BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    Oficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të Turqisë

    Kategori: KRYESORET Tarih: 31-08-2017, 11:52
    Oficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të Turqisë

    Oficerë dhe familjarë të FSK-së vizituan Republikën e Turqisë

    Oficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të Turqisë

    Një delegacion i pjesëtarëve të Ministrisë së MFSK-së dhe FSK-së, nga data 24-30 gusht 2017, në cilësinë e mysafirëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, vizituan Turqinë. Vizita ishte kthyes, pasi që një delegacion i Ministrisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, gjatë muajit korrik, kishte vizituar Kosovën. Vizita kishte karakter social-kulturor dhe u realizua në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë si dhe mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me shkëmbimin e personelit civil dhe ushtarak.

    Gjatë qëndrimit në Turqi, delegacioni i FSK-së, realizoi vizita në vendet historike dhe kulturore si, në: Kalanë e Pambukut, Shtëpinë e Shën Mërisë, qytetin Antik EFES, Hamamin Turk dhe Ishujt e plazhit të Ozderes, ku u njohën me të kaluarën historike të tyre, si dhe shkëmbyen eksperienca të dyanshme.

    Gjithashtu, delegacioni i FSK-së, gjatë vizitës në qytetin Denizli, në komandën ushtarake të qytetit, u pritën nga koloneli Gultekin YARALI, ish-këshilltar i Ministrit dhe Komandantit të FSK-së.

    Delegacioni i FSK-së, në qendrën ushtarake Ozdere, u pritë nga gjeneral brigade Turan Toker -komandant i shkollës ushtarake të aviacionit.

    Delegacioni i FSK-së, ka vlerësuar lartë mikpritjen dhe mundësinë për vizitat në vendet historike si dhe ka falënderuar përzemërsisht Ministrinë dhe Forcat e Mbrojtjes së Turqisë. Nga: http://www.mksf-ks.org/?page=1%2C24%2C2065#.WaV2KhmxXqA

    Oficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të TurqisëOficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të TurqisëOficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të TurqisëOficerë të FSK-së (Ish-ushtarë të UÇK'së) Vizituan Zonën Egje të Turqisë



    BesaTime.com

    Diaspora Shqiptare në Turqi Mbledhjen e Rradhës e Bëri dje në Izmir Për Aktualitetin Shqiptar

    Diaspora Shqiptare Turqi u mblodh dje me 12 Maj 2017 në Seferihisar të Izmir'it për konsultim të zhvidhimeve të fundit dhe orëvajtjes së aktualitetit të Shqipërisë Kosovës, Maqedonisë e mbarë trevava shqiptare....

    "FONDI SOVRAN" 200 MILIARDË DOLLARË

    TË HËNËN STARTOI ME 200 MILIARDË DOLLARË “FONDI SOVRAN I PASURISË SË TURQISË" I CILI SYNON 10-SHEN E PARË NË BOTË Qeveria e Ankarasë bën të ditur se Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    MPJ: VEPRIMET KONSULLORE NGA DATA 16 JANAR 2017 VETËM ONLINE

    MPJ: VEPRIMET KONSULLORE NGA DATA 16 JANAR 2017 VETËM ONLINE Konullatat shqiptare nëper botë lajmërojnë se nga data 16 janar 2017 për të gjitha veprimet konsullore aplikohet vetëm online....

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com