BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    BASHKIMI I BIJAVE SHQIPTARE NË TURQI

    Kategori: KRYESORET / LAJME / POLITIKE&EKONOMI / RAJONI / BOTA / ANALIZE Tarih: 17-03-2021, 21:29
    BASHKIMI I BIJAVE SHQIPTARE NË TURQI

    BASHKIMI I BIJAVE SHQIPTARE NË TURQI

    Me daten 8 Mars 2021 u zhvillua një takim me vajzat dhe gratë shqiptare në Turqi. Takimi u zhvillua ne platformen Zoom, ashtu siç ka ndodhur çdo takim për shkak të pandemisë vitin e fundit.


    BASHKIMI I BIJAVE SHQIPTARE NË TURQI


    Organizatore e takimit ishte Znj. Teuta Robo, bashkëshortja e ambasadorit shqiptar në Ankara Shkelqësia e tij Kastriot Robo.
    Për të qënë e sinqerte duhet thënë që në fillim që programe të tilla nuk kanë qënë dhe aq të aplikueshme si nga ambasada jonë këtu po ashtu dhe nga ambasadat tona anëmbanë botës. Dhe dihen ankesat e bashkëkombësve tanë që nuk ka qënë një ndihmë apo mbeshtetje për qytetarët shqiptarë, gjithashtu edhe për mua këtu në Stamboll. Një aktivitet i tillë eshe pse ishte online,të gjitha ne pjesëmarrëset u ndjemë të përkrahura dhe të mbështetura nga shteti ynë, por nëfakt merita i takon vetem ambasadorit z. Kastriot Robo dhe znj. Teuta Robo. Kur jeton jashtë vendit këto gjeste sado të vogla kanë vlerë për çdo përson që mban me krenari pasaporten me shqipponjen dy krenare.

    Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte e madhe dhe kishte gati nga tëgjithë qytetet e Turqise. Ndër të pranishmit ishte, një figurë e njohur në ekranet e televizionit si në Shqiperia ashtu dhe në Turqi znj. Linda kalemi. Po ashtu ishte edhe njz. Teuta Tabaku, e cila për shumë vite u ka mësuar gjuhen shqipe shumë nxënësve shqiptare në Bursa të Turqisë, dhe shumë e shumë të tjera si pedagoge, drejtoresha, konsulle, ekonomiste , mjeke studente … etj- keto ishin disa nga profesionet që femrat e mbledhura në këtë takim zotëronin.

    Dihet që në Turqi jeton një komunitet mjaft i madh shqiptar. Qyetet me numer më të lartë shqiptar janë Stambolli, Izmiri, Aydın, Bursa, Samsun, Adana, Ankara… etj. Këtu uhet theksuar se numri i shqiptarëve në këtë shtet është ndoshta edhe me i lartë nga ai që ne njohim.

    Unë si një shqiptare që jetoj në Stamboll, jam ndjerë pafundësisht krenare për këtë aktivitet që bëri për herë të para Ambasadori ynë, dhe këtë kënaqësi që e përjetuam të gjitha bijat shqiptare në Turqi me 8 Mars do të doja ta ndaja edhe me bashkeatdhetarët tanë në Shqipëri e më gjërë, që kudo që ndodhën bashkëkombasit tanë të kërkojnë nga ambasadat dhe konsullat tona në shtetet ku ato jetojnë. Unë si sociologe dua të falenderoj në emër të të gjitha pjesmarrësve z. Ambasador dhe zonjën Robo që edhe në kushte pandemie këtë 8 Mars nuk lanë vetem bijat, vajzat dhe nënat shqiptare të Turqisë. Në këtë takimin diskuatuam dhe morem mbeshtetjen e z. Ambasador dhe znj. Robo për takime dhe aktivitete të mëtejshme.

    Duke përshendetur të gjithë shqiptarët e Turqisë dhe diasporën anëmbanë botës, dua të falenderoj dhe të shpreh mirënjohje edhe për gratë shqiptare me origjinë Çame, të lindura dhe të rritura në Turqi por që vazhdimisht shprehin një dëshirë të madhe për të mesuar shqip. Gra, nëna, vajza e bija që përpos impenjimeve të përditshme gjejnë kohë të mos e harrojnë gjuhën shqipe. Eshte dashuria apo amaneti që na ka lënë i madhi At Gjergj Fishta;

    Pra, mallkue nja-i bir Shqyptari,
    qi këtë gjuhë të Perëndis',
    trashigim, që na la i Pari,
    trashigims'ia len ai fmis.

    Vezuela Sanxhaku Genç
    Sociologe
    Stamboll
    BASHKIMI I BIJAVE SHQIPTARE NË TURQI

    BesaTime.com

    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË

    ERDOGANI DHE TURQIA: NË AIR I BËRI SHQIPTARËT KRENARË Sokol Brahaj 15/9/2018...

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)

    NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE (TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ)...

    MARTINAJ, ËNDRRA IME ISHTE “TË VIZITOJ EDHE TË GJITHË SHQIPTARËT E TURQISË”

    MARTINAJ, ËNDRRA IME ISHTE TË VIZITOJ EDHE TË GJITHË SHQIPTARËT E TURQISË “ZOT MA REALIZUA KËTË DËSHIRË DHE ËNDËRR QË KAM”, KËSHTU ILUTEJ ME VITE E VITE TË TËRA SHQIPTARI I PRIZRENIT QË PREJ VITEVE JETON NË SUEDI MUJO MARTINAJ....

    GËZUAR 8 MARSIN URON DIASPORA SHQIPTARE E TURQISË

    "DIASPORA SHQIPTARE E TURQISЁ-BESA" URON GJITHA GRATË E BOTËS PËR 8 MARSIN Po ashtu urojmё nga zemra tё gjitha Nёnat tona Shqiptare, Gёzuar Diten e Nёnёs, ju jeni nёnat mё tё mira nё botё. Si gjithnjё pёr ju nënat tona pёrulemi...

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com