKAN?


    “PLANI I MADH” I TURQISË PËR BALLKANIN

    IBRAHIM KALIN: ÇFARË KËRKON TURQIA NË BALLKAN?

    Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, në artikullin e tij të publikuar në gazetën "Daily Sabah" në anglisht me temë "Çfarë kërkon Turqia në Ballkan?/ What does Turkey want in the Balkans?", tha se dikush çdo herë shpreh interes në marrëdhëniet e Turqisë me Ballkanin dhe Evropën Jugore. Në shkrimin e tij ai shprehet që "Turqia ka mbështetur të gjitha iniciativat për të mbajtur Ballkanin politikisht të qetë dhe të sigurt, sepse, stabiliteti politik i rajonit është i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për Evropën, por për tërë botën".

    Ai duke rikujtuar se këtë javë në mbledhjen e organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara, i është kërkuar përgjigje pyetjeve "Çfarë kërkon Turqia në Ballkan? Çfarë është 'plani i madh' i Turqisë ndaj rajonit?", tha se përgjigjet që i janë dhënë këtyre pyetjeve kanë qenë "të mira për të gjithë".

    Kalın theksoi se nuk mund të injorohet kontributi i rëndësishëm i jetës kulturore, fetare, artistike dhe politike osmane ndaj shkrimtarëve, studiuesve dhe politikanëve me prejardhje nga Ballkani. Ai tregoi se shumë personazhe si Mehmet Akif Ersoy dhe Yahya Kemal Beyatli janë me prejardhje nga Ballkani.

    Ai më tej rikujtoi se shkrimtari i parë i fjalorit të madh osman është shqiptari Şemsettin Sami (Sami Frashëri). "Për këtë shkak asnjë turk, nuk mund ta shohë Shkupin, Prishtinën, Sarajevën, Mostarin dhe Novi Pazarin si një gjeografi larg tij. Edhe muslimanët e Ballkanit ndjejnë të njëjtat ndjenja për Stambollin, Bursën, Konyan dhe qytetet tjera të Anadollit", shkruan Kalın.

    Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë tregon se Turqia ka realizuar investime të rëndësishme në të gjitha vendet e Ballkanit pa bërë dallime etnike ose fetare.

    - Projektet e Turqisë për Ballkanin

    "Turqia nuk vlerëson si kontradiktore zhvillimin e marrëdhënieve me Serbinë nga njëra anë dhe me Bosnjë Hercegovinën nga ana tjetër", thotë Kalın, duke vazhduar:

    "Përpjekjet e Turqisë për njohjen pavarësisë së shtetit të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar më shumë ndihmojnë sesa pengojnë përpjekjet paqësore në rajon. Në vitet e fundit, bankat shtetërore turke kanë hapur degë të reja në qytetet e Ballkanit dhe kanë ofruar kreditë për fermerët dhe biznesmenët. Turqia eksporton bagëti nga Bosnja për të ndihmuar fermerët. Autostrada Sarajevë-Beograd do të përfundohet nga kompanitë turke dhe do të shërbejë si një 'rrugë e paqes' në Ballkan. TIKA me përfundimin e qindra projekteve të vogla dhe të mesme në mbarë rajonin siguron ndërtimin e kapaciteteve nëpërmjet ndihmave teknike. Turqia gjithashtu trajnon forcat e sigurisë të vendeve të Ballkanit dhe siguron nevojat e tyre. Përfundimisht, Turqia mbështet procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE të vendeve të Ballkanit".

    - "Stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe kulturor",
    vizioni i Turqisë ndaj Ballkanit


    Kalın duke theksuar se vizioni i Turqisë ndaj Ballkanit mund të mblidhet nën tre tituj kryesorë "stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe kulturor", tha se "Turqia ka mbështetur të gjitha iniciativat për të mbajtur Ballkanin politikisht të qetë dhe të sigurt. Stabiliteti politik i rajonit është i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për Evropën, por për tërë botën".

    Ai theksoi se Turqia ka bërë investime në Ballkan në fushat si tregti, financa, komunikacion, infrastrukturë, ndërtimtari, energji dhe bujqësi. Qindra kompani turke në Ballkan sigurojnë punësim për mijëra persona, tha Kalın.

    - Rrezik i FETO-s në Ballkan

    Kalın, ndër të tjerat ka shkruar edhe për luftën e Turqisë kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, duke treguar se edukimi fetar ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

    "Turqia kundërshton ideologjitë e Al Kaedës dhe DEASH-it dhe të kuptuarit e tyre të fesë Islame. Megjithëse këto organizata terroriste kanë disa mbështetës në mesin e muslimanëve të Ballkanit, ata nuk gjetën mundësinë të depërtojnë në shoqëri. Prandaj Turqia mbështet programet arsimore për të siguruar që Islami të mësohet si duhet", shkruan zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

    Ai tregoi se organizata terroriste FETO është një kërcënim tjetër me të cilën Ballkani përballet. "Duke pasur parasysh sistemin e saj të çoroditur, FETO përbën një kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet e Ballkanit. Ata funksionojnë nën maskën e qëllimeve të tilla të pafajshme si shërbimi, arsimi dhe dialogu ndërfetar dhe toleranca, por të gjithë duhet ta njohin fytyrën e tyre të vërtetë", tha Kalın.

    Kalın më tej vazhdoi: "Qëllimi i Turqisë në Ballkan nuk është të kërkojë ndikim, por të sigurojë stabilitetin politik, të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të mbështesë aktivitetet kulturore dhe arsimore. Turqia kundërshton mikro-nacionalizmat e të gjitha llojeve. Ajo gjithashtu kundërshton ndërhyrjen e huaj. Çështjet kombëtare dhe lokale duhet të udhëhiqen dhe të jenë në pronësi të njerëzve lokalë dhe autoriteteve kombëtare. Ashtu si një Turqi e fortë është e mirë për Ballkanin edhe një Ballkan i qëndrueshëm dhe i begatë është i mirë për Turqinë dhe botën". Në shqip AA (Anadolu Agency).


    “PLANI I MADH” I TURQISË PËR BALLKANIN: ÇFARË KËRKON TURQIA NË BALLKAN?

    BesaTime.com

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)...

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË Në lidhje me këtë proces, profesor Enver Bytyci thotë se "BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka...

    “PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN -THA POPULLI TURK

    “PO-EVET” PRESIDENT ERDOGAN-THA POPULLI TURK Fjalimi Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan pas fitimit të referandumit popullor për ndryshimin e 18 neneve të kushtetutës të cilat do bëjnë ndërrimin e sistemit parlamentar...

    TURQIT PAS 105 VJETËSH PËRSËRI SHKELIN N'KONISPOL...

    TURQIT PAS 105 VJETËSH PËRSËRI SHKELIN N'KONISPOL... do të shkruante SarandaWeb.net'i dje me këtë titullin origjinal të lajmit “Turqit rikthehen në Konispol pas 105 vjetësh, këtë herë jo me shpata, por me ndihma”. Nga Turqia ka...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com