BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA SHQIPTARE - TURQI

    Kategori: KRYESORET Tarih: 27-04-2017, 16:35
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË"
    URIMI NGA DIASPORA SHQIPTARE - TURQI

    I dashuri Komandant, Gjeneral, Kryeministër, Kryetar, Lider Ramush Haradinaj,

    Urimet më të përzemërta vllazërore përcjellin për ju vëllezërit e motrat tua nga"Diaspora Shqiptare e Turqisë".
    Shqiptarët e Turqisë janë me drejtësinë, me lirinë, me ty, me familjen tënde, me të afërmit dhe shoqërinë tëndë, me Kosoven, me mbarë shqiptarët kudo që janë në botë, me Atdheun e Mëmëdheun tonë, me tokën e bekuar Shqiptare.

    Siç ke qënë edhe një herë ia tregove botës se qytetëruar njerëzore Defacto që Ti Ramush je e drejta, liria, durimi dhe pastërtia e UÇK’së Shqiptare të Kosovës që mbrojti me gjak e shpirtë kombin Shqiptarë kundra një gjenocidi, kundra një barbarizimi primitiv e antinjerëzor mu në mes të Europës. Deri dje Europa e vjetra po edhe e reja u mundua që të nxjerri të pastër barbarët gjenocid-bërës Serbë për krimet që kanë bërë kundra njerëzimit, kundra shqiptarëve.

    Europa tani e tutje, o duhet të mbrojë haptas krimet e serbëve kundra shiptarëve, ose të shprehë haptas mënjanimin nga gjenocidbërësit një herë e mirë, Europa që sot të rregullojë gabimet fatale të pa-falshme dhe ti heqi nga sirtarët fletë-arrestimet për luftëtarët shqiptarë, për luftëtarët e lirisë, për luftëtarët e të drejtës, për luftëtarët e UÇK'së të lëshuar nga gjenocidbërësit Serbë dhe nga shteti i tyre gjenocidbërës Serbi, të cilët sot, janë ende në kupolen e këtij shteti gjonocidbërës,

    Si çdo shqiptar në botë edhe ne milionat Shqiptarë të Turqisë jemi Krenar me ty dhe për luften tënde Ramush, jemi krenar e mburremi gjithnjë me vëllain tonë Komandantin e UÇK’së Ramush Haradinajn.
    Siç kemi qënë gjithnjë, jemi, e do të jemi me Ramush Haradinajn,
    Jemi me lirinë dhe drejtësinë për të cilen ti Ramush luftove,
    Jemi me amanetin e kombit shqiptarë për katër vilajetet, për bashkimin kombëtar në një Shqipëri Etnike, natyrale autoktone, për të cilen u flijuan gjyshërit, baballarët, vëllezërit dhe motrat tona,
    Jemi për amenetin për të cilin u flijua Bac Ademi me gjithë familjen Jashari...

    Komandant Haradinaj ju vëjmë në dijeni se ne Shqiptarët e Turqisë jemi me ju, sepse siç e kanë thënë të parët tanë, ne tani e nënvizojmë, që ti Ramush, je besnik i flamurit tonë të kuq me shqiponjën dy krenare të zezë në mes! Dhe si çdo shqiptarë edhe ne themi; për këtë dhe, që e kemi si fe, e përmbi fe, e kemi Vatan e kemi Atdhe! Ne Shqiptarët, mysliman qofshim, ortodoks qofshim, katolik qofshim, të gjithë jemi një, jemi shqipëtarë. Të gjithë së bashku gegë e toskë malci ja’llija, jemi një komb, me u n’da s’durojmë, fund e majë nji asht Shqypnia, dhe nji gjuhë neve na bashkon. Shqipëria neve na jep nderë, na jep emrin shqipëtar.

    Ramush, ti si gjithnjë mbrojte nderin tënd, ku me këtë nderove vehten tënde, familjen tënde, mbarë Kosoven dhe e gjithë kombin shqiptar, edhe një herë me vendosmëri dhe faqebardhësinë tënde e mori vesht e gjithë bota që “E Drejta Vonon, Por Kurrë Nuk Harron”. Rrofsh vëllai jonë Ramush, rroftë Lufta Çlirimtare e UÇK'së, rroftë Kombi Shqiptar.

    Duke ju uruar shëndet e çdo të mirë në familjen tuaj dhe njëherë lutemi të pranoni urimet, përshendetjet, lutjet dhe respektet tona më të përzemërta për ju, familjen tuaj e mbarë kombin shqiptar z. Ramush Haradinaj.

    Diaspora Shqiptare Turqi-Besa
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI



    BesaTime.com

    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI
    "MIRË SE ERDHE RAMUSHI JONË" URIMI NGA DIASPORA  SHQIPTARE - TURQI

    MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES

    MiZORiTË ANTiKOMBËTARE TË ENVER HOXHES NGA: SOKOL BRAHAJ MiZORiTË E DiKTATORiT TË KOMBiT SHQiPTAR DUHET T’i DiMË, T’i KUJTOJMË DHE MOS T’i HARROJMË, SEPSE PO NUK DiTËM TË DJESHMEN S’E SHOHiM DOT TË SOTMEN DHE iA VËSHTiRËSOJMË...

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI

    ARSIMIMI NË GJUHEN SHQIPE U BË ZYRTARE NË TURQI NJOFTIM NGA, REPUBLIKA E TURQISË, MINISTRIA E ARSIMIT KOMBËTAR TURK: GJUHA SHQIPE ËSHTË FUTUR ZYRTARISHT NË PROGRAMIN ZYRTAR TË SHKOLLAVE QË NË KLASEN E PESTË FILLORE....

    ME RAMUSHIN: ME 4 SHKURT TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN

    ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30 Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt! Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit Kolektivi i shumicës së...

    Maxhoranca dhe Opozita Bashkohen Kundra Serbisë

    Qeveria e Kosovës u mbështet për herë të parë që nga fillimi i mandatit të saj, dy vjet më parë, nga një deputet i Vetëvendosjes, në një veprim të saj. Për ta marrë këtë mbështetje, qeverisë iu desh ta ndërmarrë një vendim të...

Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com