GAZETARI SERB VLLADO MARESH POHON: TURPI PARANOJAK NJËQINDVJEÇAR I SERBËVE NDAJ SHQIPTARËVE Vllado Maresh, gazetar i njohur shumëvjeçar serb dhe kryetar i Gjykatës së Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, për Radio Evropën e Lirë, seksioni në gjuhët e sllavëve të jugut, ka shpjeguar pse mediat në Serbi me gjuhë fyese dhe nxitëse për krizën në Maqedoni fajësojnë partitë dhe politikanët shqiptarë, duke pretenduar për përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
"Konkurrenca" Gazetari serb pohon se shqiptarët për serbët janë material optimal për teori të shumëllojshme konspirative paranojake. “Sa herë që kemi nevojë për ndonjë gjë, dhe kurdo që duam të jemi kreativë në atë mënyrë, ne i përdorim shqiptarët”, ka thënë Maresh, transmeton lajmi.net. Natyrisht, thotë ai, në konkurrencën janë edhe kroatët dhe shqiptarët, por se shqiptarët janë disi më të përshtatshmit për teori të tilla.
"Turpi" Maresh thekson se ky qëndrim i prodhuar, projektuar, i ruajtur dhe i ushqyer njëqindvjeçar ndaj shqiptarëve është pasojë e dëshirës së çmendur për zgjerimin territorial të Serbisë dhe përjetimin të vetvetes si një lloj fuqie perandorake. “Kur e shihni veten si një imperialist, keni nevojë për të gjetur dikë të cilin do ta njollosni, pushtoni, ta përulni e ta eksploatoni, rol ky i cili i është caktuar shqiptarëve”, shton ai. Maresh thotë se “kjo është turpi ynë njëqindvjeçar”.
"Rreziku" “Ne (mediat) kështu mendojmë se do t’i pëlqejmë më shumë ndonjë padroni, për të cilin punojmë tashmë, dhe ky padroni është gjithmonë ndonjë politikan”, thotë Maresh. Ai pohon se “ne e përdorim rrëfimin për shqiptarët, i cili është i pandryshueshëm”. Ky rrëfim, sipas Maresh, ka vetëm disa forma që ndryshojnë varësisht nga ajo se cila është më interesante. Gazetari serb thotë se aktualisht kjo temë është ajo sesi shqiptarët janë një rrezik i madh, sepse duan që ta bëjnë “Shqipërinë e Madhe”.
“Kampionët” Një pohim i tillë për “Shqipërinë e Madhe” nga ana e serbëve është një marrëzi, thekson Maresh, i cili shton se në politikën tonë ky pohim është mjaft i dobishëm dhe i përdorshëm. “Qeveria është gjithmonë e pranishme aty për t’u përfshirë në këto trillime të mëdha, apo si dikush që do të ndihmojë për të bërë ndonjë marrëzi apo si dikush që dallon marrësi ose rrezikun, dhe që kështu ata (Qeveria) do të na shpëtojnë nga kjo marrëzi apo rrezik”, thotë Maresh, transmeton lajmi.net. Ai shton se kur janë shqiptarët në pyetje, janë gjithmonë politikanët ata që qëndrojnë prapa atyre qëndrimeve, në një mënyrë apo tjetër. “Ndërkaq, favoritë tonë të sotëm dhe kampionët e viteve të nëntëdhjeta janë veçanërisht plot me marrëzi të tilla”, përfundon Maresh. Burimi:http://zeri.info/
Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...
ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...
[b]ÇAMËRI, MOJ ÇAMËRI "SHPALLJEN E PAVARËSISË QË TA BËNË, ËSHTË SI NJË KASTRAVEC MES PJESHKAVE” DO TË THOJË AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE, ÇAMI I AMERIKËS ELSHANI.... Duhet ta dimë mirë se, Pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në...
SHQIPTARËT N’MAQEDONI SOT U BËNË DE'FACTO E DE’JURE FAKTOR Të jem korrekt Tirana e ka dëgjuar me vëmendje mendimin tim, ndërsa Prishtina jo aq për shkak të interesave që kanë individë të cilët bëjnë kalkulime. Edhe kjo s’ka...
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj
Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com