BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM

    Kategori: LAJME Tarih: 5-07-2020, 09:09
    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM


    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM

    SHQIPTARËT E TURQISË LËNË KURORË TË ZEZË PARA KONSULLATES GREKE NË KORDON, İZMİR, TURQI 04/07/2020
    IBRAHIM TOPALLI


    Ndiqni live protesten Ibrahim Topalli

    Sot u mblodhëm për të dënuar gjenocidin qe ka bere Greqia ndaj shqiptarëve Çam më 27 Qershor 1944. Këtë ne do ta zhvillonim më 27 Qershor javën e kaluar, por për shkak të pandemisë dhe që nuk ka qënë e lejuar te dalim përjashta, e shtymë atë për një javë më vonë, pra per sot.


    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM


    Të nderuar pjesëmarrës;

    Ne jemi me origjinë shqiptare, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të saj. Ne jemi Shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Kosova, nga Janina, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri të debuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike.

    Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë që neve na përqafoi në ditët e veshtira.

    Ne jemi anëtarë suprem dhe fisnikë të kombit Turk, me të cilët së bashku mposhtëm forcat shoviniste greke nënkontraktore në Luftën e Pavarësisë së Turqisë, po ashtu jemi nga ata të cilët u martirizuan në Çanakkale e në frontin e Kaukazit.

    Me fuqinë që marrim nga historia jonë e përbashkët; vlerat tona të përbashkëta që i kanë shërbyer dhe flamuruar vendit ku ne sot jetojnë; Hoxha Hasan Tahsin-in, Sami Frasheri-n, Mehmet Akif Ersoy-in, Qazim-at e Shqiponjave dhe heronjtë e heshtur të Luftës së Pavarësisë të Turqisë: tani e tutje do ti sjellim ne aktualitetin e ditës edhe më shumë.

    Kështu për shqiptarët që janë mposhtur, për shqiptarë që jua kanë ngrënë hakun dhe i kanë plagosur deri më sot në mbarë trevat dhe botën Shqiptare; ne do të marrim një qëndrim krenar e paqësor, që të kemi e ta kërkojmë të drejten tonë në arenen botërore.

    Tani e tutje ne si shqiptarë të Turqisë do të kemi këtë vetëdije dhe do të fokusohemi më shumë dhe do ti dalim zot më tepër historisë e kulturës tonë.

    Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do përmendim edhe më shumë atë. Meqenëse ekziston një "Komunitet Çam" shumë i madh dhe që jeton këtu në vendin tonë, ne do ta sjellim në axhendë aktuale edhe më shumë Genocidin Çam. Ne do të kërkojmë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë dhe fëmijëve të tyre që janë nënshtruar Genocidit në Çamëri. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit botërorë Genocidin që populli shqiptar Çam pësoi nga Greqia.

    Në Qershor të vitit 1944 Grekët shovinistë masakruan dhe bënë Genocid mbi 3000 shqiptarë Çam të çdo grupmoshë, nga 2 deri në 80 vjeç. Ne këtë do të ja tregojmë botës me një zë më të lartë.

    Tani e tutje ne, pasardhësit e shqiptarëve të Çamërisë të cilët të parët tanë u shtypën, u persekutuan dhe u masakruan vetem se ishin Shqiptarë Myslimanë, axhenden e "Genocidit Çam" do të mbajmë të gjallë me studime shkencore dhe akademike në fushën e së drejtës ndërkombëtare.


    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM
    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM


    Ne i bëjmë thirrje botën Shqiptare nga perla e Egjeut, nga i bukuri Izmir:

    Shqiptarët e Çamërisë duhet të marrin të drejtat e tyre.

    Në këtë mënyrë ju Arbreshët e Italisë dhe ju Arvanitët e Greqi ejani në ndihmë Shqiptarëve të Turqisë dhe na ndihmoni në këtë drejtim.

    Ju lutemi mbështesni përpjekjet tona paqësore që të përmbushet drejtësia jonë kombëtare.

    Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi janë pranë shqiptarëve të Çamërisë. I gjithë populli dhe shteti Turk jap mbështetjen pa masë për Shqiptarët Çamë që pësuan Genocidin Grek.

    Tani e tutje ne shqiptarët e Turqisë "Genocidin Çam" do ta sjellin në rendin e ditës çdo vit, dhe do ta kthejmë në një traditë e ngjarjeve përkujtimore të "Genocidit Çam" dhe do ta vendosim këtë si çështje e pazgjedhur në axhendën ndërkombëtare të botës globale.

    Gjithashtu qëllimi ynë është të kërkojmë që Shqiptarët e Çamerisë që u nënshtruar genocidit sistematik ushtarak nga Greqia në 1944, po ashtu edhe ata të cilët ja arritën të largohen të gjallë nga Çameria, në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të ju sigurohet lëvizja e lirë në atdheun e tyre dhe e drejta e pronës.

    Gjenocidi është një krim kundër njerëzimit dhe gjykimi i tij nuk ka asnjë pengesë kohore. Për këtë drejtim, për 76 vjet duke e injoruarur dhe duke mbuluar të vërtetën mbi "Problemin Çam" ku e cila përpiqet me çdo kusht ta lërë atë në errësirën e historisë, ne edhe si shqiptare por edhe si OJQ Shqiptare të Turqisë, të ndjeshëm ndaj çështjes Çame, po shprehim reagimin tonë sot dhe po vendosim një kurorë të zezë në Konsullatën e Greqisë në Izmir.

    Ne i kujtojmë me respekt shqiptarët që humbën jetën gjatë këtij gjenocidi dhe dëbimi. Shpresoj të takohemi në ngjarje që sjellin më shumë zë në vitet e ardhshme, dhe, dua të jua jap besen se do të përmbushim kërkesën e kësaj përgjegjësie të nderuar që mbajmë në të gjitha rrethanat; Lufta e shqiptarëve të Çamërisë është beteja jonë.

    Me respekt për mbarë opinionin publik.

    Sheshi Republika (Cumhuriyet Meydanı),

    2020/04/07

    Ibrahim Topalli

    1-Kryetari i Shoqata e Kulturës Shqiptare Alaçatı-Çeşme, IZMIR

    Shoqatat e tjera shqiptare pjesëmarrese:

    2-Shoqata e Kulturës dhe Artit Kosova-Rumeli, IZMIR

    3-Shoqata e Kulturës Shqiptare Izmir, IZMIR

    4-Shoqata e Kulturës Shqiptare Turgutlu, MANISA

    5-Shoqata e Kulturës Shqiptare Bursa, BURSA


    ÇAMERIA NUK HARRON, SHQIPTARET E IZMIR-IT PËRKUJTOJNË 76 VJETORIN E GJENOCIDIT ÇAM

    KRYEPESHKOPI ARGJENTINËS QË BËN MESHË E LUTJE, PËR SHQIPTARËT MYSLIMANË MARTIRË TË ÇAMËRISË

    ▼ KRYEPESHKOPI ARGJENTINËS QË BËN MESHË E LUTJE, PËR SHQIPTARËT MYSLIMANË MARTIRË TË ÇAMËRISË...

    GREQIA KA BËRË GENOCID DHE HOLOKAUST NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË PAS TRAKTATIT TË LOZANËS

    GREQIA KA BËRË GENOCID DHE HOLOKAUST NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË PAS TRAKTATIT TË LOZANËS...

    SKANDAL KOMBËTAR (video): SOVRANITETI I SHTETIT SHQIPTAR VDIQ, NË NJË STENDË PANAIRI LIBRASH, NË TIRANË, NË “VITIN E SKËNDERBEUT”

    SKANDAL KOMBËTAR: SOVRANITETI I SHTETIT SHQIPTAR VDIQ, NË NJË STENDË PANAIRI LIBRASH, NË TIRANË, NË “VITIN E SKËNDERBEUT” (video)...

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)...

    GJENOCIDI ÇAM, SOKOL BRAHAJ FLET PËR HERË TË PARË NË TV'NË SHTETËROR TURK, TRT

    GJENOCIDI ÇAM, SOKOL BRAHAJ FLET PËR HERË TË PARË NË TV'NË SHTETËROR TURK, TRT Gazetari i njohur shqiptarë, specialist i BE'së Sokol Brahaj ishte i ftuari në këtë program dhe tregoi me detaja gjenocidin dhe gjendjen e asajkohe...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com