BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    BE-JA NDAL PROCESIN E PRANIMIT TË GJEORGJISË

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI Tarih: 10-07-2024, 12:59
    BE-JA NDAL PROCESIN E PRANIMIT TË GJEORGJISË
    .
    BE-JA NDAL PROCESIN E PRANIMIT TË GJEORGJISË

    Bashkimi Evropian tha se ka ndalur procesin e pranimit të Gjeorgjisë dhe ka ngrirë 30 milionë euro ndihmë për Ministrinë gjeorgjiane të Mbrojtjes, pasi ligjvënësit e këtij shteti miratuan një ligj që është parë si masë për të shtypur disidencën.

    Ambasadori i BE-së në Gjeorgji, Pawel Herczynski, u tha gazetarëve në Tbilisi gjatë një ngjarjeje më 9 korrik se blloku po shqyrton masa të mëtejme nëse situata në Gjeorgji “përkeqësohet edhe më shumë”.

    Herczynski tha se ky vendim është në përgjigje të Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i njohur edhe si Ligji për transparencë të ndikimit të huaj, por edhe për shkak të hapave të fundit antidemokratikë që ka ndërmarrë Qeveria gjeorgjiane.

    “Ligji për transparencë të ndikimit të huaj qartësisht është kthim prapa dhe retorika antiperëndimore, antievropiane është në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të shtetit për t’iu bashkuar BE-së”, tha Herczynski, duke shtuar se vendimi për të ndaluar procesin e pranimit të Gjeorgjisë në BE është ndërmarrë më 27 qershor.

    Herczynski tha se shpreson që Tbilisi do të rishqyrtojë disa prej vendimeve të tij të fundit, pasi Qeveria e re të formohet pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.

    “Sinqerisht shpresoj që më 26 tetor, gjeorgjianët do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe Qeveria e re, kushdo që do të fitojë zgjedhjet, do të rikthehet shpejt dhe do të rinisë puna e vështirë drejt pranimit të Gjeorgjisë në BE”, theksoi Herczynski.

    Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e quajti vendimin e BE-së “përgjigje” ndaj “retorikës dhe veprimeve antievropiane dhe antiperëndimore” të Qeverisë që udhëhiqet nga partia Ëndrra Gjeorgjiane. Euronews

    BE-JA NDAL PROCESIN E PRANIMIT TË GJEORGJISË

    RIKTHIMI I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI

    RIKTHIMI I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI 18.07.2023...

    ÇFARË SOLLI SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: SAMIT PA ASNJË VENDIM

    ÇFARË SOLLI SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR: SAMIT PA ASNJË VENDIM Në Samitin vjetor Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, i përcjellë me drekë, fotografi të përbashkët, buzëqeshje dhe gjitha rutinat e...

    SHQIPTARË TË SHQIPËRISË NXITONI SE KENI TË DREJTËN LIGJORE TË BËHENI PJESË VETËVENDOSËSE PËR PRANVERËN SHQIPTARE ME 6 TETOR

    SHQIPTARË TË SHQIPËRISË NXITONI SE KENI TË DREJTËN LIGJORE TË BËHENI PJESË VETËVENDOSËSE PËR PRANVERËN SHQIPTARE ME 6 TETOR JU LUTEMI MOS NGURONI TË BËHENI PJESË E PRANVERES SHQIPTARE QË DO TË FILLOJË TË LULËZOJË NGA KOSOVA...

    DASHURI USHTARAKO - FETARE GREQI-SERBI Nga: Shaban MURATI

    DASHURI USHTARAKO - FETARE GREQI-SERBI Nga: Shaban MURATI...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com