BESA TIME®

Portali i Lajmit të Vertetë

    AHMET GJANA DENONCON :BRUKSELI TË FTOJË GREQINË TË NJOHË GENOCIDIN E KRYER KUNDËR POPULLSISË ÇAME

    Kategori: KRYESORET / LAJME / RAJONI / BOTA Tarih: 1-10-2017, 16:33
    AHMET GJANA DENONCON :BRUKSELI TË FTOJË GREQINË TË NJOHË GENOCIDIN E KRYER KUNDËR POPULLSISË ÇAME
    AHMET GJANA DENONCON :BRUKSELI TË FTOJË GREQINË TË NJOHË GENOCIDIN E KRYER KUNDËR POPULLSISË ÇAME
    PROJEKT REZOLUTË NGA AMET GJANA PARLAMENTIT TE RAJONIT TE BRUKSELIT

    Përgatiti për BesaTime Sokol Brahaj

    PROJEKT REZOLUTË
    Parlamentit të Rajonit të Brukselit,
    A. Duke marrë parasysh studimet e shumta që i kushtohen situatës së Çamëve, popullsi me kombësi shqiptare, në Greqi në shekullin e fundit;
    B. Duke pasur parasysh Konventën e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit, e cila përcakton krimin e genocidit;
    C. Duke marrë parasysh seancën e posaçme të Parlamentit Evropian të datës 3 nëntor 2006 mbi çështjen e Çamëve;
    D. Duke pasur parasysh se dëshmitë historike të realitetit të masakrave të organizuara dhe sistematike të Çamëve në vitin 1944, Shqiptarëve myslimanë të Greqisë, nuk mund të vihën në dyshim;
    E. Duke konsideruar njohjen nga Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn më 28 shtator 2016 të problemit të Çamëve si një çështje e hapur midis Shqipërisë dhe Greqisë;
    F. Duke pasur parasysh se popujt shqiptarë dhe grekë janë të dënuar të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore;
    G. Duke pasur parasysh perspektivën evropiane të Shqipërisë si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe statusin e Greqisë si anëtare e Bashkimit Evropian;
    H. Duke marrë parasysh "gjendjen e luftës" me Shqipërinë akoma në fuqi në legjislacionin grek përmes dekretit mbretëror 2636 të 10 nëntorit 1940 nën pretekstin e çuditshëm të pushtimit nazist të Greqisë nga territori i Shqipërisë paçka se Shqipëria ishte vetë e pushtuar nga italia fashiste dhe Gjermania naziste në atë kohë dhe pavarësisht kalimin e kohës dhe mbarimin e luftës;
    I. Duke pasur parasysh akuzat greke mbi Çamët, si tërësi etnike dhe fetare, si bashkëpunëtorë me nazistët pavarësisht dokumentave të shumta që dëshmojnë të kundërtën;
    J. Duke pasur parasysh se të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Çamëve janë sekuestruar mbi bazën e këtij dekretit mbretëror të 10 nëntorit 1940 dhe akuzës për bashkpunim me nazistët të Çamëve;
    K. Duke marrë parasysh irredentizmin grek për jugun e Shqipërisë, i ashtu-quajtur Epiri i Veriut, i mishëruar në emrat e qyteteve të jugut të Shqipërisë që gjenden akoma sot në muret e parlamentit grek;
    L. Duke konsideruar ndërhyrjet e shumta greke në çështjet e brendshme shqiptare deri te intimidimet dhe manovrat e fundit ushtarake të 7 nëntorit 2016 në kufirin shqiptar dhe kërcënimet e Ministrit grek të Mbrojtjës;
    M. Duke pasur parasysh refuzimet për të mbijetuarit Çamë të genocidit të 1944, për shkak të vendit të tyre të lindjes në Greqinë veriore, për të hyrë në tokën greke për të vizituar varret e familjeve të tyre të masakruara gjatë genocidit pavarësisht regjimit të liberalizimit të vizave që përfitojnë shqiptarët që nga janari 2008 në tërë vendet e Shengenit;
    N. Duke pasur parasysh se njohja e krimeve dhe gabimeve të së kaluarës është një preludë për një pajtim të sinqertë midis popujve dhe se nuk mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore pa drejtësi;
    O. Duke pasur parasysh se njohja e krimeve të qeverive të mëparshme do të dëshmonte një ndarje nga objektivat e atyre qeverive dhe mundëson pranimin politik të pajtimit dhe t'i japë fund marrëdhënieve të disbalancuara që rrjedhin nga pozicioni inferior të një vendi kandidat për në BE, vendi më i varfër në Evropë, dhe një shtet anëtar i BE :

    Vendim :

    1. të ftojë Greqinë të njohë genocidin e kryer kundër popullsisë Çame në vitin 1944;
    2. të ftojë Qeverinë Greke që të shfuqizojë Dekretin Mbretëror 2636 të datës 10 nëntor 1940, i njohur si "gjendje e luftës" midis Greqisë dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë heqjen e sekuestrimin të pronave të të mbijetuarve dhe pasardhësve të të mbijetuarve të genocidit grek mbi Çamët të kryer në vitin 1944;
    3. të ftojë Greqinë që të autorizojë të mbijetuarit dhe pasardhësit e të mbijetuarve të genocidit të vitit 1944 për t'u kthyer në tokat e tyre dhe për të gëzuar të njëjtat të drejta si çdo qytetar grek dhe të paktën të gëzojnë të drejtën për të vizituar varret e të vdekurve të tyre nga genocidi i 1944;
    4. të ftojë rajonin e Brukselit që të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur midis Shqipërisë dhe Greqisë;
    5. të ftojë rajonin e Brukselit që të mbështesë iniciativat që mund të inkurajojnë dialogun midis qeverive shqiptare dhe greke me qëllim që të zgjidhjet problemet lidhur me këtë genocid;
    6. ta përcjellë këtë rezolutë Kryeministrit të Qeverisë Greke dhe Presidentit të Parlamentit Grek.

    Ahmet Gjanaj
    Deputet i Rajonit të Brukselit
    29 shtator 2017
    (Marre nga fb i deputetit z. Amet Gjanaj)


    Për BesaTime Sokol Brahaj

    BesaTime.com

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË

    LIDHJET NË BALLKAN: HORIZONTALISHT TIRANË↔SOFJE: VERTIKALISH BEOGRAD↔ATHINË Në lidhje me këtë proces, profesor Enver Bytyci thotë se "BE do ta ketë tepër rëndë për t’i përafruar këto vende, sepse sipas tij, në Ballkan gjithnjë ka...

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË

    SKANDAL KOMBËTAR: PROJEKTI STRATEGJIK TAP'I I FALET GREQISË Rrëmuja politike dhe errësira e qëllimshme mediatike bënë që të kalonte në heshtje publike njoftimi shqetësues se Greqia do të menaxhojë segmentin e gazsjellësit...

    NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË: thotë Profesori GREK, TSITSELIKIS.

    Profesori GREK, TSITSELIKIS thotë: NE GREKËT E BËMË SPASTRIMIN ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË Profesori GREK Prof.Dr. KOSTANDINOS TSITSELIKIS thotë: NE, GREQIA DUHET TA PRANOJMË SPASTRIMIN ETNIK QË KEMI BËRË NDAJ SHQIPTARËVE ÇAMË:...

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË

    ATHINË-BEOGRAD RINOVIM I MARRËDHËNIVE STRATEGJIKE: ÇFARË SHKRUAJNË ANALISTËT E ANKARASË Gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Beograd u vendos për krijimin e një Bordi të Përbashkët të Lartë Këshillues dhe...

    ME RAMUSHIN: ME 4 SHKURT TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN

    ME RAMUSHIN: TUBIM PAQËSOR PËRBALLË KOMISIONIT EVROPIAN TË SHTUNËN MË DATËN 04-02-2017, ORA14:30 Për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt! Për kolektivin, Ahmet Gjanaj Deputet i Rajonit të Brukselit Kolektivi i shumicës së...

    Yorum ekle
    Lütfen düşüncelerinizi özgünce ifade etmeye çalışın

    Kodu girin:
    Güvenlik Kodu (CAPTCHA)
    Kodu Güncelle



Sitemizi değerlendirin

BESATIME►QË NGA 2002’SHI©◄

Të gjitha tekstet, imazhet dhe përmbajtjet në botimin e kësaj faqe interneti i përkasin BesaTime©. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i paautorizuar i kësaj faqeje.
Kontakt: www.BesaTime.com | besatimenews@gmail.com |
RRETH NESH►
► BesaTime është portal interneti i Shtypit të Lirë, i Mendimit Ndryshe dhe Respektues i Etikës dhe Prencipeve të Shtypit. Ka për qëllim tju përcjellë të Interesuarve drejtë për së drejti; Lajmin, Informacionin, Analizen, Studimin, Kërkimin, Raportin e vërtetë dhe të pa-anshëm, në fushen; Strategjike, Politike, Ekonomike, Sociale, Diplomatike, Kulturore, Artistike, Sportive si dhe në çdo temë tjetër që i përket njeriut.
► BesaTime operon në fushën e informacionit dhe të shtypit në gjuhen Shqip, Turqisht dhe Anglisht, është e pavarur, nuk ka lidhje me asnjë organizatë, parti apo lëvizje politike, financohet vetëm nga themeluesit e vet. Është vazhdimësi e Think Tank Besa Strategy. Në përgjithësi vepron në të gjithë Botën, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Në veçanti tregon intensivitet për çështje që kanë të bëjnë me Shqiptarët në Rajon dhe Turqinë. BesaTime në të njëjten kohë është portal ku Diaspora dhe Lobi Shqiptar në Turqi publikon.
►BesaTime është rrjet shqiptar i lajmeve, analizave dhe i mendimit strategjik, me seli në Izmir, Turqi. Rrjeti filloi pune më 28 nentor 2002 dhe mbulon lajmet botërore nga një këndvështrim objektiv. Çdo artikull i publikuar në portal mund të mos përputhet me idetë tona dhe për këtë arsye përgjegjësia i takon vetëm autorit.
► Kryeredaktori: Dr. Sokol Brahaj

Dizajn: CAN ARNAVUT - Kontakt: canarnavut@yandex.com