BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    NË HIMARË NUK KA ASNJË GREK,GJUHA E TYRE ATJE DEPËRTOI VETËM PËR ARSYE TREGTARE

    Kategori: KRYESORET / RAJONI / ANALIZE Tarih: 26-04-2017, 14:42
    NË HIMARË NUK KA ASNJË GREK,GJUHA E TYRE ATJE DEPËRTOI VETËM PËR ARSYE TREGTARE
    NË HIMARË NUK KA ASNJË GREK,GJUHA E TYRE ATJE DEPËRTOI VETËM PËR ARSYE TREGTARE
    Pse himariotët flasin greqisht? Nga Arlinda Canaj


    Në gjirin e shtatë fshatrave të Himarës ka një dallim në një pikë të rëndësishme. Tre nga vendbanimet e krahinës – Palasa, Himara dhe Dhërmiu – flasin brenda dhe jashtë shtëpisë shqip dhe greqisht. Katër fshatrat e tjerë, brenda dhe jashtë shtëpisë flasin vetëm shqip. Duhet patur parasysh se tre fshatrat e përmendura i kanë banesat e tyre afër detit. Për këtë arsye, ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarinë dhe blegtorinë e kishin si ekonomi ndihmëse.

    Pothuajse çdo familje kishte mjetin e saj të lundrimit, dikush anije, dikush varkë, sipas fuqisë ekonomike. Banorët e katër fshatrave të tjerë (Vuno, Qeparo, Kudhës dhe Pilur) me banesat e tyre në kodrina, larg buzës së detit, nuk merreshin, me ndonjë përjashtim, me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi. Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe me emigracion. Si rrjedhim, sa herë që krahina e Himarës bëhej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtëpisë dhe së bashku me familjet dhe bagëtitë e tyre strehoheshin përkohësisht në krahinën e Kurveleshit.

    Përkundrazi, banorët e tre fshatrave të buzëdetit, meqenëse nuk i merrnin dot anijet në krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orenditë e domosdoshme, lundronin në viset që nuk ndodheshin nën sundimin turk – në ishujt greke Jonianë (Korfuz) ose në brigjet italiane të Puljes dhe riatdhesoheshin, nganjëherë edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk…. Këto largime të përkohshme do të na shpjegojnë depërtimin e greqishtes (dikur, sikurse e pohojnë vetë krerët himariotë në një letër të tyren të vitit 1759, edhe të italishtes) tek banorët e tyre…. Sot në përgjithësi edhe historiografia shqiptare pranon se banorët e këtyre tre fshatrave, ndonëse jo të gjithë, e njohin greqishten.

    NË HIMARË NUK KA ASNJË GREK,GJUHA E TYRE ATJE DEPËRTOI VETËM PËR ARSYE TREGTARE

    Por origjinën e saj, historianët shqiptarë e shpjegojnë me ndikimin që ka ushtruar kisha greko-fanariote në Shqipëri dhe pjesërisht me kontaktet tregtare, që këto fshatra kanë patur me qendra tregtare të afërta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjerë joniane…. Midis historianëve shqiptarë dhe atyre grekë ka pikëpamje të kundërta në tre drejtime. Sipas të parëve, banorët e këtyre tre fshatrave i përkasin kombësisë shqiptare dhe e kanë greqishten si gjuhë të dytë, sipas shkrimtarëve helenë ata i përkasin kombësisë greke dhe e kane shqipen si gjuhë të dytë.

    E dyta, sipas të parëve idioma greqishte e këtyre tre fshatrave ka depërtuar nga jashtë në kohët e vona, sipas te dytëve ajo është me origjinë mesjetare, madje antike. Historianët shqiptarë e besojnë konstatimin e vëzhguesit të mprehtë anglez E. M. Leake, i cili pasi vizitoi Himarën më 1804 thotë: “Pothuajse të gjithë burrat dinë greqisht dhe ata që kanë qenë në kurbet, flasin edhe italisht; por gratë përgjithësisht s’dinë asnjë gjuhë tjetër veçse shqipes”. Të dytët, nuk e kanë kundërshtuar me argumente pohimin e M. Leake, i cili e thotë shkoqur se greqishtja në kohën e tij nuk ishte gjuhë familjare.
    shkruan Arlinda Canaj për Konica.al http://konica.al/2017/04/pse-himariotet-flasin-greqisht/

    BesaTime.com

    GJUHA SHQIPE-GJUHË ZYRTARE SHTETËRORE NË MAL TË ZI

    GJUHA SHQIPE BËHET GJUHË ZYRTARE SHTETËRORE NË MAL TË ZI...

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË

    PA E PARË ÇAMERINË O ZOT MOS MA MERR SHPIRTIN: NËNA MENO DINE KËSHTU LUTET QË 65 VITE PËR ÇDO DITË Kthimi i ndaluar në Çamëri: “Po më djeg malli. Ta shoh edhe një herë atë vend, pa le të vdes. Por, ne nuk na duan në Greqi. Im...

    NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: thotë Profesori GREK, TSITSELIKIS.

    Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    BRUKSELI GREQISË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP

    KRYEQYTETI E BE-së I TERHEQ VESHET KREQISE DUKE I THËNË: MBLIDHE MENDJEN SE KE ENDE 696 FSHATRA SHQIPTARË QË FLASIN SHQIP...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com